Author: almakos

Alsat-M 2019-07-31T10:00:35+02:00 Djali i deputetit nga radhët e BDI-së është njëri nga të plagosurit me armë zjarri në një aheng dasme në Reçicë të Vogël. Sipas informatave të para i plagosuri i dytë është poashtu familjarë i deputetit. Familja Ademi e ka konfirmuar lajmin që djali i tij është njëri nga të plagosurit me armë zjarri, mirëpo ende nuk dihet se cili ka gjuajtur. Bëhet fjalë për plumb rikoshet në një aheng dasme – kanë thnë nga familja Ademi duke shtuar që dy të plagosurit janë në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut për jetë. Nga MPB-ja kanë njoftuar se…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-31T09:44:23+02:00 Me rastin e ndarjes së kartelave të para për naftë të gjelbër, Kryeministri Zoran Zaev sot do të qëndrojë për vizitë në Manastir së bashku me Ministrin e bujqësisë, Trajan Dimkovski. Siç është paralajmëruar kartelat e para për naftë të gjelbër do të shpërndahen fillimisht në rajonin e Pellagonisë. Gjithashtu kryeministri Zaev do të zhvillojë takim me kryetarin e komunës së Manastirit, Natasha Petrovska./Alsat Loading…

Lexo më Shumë

Rikoshetat e plumbave në një dasmë kanë shkaktuar 2 të plagosur në Tetovë. Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, dhe sipas burimeve të ALSAT, njëri prej të plagosurve është dërguar në spital në Shkup, më rëndë, ndërsa një tjetër në Tetovë, me plagë më të lehta. Policia ka mbërritur menjëherë  në vendngjarje dhe po heton rastin.

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-30T19:00:26+02:00 Serbia ka nisur për në Maqedoninë e Veriut kërkesën për ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së Tomor Morina, i cili u arrestua një javë më parë nga policia në vendkalimin kufitar Bllacë-Han i Elezi. Alsat ishte i interesuar të dinte detaje nga kërkesa e Serbisë, por ambasadorja serbe edhe pse e ftuar të merrte pjesë në një ngjarje së bashku me zv/kryeministrin Osmani, e anuloi pjesëmarrjen e saj në minutat e fundit. Ndërkaq sipas burimeve të Alsat, në Ministrinë e Drejtësisë kërkesa pritet që të mbërrijë pas dy ditësh. Nga Ministria e Drejtësisë ditë më parë për Alsat thanë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-30T16:15:52+02:00 Propozim ligji për arsim fillor dhe mësimdhënës në shkollat fillore dhe të mesme mori dritë jeshile nga shumica e deputetëve në Kuvend. Ligji i ri u miratua me 58 vota për, asnjë kundër dhe 18 të përmbajtur. Ministri I Arsimit, Arbër Ademi edhe një herë përsëriti se ligji në fjalë ka në fokus ngritjen e cilësisë në arsim, përfshirjen e të gjithë nxënësve në mësim, posaçërisht të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Ademi shtoi se Ligji për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional ka rol të veçantë sepse do të sigurojë motivim më të madh për punë për punonjësit në…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-30T16:09:16+02:00 Arif Asani do të jetë zv.drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare. Emri i Asanit kaloi sot në Qeveri, ndërkohë që puna e tij zyrtarisht fillon më 1 shtator, me mandatin e vetë Agjencisë për Siguri Kombëtare. Emri i Asanit është propozuar nga drejtori i ri i ASK-së Viktor Dimovski. Në këtë periudhë, Asani ka mbajtur të njëjtën pozitë, aktualisht udhëheq DSK-në në transformim, punonjësit e të cilës kanë nisur fazën e bartjes në Agjencinë e re, me kushte të shumta vetting-u. Dy komisionet e formuara në përputhje me ligjin për ASK-në, ai për hartimin e akteve normative dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-30T16:01:24+02:00 Dështoi edhe një tjetër përpjekje për të zgjedhur drejtorin e Entit Shtetëror të Revizionit. Edhe pse shqyrtimi fillestar i kandidatëve u vu në rendin e ditës të Komisionit Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime, pika u hoq këtë pasdite. Debati për këtë është shtyrë pas pushimeve. Kryetari i komisionit Ilija Dimovski zbuloi se në lojë kanë qenë rreth dhjetë kandidatë, secila parti ka pasur të preferuarit e vet. Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së, Dimovski thotë se është kreu i revizionit të shtetit të propozohet nga një parti opozitare dhe që një vendim i tillë të shndërrohet në ligj në të ardhmen.…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-30T15:57:47+02:00 Prokurorët Vilma Ruskoska dhe Lubomir Joveski ende heshtin dhe nuk tregojnë nëse po ndërmerren masa pas informacioneve të publikuara për “fshirjen forenzike” të kompjuterëve në PSP. Derisa prokurorët heshtin, portali i emisionit “360Gradë” që transmetohet në Alsat, zbardh hollësi të reja nga urdhri i Katica Janevës. PSP për portalin “360 Gradë” pohon se është bërë formatimi i kompjuterëve, por se procesi është ndërprerë në mënyrë që të shmangen dyshimet për çfarëdolloj motivesh të tjera për këtë veprim. Sipas informatave të “360 Gradë”, me formatimin në valën e parë janë përfshirë më shumë kompjuterë, ndërsa kompjuterët e radhës kanë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-30T15:54:12+02:00 Nuk ka detaje të reja rreth rastit “Reket” dhe hapat që po ndërmerr Prokuroria për Krimin e Organizuar. Po pritet ekspertiza e telefonave celularë të Katica Janevës, e cila duhet të zbardh nëse ajo ka komunikuar me Boki 13, i cili është i dyshuari i parë për zhvatje të 1,5 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev. Dhe ndërsa prokuroria është e kujdesshme me njoftimet që bën, roli kryesor për komente të çështjes deri më tani ka kaluar në duart e politikës. Kryeministri beson se qeveria ka krijuar kushte që Prokuroria të mund të ndjek krimin duke përmendur rastin…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-30T15:38:09+02:00 Gjykata penale refuzoi t’ia kthejë pasaportën ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, i cili pohonte se i duhej patjetër që të shkonte për trajtim mjekësor jashtë vendit. Sidoqoftë, Milajkov nuk guxon të largohet nga vendi. Ai ka aktgjykim të shkallës së parë me burg prej tre vitesh në rastin “Titanik 2” për manipulime në zgjedhjet lokale të vitit 2013.Nga Gjykata gjithashtu theksuan se Këshilli Penal ka marrë vendim me të cilin refuzohet ankesa e biznesmenit Sead Koçan dhe se ai, si person i gjykuar, duhet menjëherë të paraqitet për vuajtjen e dënimit me burg. Koçan fillimisht u dënua me…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-30T15:17:20+02:00 Në seancën e sotme Qeveria për drejtor të SH.A. Hekurudhat e Maqedonisë – Transport ka emëruar zëdhënësin njëherësh edhe anëtar i Kryesisë Qendrore të Alternativës, Orhan Murtezanin. Orhan Murtezani i njohur në opinion si zëdhënës për një kohë të gjatë është ndër themeluesit e Alternativës. Ka lindur në Saraj të Shkupit. Me profesion është ekonomist, ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin ‘Shën Qirili dhe Metodi në Shkup. Loading…

Lexo më Shumë