<!–
–>
Opinionistët e Big Brother VIP Kosova 5, Resul Sinani dhe Rudina Dembacaj, kanë ndarë përshtypjet e tyre për banorët më të rinj që iu bashkuan shtëpisë më të famshme në vend.
Gjatë spektaklit Prime, dy opinionistët kanë komentuar hyrjet e reja, duke u ndalur te personaliteti dhe paraqitja e tyre, ndërsa vëmendje të veçantë morën komentet për Anjezën dhe këngëtarin Bejta.
Resul Sinani, duke folur për Anjezën, u shpreh se ajo i duket një vajzë e veçantë, dinamike dhe që nuk do të hezitojë të jetë e drejtpërdrejtë gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.
Ai pati fjalë vlerësuese edhe për Bejtën, të cilin tha se e kishte njohur më herët përmes muzikës, ndërsa klipi i tij i kishte lënë përshtypje për veçantinë që e karakterizon.
“Anjeza është e veçantë. Është mjaft dinamike. Do të jetë e drejtpërdrejtë. Për sa i takon Bejtës, e kam njohur prej muzikës, prej klipit e pashë që është shumë i veçantë, edhe dukja e tij në këtë Prime duket e veçantë”, u shpreh Sinani.
Ndërkohë, edhe opinionistja Rudina Dembacaj ndau vlerësimin e saj për banorët e rinj, duke zbuluar se Anjeza i kishte lënë përshtypje të veçantë.
Dembacaj u ndal veçanërisht te vetëbesimi i saj, duke theksuar se i pëlqejnë vajzat që e njohin vlerën e vetes dhe nuk hezitojnë ta shprehin atë.
“Për Bejtën komentova, Anjeza më duket vajzë me shumë vetëbesim. Më pëlqen shumë kur vajzat e vlerësojnë veten, u shtofshin”, theksoi Rudina Dembacaj.
Komentet e dy opinionistëve tregojnë se hyrjet e reja kanë nisur të krijojnë përshtypjet e para edhe në panelin e opinionistëve, ndërsa mbetet të shihet se si do të shpalosen personalitetet e tyre dhe çfarë dinamike do t’i sjellin lojës në vazhdim të këtij edicioni./ORAinfo/
<!–
–>
<!—->



