Author: almakos

Alsat 2019-07-29T19:25:58+02:00 Nga MPB njoftojnë se në Kërçovë është gjetur një person i vdekur, me gjurmë të dhunës. “Dje në orën 13:50 në Departamentin e Policisë në Oslomej, S.XH.(59) nga fshati Crvevc i Kërçovë ka raportuar se në fshatin Crvevc është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij B.B. (75), i cili kishte plagë të dukshme. Me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-29T17:59:25+02:00 Grupet e punës mes pushtetit dhe opozitës kanë nisur që sot takimet me qëllim harmonizimin e qëndrimeve mbi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike. Takimi i parë u mbajt në Qeveri ku palët shpalosën edhe propozimet e tyre. Opozita kërkon që konsensusi të arrihet duke filluar nga financimi i Prokurorisë Publike dhe përgjegjësia e prokurorëve, ndërsa pushteti premton që për çdo vërejtje të opozitës me të cilën pajtohet, do të ketë amendamente gjatë leximit të dytë të ligjit. Takimi i ardhshëm nuk është caktuar, ndërsa palët thonë se do të thirret pas konsultimeve që do të bëhen. Bisedimet zhvillohen mbi…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-29T16:54:55+02:00 Bojan Jovanovski pas vizitës së bërë mjekësore në klinikat e Shkupit është kthyer në burgun e Shutkës dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, informon për MIA-n, drejtori i burgut të Shkupit, Esad Rahiq. Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, Zoran Millevski, i njohur si Zoki Kiçeec janë në arrest, dhe dyshohen për rastin “Reket” për marrjen e parave për ndikime kundërligjore. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-29T16:24:10+02:00 Komisioni parlamentar i zgjedhjeve dhe emërimeve, konstatoi kandidaturat e paraqitura për anëtarë të Agjencisë për shërbime audio dhe audio-vizuale dhe kandidatëve për Këshillin programor të RTVM-së. Po ashtu Komisioni unanimisht pranoi propozimin e deputetit të VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski që kandidatët të kalojnë filtrin e Komisionit për Anti-korrupsion, me qëllim që të mos kenë konflikt interesi. Tu dorëzohen listat e kandidatëve dhe dokumentacionin Komisionit për Antikorrupsion për mendim. Vendimin final do e marre përsëri Komisioni. Pajtohem me mendimin e Misovski se është mirë kur kemi trup funksional që merret me këtë çështje të na japë mendim të sajin”-tha Ilija…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-29T16:12:52+02:00 Gjykata Penale e Maqedonisë së Veriut po e pret arsyetimin e Beogradit për fletë-arrestin e lëshuar ndaj ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina, i cili u arrestua nga autoritet e këtushme një javë më parë në kufirin Han i Elezit në Bllacë. Serbët kanë 45 ditë kohë për të argumentuar ekstradimin e tij, por përsëri do të jenë organet e drejtësisë së Maqedonisë së Veriut që do të vendosin nëse ka apo jo arsye për ekstradim. Avokati Naser Raufi, për Televizionin Alsat bëri të ditur se kërkesa e tij për të lënë në liri Morinën është refuzuar nga Këshilli…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-29T16:01:56+02:00 Është shtyrë sërish debati për propozim ligjin e regjistrimit të popullsisë në komisionin për çështje evropiane. Pavarësisht se u miratua rendi i ditës ku regjistrimi ishte e vetmja pikë.,  deputeti i VMRO-DPMNE-së Vllatko Gjorçev kërkoi tërheqjen e ligjit nga rendi i ditës. Ai tha se materialet të cilat u’a ka dorëzuar Qeveria nuk korrespondojnë me kriteret e EUROSTAT-it. Është prioritet të kemi regjistrim sipas kritereve të Eurostat dhe sipas kritereve të Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara. Ky propozim ligj nga pushteti i Zoran Zaevit dhe Entit të tij për statistikë duhet të tërhiqet. Qytetarët janë masivisht të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-29T15:57:10+02:00 Prokuroria për krim të organizuar nuk  zbulon nëse pas zërave do të kontrollojë se nga kush ka ardhur urdhri për fshirjen forenzike të kompjuterëve në Prokurorinë Speciale. Të shtunën, portal i emisionit 360-shkallë që transmetohet në Alsat publikoi se në Prokurorinë Speciale, punonjësit e IT-së morën informacion për një operacion të tillë kur PSP-ja dhe Katica Janeva ishin në qendër të vëmendjes së publikut në rastin Reket. Mbetet dilema nëse fshirja forenzike duhej të fshehë gjurmët e qasjes në provat në PSP – si dhe kush ka pasur qasje tek ato nëpërmjet kompjuterit personal. Kryeministri Zaev, i cili…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-29T15:53:14+02:00 I ashtuquajturi mandat i përjetshëm që e gëzojnë prokurorët është thikë me dy tehe, paralajmërojnë ekspertët. Sipas tyre , në propozim-ligjin e ri për prokurorinë publike duhet të parashikohet një mandat i kufizuar, që ata ti dëshmojnë vazhdimisht njohuritë dhe integritetin e tyre. Përveç kësaj, ligjërisht duhet të përcaktohet edhe detyrimi i kontrollit të gjendjes së tyre pronësore dhe të dëshmojnë se si janë pasuruar. Në mentalitetin tonë duke i dhënë njeriut një mandat të përjetshëm, është sikur ecni në drejtimin e gabuar, në pus, në humnerë, sepse njerëzit jashtëzakonisht pasurohen. Dje kanë filluar me atë, kanë nga…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-29T15:49:21+02:00 Pas tërheqjes së Vesel Mermedit nga posti i deputetit, shumica parlamentare rrezikon që të humbë shumicën në disa komisione dhe organe të tjera të Kuvendit. BDI-ja, në komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve këmbënguli që vendet e zbrazëta të zëvendësohen me deputetë të saj. Aleanca për Shqiptarët, deputeti Syrijaa Rashidi, tha se Vesel Memedi pozicionet në Kuvend i ka marrë si deputet i ASH-së dhe se tani ato i takojnë Arta Toçit. Situata është e qartë si kristali për arsye se Vesel Memeti ka qenë deputet i Aleancës për Shqiptarët. JO vetëm që ka qenë deputet i…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-29T15:43:03+02:00 Në komunën e Gostivarit, në disa shkolla sërish  janë shkarkuar dhe emëruar drejtorët. Komuna e Gostivarit për këtë akuzon ministrin e Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, duke theksuar se shkarkimi dhe emërimi i drejtorëve është politik.  Ministri i Arsimit ka kthyer në detyrë dy drejtor në detyrë, në Sh.F Ismail Qemali dhe në shkollën fillore Forinë të fshatit Forinë, që janë zgjedhur në shpallje publike jo të rregullt. Pra shpallja e tyre është bë në dy gazeta ditore dhe jo në tre, siç e kërkon Ligji. Pra është me qëllim politik dhe pa pasur asnjë bazë, kryetari gjitha…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-29T15:26:22+02:00 Pas qëndrimeve të forta se nuk do të negociohet për asgjë  me pushtetin pa u caktuar data për zgjedhje të parakohshme parlamentare, VMRO-DPMNE-ja i kthehet grupeve të punës për propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike. Pushteti dhe opozita do të tentojnë harmonizimin e qëndrimeve, por secila palë do të shpalosë propozimin e vet. Kryeministri Zoran Zaev pret që grupet e punës të dalin me rezultat konkret, duke shtuar se opozita nuk ka alibi të pengojë procesin për faktin që një pjesë e madhe e vërejtjeve të tyre janë përfshirë në propozimin e Qeverisë. Ju thash se do t’i jap shansin…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-29T15:23:29+02:00 Mungesë e funksionimit, koordinimi i dobët dhe jo profesionalizmi janë pjesë e arsyeve për që kërkojnë reforma të shpejta në sistemin për menaxhimin me kriza në vend. Ky është konkluzioni i debatit mbi Platformën Kombëtare për zvogëlimin e rreziqeve nga fatkeqësitë dhe katastrofat. Republika e Maqedonisë së Veriut është e ekspozuar ndaj elementeve dhe llojeve të tjera të fatkeqësive, veçanërisht si rezultat i ndryshimeve klimaterike, zonës së trysnisë, shtretërve të parregulluar të lumenjve, erozionit për shkak të shkatërrimit të pakontrolluar të fondit pyjor, ekspozimit ndaj zjarreve, trajtimit të papërshtatshëm të mbeturinave, mangësive në ndërtim- deklaroi Pavle Trajanov –…

Lexo më Shumë