Shtatë ditë kohë për përgatitje të fjalëve përfundimtare nga ana e avokatëve. Kjo u vendos në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Maxhar Telekom”, ku Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, akuzojnë për shpifje ish shefin e DSK-së, Sllobodan Bogoevsi. Ndonëse ata nuk ishin prezent në seancën e sotme, avokati i tyre ka bërë të ditur se kanë hequr dorë nga kërkimi i dëmshpërblimit prej 5.5 milionë denarëve, duke shtuar se tani shpresojnë në kërkimfalje nga Sllobodan Bogoeski, pasi sipas tyre ka prekur anën morale të tyre. Tatjana Popovski, avokate “Do ta presim rezultatet e padive të ngritura dhe jemi të…
Author: almakos
24 November Zgjidhjen për Fondin pensional, siç mëson jozyrtarisht Alsat M, Qeveria do ta gjejë në rritjen e përqindjes së kontributeve nga 18 në 20%. Me pagesën e këtyre 2% shtesë të kontributeve pritet që për 8 vite, ose në vitin 2025, participimi buxhetor për Fondin pensional të jetë vetëm 4,2% nga Buxheti. Sa për krahasim, sivjet në FSPI janë transferuar 453 milionë euro, ose 13,7% të Buxhetit. Sipas simulimeve të profesorit universitar, Mirolub Shukarov, me rritjen e kufirit për dalje në pension, nuk do të stabilizohet Fondi. Përderisa, një pjesë e ekspertëve rekomandojnë ose kthimin e kontributeve të sigurimit…
24 November Gjashtë muaj dënim me kusht për Tomislav Lazarov, i akuzuar në rastin “Shuplakat e porositura në Qendër”. Rrethanë lehtësuese për dënimin e ulët ishte se, për dallim nga të pandehurit tjetër, ai e pranoi fajin. Pasi e dëgjuan aktgjykimin, Lazarov tha se nuk ka ndërmend të ankohet për lartësinë e dënimit, vendim i cili hasi në kundërshtimet e avokatëve të tij. Ai dha një deklaratë të shkurtër, por nuk u përgjigj në pyetjen nëse është përballur me kërcënime dhe shantazhe nga të akuzuarit dhe partia e tij VMRO – DPMNE, pasi e ka pranuar fajin. pasi e ka…
24 November Të gjithë qytetarët të cilët kanë lindur dhe jetojnë në Maqedoni, ndërsa për shkak të statusit të pazgjidhur nuk kanë dokumente personale, as nënshtetësi, tani vetëm me një dëshmi- dokument se kanë mësuar në ndonjërën prej shkollave në vend ose me çfarëdo dokumenti tjetër me të cilat mund të dëshmojnë se funksionojnë në Maqedoni, do të mund të marrin dokumente personale dhe nënshtetësi. Këtë sot e konfirmoi edhe kryeministri Zoran Zaev, i cili tha se tashmë javën e ardhshme bashkë me ministren e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska dhe institucionet e tjera kompetente do t’i vendosin rregullat,…
24 November Zëvendës-kryeministri Bujar Osmani shpreson se Qeveria deri në Vitin e Ri do të arrijë t’i përmbush prioritetet urgjente reformuese. Në seancën qeveritare të 18 dhjetorit, do të duhet të miratohet ligji për shërbimet e sigurisë. Deri më 1 janar, nga ana tjetër, do të duhet t’i miratojnë edhe ndryshimet e ligjeve për gjyqësor dhe administratë, të cilat Brukseli i kërkon nga Maqedonia. Miratimi i ligjeve për kundërzbulim, gjyqësor dhe administratë publike është kyç që Maqedonia të marrë rekomandim pozitiv nga BE-ja nga fundi i shkurtit ose fillimi i marsit të vitit të ardhshëm. Kjo është e rëndësishme edhe…
Gjykata Supreme ka marrë vendimin që lënda e rastit “Monstra” të rikthehet për rigjykim në Gjykatën Themelore. Lajmi është konfirmuar nga avokati i të akuzuarve Naser Raufi, raporton Televizioni SHENJA. Kërkesën për rikthimin e lëndës e ka bërë Prokurorja Liljana Spasovska më 3 tetor, duke kritikuar ashpër vendimin e shkallës së parë dhe të dytë për këtë rast dhe duke siguruar se ka patur shumë hapësirë për korrigjim të vendimit. Afati deri kur duhej të merr vendim Gjykata Supreme ka qenë më 3 dhjetor. Për vrasjen tek Liqeni i Smillkovës para pesë viteve, me burg të përjetshëm janë dënuar gjashtë persona.…
24 November Grupi i gjykatësve në Gjykatën Supreme i ngarkuar për vlerësimin e lëndës “Monstra” pas rrethanave shtesë që dolën nga përgjimet ka votuar pro rikthimit të rastit në Gjykatën Themelore. Alsat mëson nga burime të sigurta se “për” këtë vendim kanë votuar që të pesë anëtarët e grupit të gjykatësve: Jovo Vangellovski, Rahillka Stojanovska, Risto Katavenovski, Xhemali Saiti, Faik Arsllani, dhe Shpend Devaja. Që lënda e rastit “Monstra” të rikthehet nga fillimi javë më parë u paralajmërua nga prokurorja Liljana Spasovska, e cila udhëhiqte lëndën. Duke marrë për bazë ankesat e mbrojtjes dhe njëkohësisht duke kryqëzuar provat me rrethanat,…
24 November Debat i ashpër në Prokurorinë e Lartë dhe atë Republikane e cila sot thirri për konsultim prokuroren e lëndës Suzana Kusigerska dhe kreun e prokurorisë së Kumanovës Goran Peshevski, lidhur me rastin “Almiri”. Sipas burimeve të ALSAT, nuk ka vendim për rikualifikimin apo mbetjen e akuzës së njëjtë, të kërkuar nga prokurorët e Kumanovës. Debati në kolegjin e mbajtur fillimisht mes anëtarëve të Prokurorisë së Lartë dhe pas mbivotimit, edhe në atë Republikane, është zhvilluar me akuza të ndërsjella, për ngjyrim etnik të rastit nga pala e akuzës. Prokuroria e Kumanovës kërkon që vrasësi i 4 vjecarit Almir…
Stacionet matëse të ministrisë së Ambientit Jetësor mbrëmjen e djeshme kanë shënuar nivel alarmant të ndotjes së ajrit . Në disa komuna të vendit kryesisht që përfshihen nga Qyteti i Shkupit përqendrimi i grimcave PM10 ka arritur deri në 100 mikrogram në metër kub ndërkaq në disa momente të caktuara përqendrimi i këtyre grimcave kancerogjene ka arritur madje deri në 400 mikrogram në metër kub. Gjendje e rëndë me ndotjen e ajrit është paraqitur edhe gjatë ditës së sotme. Komunat më të ndotura rezultojnë të jenë Tetova, komuna Qendër, Karposhi, Gazi Baba e Kërçova në të cilat nuk ka filluar…
Rreth 60 kilogramë marihuanë janë gjetur mbrëmë në rrugën e vjetër Ohër – Strugë, në afërsi të urës së lumit Sateska, njoftoi MPB. Droga ka qenë në 59 paketime e vendosur në pesë çanta, ndërsa e kanë gjetur efektivët e policisë nga SPB Ohër dhe Policët e kriminalistikës – Sektori për tregti ilegale me armë dhe materie të rrezikshme. Efektivët e policisë kanë gjetur edhe një paketim me materie në formë pluhuri ngjyrë kafe, e cila së bashku me të tjerat është marrë dhe është dorëzuar për ekspertizë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Shkup. SPB Ohër dhe Sektori për tregti…
Në seancën e pyetjeve të deputetëve, koordinatori i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Besa Afrim Gashi, e pyeti kryeministrin Zoran Zaev se me veprime që bën me Marrëveshjen me Bullgarinë, negociatat me Greqinë, reformat në gjyqësor por dhe reformat tjera, vallë po e bënë ridefinimin e shtetit ashtu siç e kërkon dhe e propozon Lëvizja BESA, raporton Televizioni SHENJA. Kryeministri Zaev u përgjigj se po bëjnë reforma dhe ridefinime në institucione të shtetit, mediat dhe gjyqësor, për të ndërtuar shoqëri të barabartë. Por, në pyetjen e deputetit Gashi se kur kryeministri Zoran Zaev do të filloj ridefinimin edhe të Kushtetutës që…
24 November Bashkëpunimi mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa do të vazhdojë edhe më tej, thonë dy përfaqësuesit e lartë të këtyre dy subjekteve politike. Edhe pse njëra parti në Qeveri e tjetra në opozitë, nga Lëvizja Besa madje thonë se pritet intensifikim i aktiviteteve të përbashkëta. Ne kemi pasur një marrëveshje për tu mbështetur në rrethin e dytë aty ku ishte kandidati i Aleancës, respektivisht i joni dhe kjo ka përfunduar për faktin se Aleanca është pjesë e Qeverise dhe ne jemi pjesë e opozitës dhe për këtë nuk mund të presim ndonjë bashkërendim të madh të aktiviteteve…

