Alsat 2019-07-29T21:51:22+02:00
Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski është rikthyer në burgun e Shutkës. Mjekët kanë konstafuar se ai nuk ka nevojë për ndërkhyrje kirurgjike.
Janakieski pesë ditë më parë ishte transferuar në një spital privat, ku duhej t’i nënshtrohej një operacioni në zemër.
Nga burgu i Shutkës konfirmojnë se Janakieski është rikthyer në repartin e paraburgimit, ndërsa shtojnë se pas kontrollave është konstatuar se Janakieski është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ish-ministri Janakieski për disa ditë ishte në grevë urie në burgun e Shutkës, ku po mbahet pas caktimit masës së paraburgimit si i dyshuar në rastin “Shkallët spanjolle”./Alsat
Loading…


