Kryeministri Hristijan Mickioski gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për punimet në autostradën Shkup-Bllacë, tha se për të paraqet kënaqësi të nënshkruaj një marrëveshje që është paralajmëruar me dekada.
Mickoski tha se ndërtimtaria është një ndër zhvilluesit kryesor të ekonomisë dhe pret që ajo të vazhdojë me një dinamik të pandalshme.
“Në muajin prill kemi shkallë të lartë të realizimit të projekteve, bum të madh të ndërtimtarisë. Të dhënat e ESHS tregojnë se për një të tretën ka rritje krahasuar me periudhën e kaluar, pra vitin e kaluar”, tha Mickoski.
Ai tha se kjo autostradë me vite ka qenë simbol i premtimeve të pa realizuara.
“Pothuajse çdo qeveri e ka premtuar, çdonjëra premtonte para zgjedhjeve se pikërisht ata do ta ndërtojnë ndërsa disa parit me vite rrenin gjoks se ata pikërisht përkujdesen më tepër për këtë pjesë të shtetit. Në fund e gjithë ajo mbeti fjalë të zbraztë, me disa parcela të blera në këtë pjesë të autostradës nga njerëz me prapavijë të errët dhe persona që lidhen me disa parti politike, e gjithë tjetra mbeti vetëm në premtim”, tha Mickoski, raporton SHENJA.
Mickoski tha se nëse gjithçka shkon mirë, këtë ose muajin tjetër punimet të fillojnë.
Data 31.10.2026
Aktuale
- Ilir Kulla: Rama ka humbur ndikimin te shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, faktorët janë kundër tij
- Izet Mexhiti: Një vit punë dhe investime në Saraj, mbi 13 milionë euro për projekte infrastrukturore
- Resul Sinanit i paska mbetë merak Bia Khalifa, e përmend edhe në Big Brotherin e sivjetit – i befasoi të gjithë
- Që në nisje të edicionit të ri të Big Brotherit, ndodh e papritura mes dy opinionistëve – kjo nuk mendohej
- “Nepotizmi në doganë”, Dauti: Ka qenë dukuri në kohën e BDI-së, tani janë raste të izoluara
- Përplasje e rëndë pranë Spitalit të Qytetit, dërguesi i “Wolt”-it në gjendje të rëndë
- Turqia shpreh ngushëllime pas rrëzimit të helikopterit ushtarak italian në Bosnjë e Hercegovinë
- Toyota arrin një rekord të ri në shitjet evropiane



