24 November
Zëvendës-kryeministri Bujar Osmani shpreson se Qeveria deri në Vitin e Ri do të arrijë t’i përmbush prioritetet urgjente reformuese. Në seancën qeveritare të 18 dhjetorit, do të duhet të miratohet ligji për shërbimet e sigurisë. Deri më 1 janar, nga ana tjetër, do të duhet t’i miratojnë edhe ndryshimet e ligjeve për gjyqësor dhe administratë, të cilat Brukseli i kërkon nga Maqedonia.
Miratimi i ligjeve për kundërzbulim, gjyqësor dhe administratë publike është kyç që Maqedonia të marrë rekomandim pozitiv nga BE-ja nga fundi i shkurtit ose fillimi i marsit të vitit të ardhshëm. Kjo është e rëndësishme edhe që të hyjmë në dokumentin strategjik se jemi të gatshëm për anëtarësim në BE deri në vitin 2025. Prioritetet në reformën e shërbimeve të sigurisë janë qendra e re operative-teknike, që duhet ta marrë përsipër pajisjen për përgjim nga DSK-ja. Ndryshe, ekskluzivisht Alsat M këtë javë e publikoi letrën me të cilën shihet se BE-ja përmes u.d ambasadorit Vlatko Stojanovski në mënyrë të prerë kërkon rezultate konkrete rreth reformimit të policisë sekrete. Në letrën nënvizohet se: Komisioni nuk mund të kuptojë pse zvarritet që Kuvendi të ushtrojë kontroll më të forcuar ndaj DSK-së”.
Këmbëngulin që në proces të sigurohet konsultim me opozitën rreth reformës më gjithëpërfshirëse të sektorit të kundërzbulimit. Porosisin që KE-ja mos të përdoret si arbitër, se a është e mirë ndonjë strategji e re eventuale për këtë detyrë, më mirë është që të përzgjidhet ndonjë shtet si partner strategjik. Nuk duan të vendosen në pozitë nën fjalën “strategji” që ata do ta miratonin, të mbulohen hapa që do të nënkuptonin pastrimin e kuadrove në DSK- thuhet në kumtesën e Misionit të Përhershëm Maqedonas në Bruksel.
E gjithë kjo është notuar para vizitës së euro- komisarit Johanes Han në Maqedoni. Osmani tha se pushteti nuk ka pasur kurrfarë kritike të drejtpërdrejtë nga Brukseli, por edhe se ai personalisht ka kërkuar nga Unioni që të mos flasin me “dorëza”, por haptazi t’ua japin vërejtjet dhe përshtypjet. Sipas udhëzimeve kryesore për reforma nga plani “3-6-9”, deri në Vitin e Ri në pjesën e gjyqësorit ka gjasa të anulohet Ligji për verifikimin e fakteve dhe të ketë ndryshime dhe plotësimi në Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve. Të hartohet strategji për reformë në administratën publike, ndonëse Brukseli kërkon emërime sipas sistemit të meritave, ndërsa në pjesën eQeveria optimiste se për 6 javë do të ketë reforma hapjen e dialogut për ndryshimet e mundshme në Ligjin për media. Qeveria shpreson se do ta kapë “trenin e fundit”, ndërsa tashmë gjatë kësaj fundjave është paralajmëruar agjendë e ngjeshur edhe për punën e Kuvendit.
Alsat M

