Pas një orë e gjysmë vonese për shkak të mungesës së shumicës, ka filluar seanca e sotshme e Kuvendit. Për të ndihmuar krijimin e shumicës ka kontribuar edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili nuk është i pranishëm shpesh në seancat e Kuvendit.
Pas, arritjes së shumicës, në seancë janë kthyer edhe deputetët e VMRO-së, ndërsa ka vazhduar edhe shqyrtimi i pikave të rendit të ditës.

