Author: almakos

Photo Credit: Kurir.rs Alsat-M 2019-07-30T12:46:44+02:00 Serbi, Në Beograd në lagjen Dedinje mëngjesin e sotëm diku para orës 11 ka shpërthyer një autobus. Në vendin e fatkeqësisë kanë arritur ekipe të shumta të ndihmës së shpejtë, mirëpo për momentin autoritetet nuk kanë shpalosur më shumë detaje se çfarë më saktësisht ka ndodhur. Mediet e atjeshme kanë raportuar se ka shumë të lënduar, ndërsa sipas tyre shkak I fatkeqësisë ka qenë me siguri shpërthimi I njërës nga gomat e autobusit apo ndonjë bombolë për kompresim që i kanë autobusët./Alsat Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-30T11:52:37+02:00 Ministria serbe e Drejtësisë i ka dorëzuar Maqedonisë së Veriut kërkesën për ekstradimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Tomor Morina, i është konfirmuar agjencisë së lajmeve Tanjug nga kjo ministri. Morina u arrestua javën e shkuar në pikën kufitare Blacë, sipas fletëarrestit nga Interpoli. Ai në Serbi kërkohet nën dyshimet se kreu krime lufte kundër civilëve serbë në Kosovë. E hetimin ndaj tij po e udhëheq Prokuroria serbe për Krime Lufte. Krahas kërkesës për ekstradim, Serbia duhet të paraqesë edhe dokumentet lidhur me lëndën, ndërkaq vendimin se kushtet janë plotësuar për ekstradim do ta sjellë drejtësia maqedonase. Vendimin përfundimtar…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-30T11:24:10+02:00 Në zjarrin që ka ndodhur të dielën në një ndërtesë sociale në Berovë janë djegur banesat e dy familjeve me fëmijë minorenë. Pamja gjatë zjarrit, siç pohojnë dëshmitarët okularë ka qenë e tmerrshme dhe vetëm aftësia e zjarrfikësve dhe nëpunësve të policisë kanë shpëtuar një katastrofë të vërtetë. Ata me kohë i kanë nxjerrë fëmijët nga shtëpitë e tyre. Për momentin familjet që kanë mbetur pa shtëpi, siç informoi fqinja e familjeve që u janë djegur banesat, e kalojnë natën në disa objekte përreth pa kurrfarë kushte për jetesë./MIA Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-30T11:12:05+02:00 Është ngritur padi penale ndaj 67-vjeçarit nga Shkupit i cili përmes një komenti në Facebook kërcënoi kryeministrin Zoran Zaev. “Departamenti krimit kibernetik dhe mjekësisë ligjore ka ngritur padi penale kundër V.Z. (67) nga Shkupi, për kryerjen e veprës penale “rrezikim të sigurisë” me anë të sistemit informatik. Më 25.07.2019, personi në fjalë përmes një profili në emrit e tij në rrjetin social Facebook publikoi një koment kërcënues ndaj kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”,thonë nga MPB. Kryeministri Zoran Zaev më 25 korrik nga foltorja e Kuvendit informoi se ai kishte raportuar kërcënimin ndaj tij në Ministrinë e…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-30T10:13:05+02:00 Deputeti i grupit të pavarur të VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukoski kërkon një orë pauzë në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Mukoski kërkoi që koordinatorët e Grupeve parlamentare të ulen dhe të merren vesht për përfshirjen e grupeve parlamentare nëpër Komisione sipas përqindjes së numrit të deputetëve nëpër grupe parlamentare./Alsat Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-30T09:55:41+02:00 Qeveria dje paralajmëron se regjistrimi i popullsisë në vend nuk do të anulohet dhe se do të duhet të mbahet vitin e ardhshëm. Zaev tha se regjistrimi duhet doemos të mbahet vitin e ardhshëm, ndërsa do të realizohet sipas standardeve të Eurostat-it. Ndërsa nga opozita thonë se zgjidhja e ofruar është e dëmshme dhe joevropiane. “Opozita ka vërejtje serioze, thelbësore dhe domethënëse ndaj Ligjit dhe konceptit për regjistrimin e ri. Nuk janë kundërshtime të vogla, përkundrazi, por janë thelbësore që regjistrimi të jetë i standardeve të BE-së dhe Eurostat-it. Vetëm një regjistrim i tillë mund të jetë një…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-30T09:48:56+02:00 Vladimir Kucnjezov – Vovan dhe Aleksej Stolarov – Leksus apo të njohur ndryshe si komedianët rus të cilët e kanë tallur kryeministrin Zaev, mirëpo edhe liderë tjerë të vendeve evropiane, në një intervistë ekskluzive për gazetën serbe “Politika”, kanë folur për talljen me politikanët dhe kanë theksuar se nuk janë spiunë rus. Makroni është njeri i mirë. Guaido (kryetari i vetëshpallur i Venezuelës) në bisedë nuk na ka lënë ndonjë përshtypje se është politikan i pavarur. Boris Xhonson është inteligjent dhe gjakftohtë. Haradinaj mundohet të të jep përshtypjen e një politikani diplomat dhe të dashur, mirëpo pa sukses.…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-30T09:40:11+02:00 Ndonjëherë më vie të kthehm të shpëtoj Zaevin: “njerëz, unë me kohë e kam thënë se duhet të përulemi, sepse LSDM-së nuk i shkon të jenë heronj, ju tregova se edhe njerëz të gjallë do të hanë, më ndëgjuat në një video ku thuhet se edhe me shërbime të huaja bashkëpunoj, keni parë edhe video ku theksohet se ata nga jashtë më përgatisin…keni ditur gjithçka për mua… e keni ditur se edhe pas akuzës për rastin”global”, sipas Ligjit për legalizim të ndërtimeve të paligjshme e kemi dorëzuar kërkesën deri te komuna dhe si kryetar komune e kam legalizuar…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-30T08:18:35+02:00 Fillimi zyrtar  i kontrolleve të përbashkëta në kalimin kufitar Tabanoc – Preshevë do të jetë në fund të muajit të ardhshëm, pas harmonizimit të detyrimeve të kryeministrave të të dy vendeve, njoftoi Drejtoria Doganore. Republika e Maqedonisë Veriore dhe Republika e Serbisë nënshkruan një marrëveshje mbi vendosjen e kontrolleve të përbashkëta në pikën kufitare Tabanoc-Preshevë më 12 të këtij muaji. Me këtë, sipas deklaratës, këto janë dy vendet e para nga Ballkani Perëndimor për të nisur kontrollin e përbashkët kufitar. Koncepti i kontrolleve të përbashkëta kufitare (One-stop shop) nënkupton procedura më të lehta, që kryhen në një vendkalim…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-30T08:13:46+02:00 Kuvendi sot duhet ta mbajë seancën e 109-të, e cila sipas agjendës kuvendore është seanca e fundit plenare para pushimit veror që do të zgjat deri më 27 gusht. Në rend të ditës së seancës së sotme, mes tjerash, janë Propozimi i vendimit për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin paqësor “Përkrahja vendosëse” në Republikën Islamike Afganistan, Propozim Ligji për ndryshimin e Ligjit për institucionet e arsimit të lartë për arsimim të kuadrove arsimore në edukimin parashkollor, arsimin fillor dhe të mesëm, në lexim të parë, si dhe Propozim…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-29T21:51:22+02:00 Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski është rikthyer në burgun e Shutkës. Mjekët kanë konstafuar se ai nuk ka nevojë për ndërkhyrje kirurgjike.   Janakieski pesë ditë më parë ishte transferuar në një spital privat, ku duhej  t’i nënshtrohej një operacioni në zemër. Nga burgu i Shutkës konfirmojnë se Janakieski është rikthyer në repartin e paraburgimit, ndërsa shtojnë se pas kontrollave është konstatuar se Janakieski është në gjendje të mirë shëndetësore. Ish-ministri Janakieski për disa ditë ishte në grevë urie në burgun e Shutkës, ku po mbahet pas caktimit masës së paraburgimit si i dyshuar në rastin…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-29T20:16:28+02:00 Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski thotë se pushteti do të duhet të nënshkruaj zgjedhje të parakohshme parlamentare në mënyrë që deputetët e VMRO-DPMNE-së të votojnë Ligjin për Prokurorinë Publike. Ai shton se nëse kryeministri Zaev nuk pranon zgjedhje të parakohshme, atëherë partia e tij opozitare do të bëjë thirrje për protesta, përcjell Alsat. “Pa datë konkrete për zgjedhje të parakohshme nuk do të kalon asgjë në Kuvend, pa marrë parasysh nëse grupet e punës pajtohen apo jo. Zaev ka dy zgjidhje, të pajtohet me ne në për zgjedhje të parakohshme, të ulemi dhe me të mirë të realizojmë…

Lexo më Shumë