24 November
Gjashtë muaj dënim me kusht për Tomislav Lazarov, i akuzuar në rastin “Shuplakat e porositura në Qendër”. Rrethanë lehtësuese për dënimin e ulët ishte se, për dallim nga të pandehurit tjetër, ai e pranoi fajin. Pasi e dëgjuan aktgjykimin, Lazarov tha se nuk ka ndërmend të ankohet për lartësinë e dënimit, vendim i cili hasi në kundërshtimet e avokatëve të tij. Ai dha një deklaratë të shkurtër, por nuk u përgjigj në pyetjen nëse është përballur me kërcënime dhe shantazhe nga të akuzuarit dhe partia e tij VMRO – DPMNE, pasi e ka pranuar fajin. pasi e ka pranuar fajin.
Jam shumë i lodhur dhe i rraskapitur, shkurtimisht vetëm për ata që nuk ishin në sallën e gjyqit, i përsërita fjalët që i theksova kur e pranova fajin. Aktgjykimin tanimë e kuptuat, nuk mund të ketë diçka më shumë rreth aktgjykimit, përveç se e vlerësoj atë që gjykata i ka marrë parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese, ndërsa me informacione shtesë, vetëm do ta dëmtoj procedurën- tha Tomislav Lazarov, Këshilltar në Komunën Qendër.
Prokurorja speciale, Fatime Fetai është e kënaqur me gjykimin e Llazarovit. 13 të pandehurit tjerë sipas saj, nuk e kanë mundësinë që e pati këshilltari në Komunën Qendër, pasi nuk e kanë pranuar me kohë fajin.
Për ilustrim, në qoftë se i akuzuari Tomislav Lazarov ka pranuar veprën penale në fund të seancës kryesore, gjegjësisht pas të gjitha provave, sigurisht si prokurori nuk do të ishim të kënaqur. Nga kjo mund të konkludoi se të pandehurit e tjerë që nuk e pranuan fajin, duke parë nga këndi i prokurorit nuk e kanë atë mundësi- deklaroi Fatime Fetai, PSP.
Për protestat e dhunshme përpara Komunës Qendër në vitin 2013 ngarkohen 14 persona. Ish kryeministri Nikola Gruevski është nën aktakuzë se e ka urdhëruar dhunën. Përveç tij, të akuzuar janë edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe deputetja Daniela Rangelova. Specialja kur e publikoi këtë rast, njoftoi se dhuna ka qenë e organizuar për t’u ndaluar ndryshimi i Planit të detajuar urbanistik. Ndryshimi, sipas prokurorëve special, do t’i prishte interesat e biznesit të biznesmenëve dhe liderëve partiakë të VMRO – DPMNE-së.
Bojan Stojanovski

