Shtatë ditë kohë për përgatitje të fjalëve përfundimtare nga ana e avokatëve. Kjo u vendos në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Maxhar Telekom”, ku Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, akuzojnë për shpifje ish shefin e DSK-së, Sllobodan Bogoevsi. Ndonëse ata nuk ishin prezent në seancën e sotme, avokati i tyre ka bërë të ditur se kanë hequr dorë nga kërkimi i dëmshpërblimit prej 5.5 milionë denarëve, duke shtuar se tani shpresojnë në kërkimfalje nga Sllobodan Bogoeski, pasi sipas tyre ka prekur anën morale të tyre.
Tatjana Popovski, avokate
“Do ta presim rezultatet e padive të ngritura dhe jemi të sigurt në qëndrueshmërinë e dokumenteve juridike që i kemi propozuar gjatë procedurës. Dhamë shpjegimin e duhur sepse arsyet e ngritjes së padisë nuk janë të nevojshme. Këtu është në pytje ana morale e dy paditësve”.
Në seancë dëshmoi ish shefi i Shërbimit Sekret, Sllobodan Bogoevski. Ai u pyet nëse do ta kërkojë falje, por mohoi se do të bëjë një gjë të tillë.
SLLOBODAN BOGOEVSKI, ISH SHEFI I SHËRBIMIT SEKRET
“Nuk mendoj se duhet të kërkoj falje për diçka që nuk ekziston. Unë nuk kam bërë gjë, as nuk kam thënë asgjë para askujt, përveç deklaratës së dhënë para Komisionin Amerikan Për Letra me Vlerë”.
Sipas avoaktit të Bogoevskit, Valentin Zafirov, ka qenë e pritshme që paditësit Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi të mos marrin pjesë përsëri në gjykim, pasi me përfundimin e zgjedhjeve ju ka humbur edhe interesimi për këtë rast.
VALENTIN ZAFIROV, AVOKAT I BOGOEVSKIT
“Është e pritshme që të mos shfaqen Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, sepse kjo ishtë një veprim politik parazgjedhor dhe tani as që u intereson rezultati i kësaj padie. Ajo që më shqetëson mua si avokat është se e gjitha kjo po bëhet që të fillohet një procedurë gjyqësore, ose procedurë e prokurorisë për vepra penale, për të cilat tashmë kemi vendim nga Gjykata e Nju Jorkut, se dikush ka marrë dhe dhënë mito, larje parash dhe ka bërë keqpërdorime në bazë të detyrës zyrtare”.
Padia erdhi pasi ky i fundit deklaroi për gjykatën e Nju Jorkut se Ahmeti, Xhaferi dhe Vllado Buçkovski kanë marrë mito nga 2, 5 milionë euro, me qëllim që të pengonin futjen e kompanive të reja celulare në vend dhe ruajtjen e monopolit të një kompanie. Pa e komentuar faktin nëse kanë marrë vërtetë mito, Musa Xhaferi dhe Ali Ahmeti insistonin që Bogoevski t’u paguajë dëmshpërblim prej afro 90 mijë euro. Emine Ismaili /SHENJA/

