Alsat 2019-07-30T11:24:10+02:00
Në zjarrin që ka ndodhur të dielën në një ndërtesë sociale në Berovë janë djegur banesat e dy familjeve me fëmijë minorenë. Pamja gjatë zjarrit, siç pohojnë dëshmitarët okularë ka qenë e tmerrshme dhe vetëm aftësia e zjarrfikësve dhe nëpunësve të policisë kanë shpëtuar një katastrofë të vërtetë. Ata me kohë i kanë nxjerrë fëmijët nga shtëpitë e tyre.
Për momentin familjet që kanë mbetur pa shtëpi, siç informoi fqinja e familjeve që u janë djegur banesat, e kalojnë natën në disa objekte përreth pa kurrfarë kushte për jetesë./MIA
Loading…


