Stacionet matëse të ministrisë së Ambientit Jetësor mbrëmjen e djeshme kanë shënuar nivel alarmant të ndotjes së ajrit . Në disa komuna të vendit kryesisht që përfshihen nga Qyteti i Shkupit përqendrimi i grimcave PM10 ka arritur deri në 100 mikrogram në metër kub ndërkaq në disa momente të caktuara përqendrimi i këtyre grimcave kancerogjene ka arritur madje deri në 400 mikrogram në metër kub. Gjendje e rëndë me ndotjen e ajrit është paraqitur edhe gjatë ditës së sotme. Komunat më të ndotura rezultojnë të jenë Tetova, komuna Qendër, Karposhi, Gazi Baba e Kërçova në të cilat nuk ka filluar të ndërmerren masa për zgjidhjen e këtij problemi. Masa e vetme kundër ndotjes së ajrit e cila po gjen realizimin është pastrimi i rrugëve nëpër komunat e kryeqytetit. Sot mbaron aksioni i pastrimit të Butelit, ku kreu i kësaj komune thotë se periudha dy ditore për pastrimin e rrugëve është e pamjaftueshme.
Nuk do të mund t’i kryejmë të gjitha punët e parapara deri në fund të ditës por punët më të mëdha do të kryhen gjatë ditës së nesërme dhe të hënën fillojmë përsëri me shërbimet tona ta pastrojmë komunën dhe në afat prej një jave do të pastrohet Buteli i gjithi. 3:45 Planifikojmë mbjelljen e drunjëve të cilët do të jenë pastruesit e ajrit si në Butel ashtu dhe në gjithë Shkupin dhe planifikojmë subvencionimin me peleta të amvisërive dhe ndërmarrjeve. 4:45 Do të shkoj një vit deri një vit e gjysmë derisa të shihen rezultatet e këtyre masave – deklaroi Velimir Smilevski, Kryetar i komunës së Butelit.
Niveli i lartë i ndotjes së ajrit po tangon vendin për vite me radhë. Më së shumti gjendja përkeqësohet gjatë stinës së dimrit, ku sipas ekspertëve ngrohja e amvisërive nga materiale jo adekuate përkeqëson këtë gjendje. Por edhe pse ky problem jetik i qytetarëve të vendit sa vjen e përkeqësohet autoritetet e vendit ende nuk kanë ndërmarrë ndonjë veprim për zgjidhje afatgjate, pavarësisht se premtimet kanë qenë të shumta.
Vjollca Aliti

