Alsat 2019-07-31T15:24:17+02:00 Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski nuk ka përgjigje konkrete për verifikimin e sigurisë te punonjësit e rinj të ASK-së. I pyetur sot nga Televizioni Alsat se kush do i bëj këto verifikime, pas të cilave punonjësit e ASK-së do të pajisen me certifikata, ai tha se është formuar një komision për të kryer këtë verifikim, por pa dhënë detaje se cfarë përbërje ka ky komision dhe nëse vetë këta anëtare kanë kaluar paraprakisht verifikimin e njëjtë të sigurisë. Atje është formuar një komision për selektim. Komisioni për selektim përmes metodologjisë së vërtetuar do i kryej të…
Author: almakos
Alsat 2019-07-31T15:06:39+02:00 Ende mbetet engimë gjuajtësi me armë zjarri në ahengun e mbrëmshëm në Reçicë të Vogël, ku për pasojë mbetën të plagosur dy persona, A.B dhe F.A, njëri i biri i deputetit Xhevat Ademi, të cilët jo zyrtarisht, janë plagosur nga vet deputeti në fjalë, edhe pse sipas Policisë, me armë zjarri kanë gjuajtur më tepër persona. E di që ka marr pjesë edhe një deputet në atë dasmë, andaj gjitha faktet e hetimit janë bërë dhe sistematizuar dhe do dorëzohen tek prokuroria. Kjo është shumë pak e rëndësishme, më e rëndësishme është niveli i vetëdijes publike tek njerëzit…
Alsat 2019-07-31T14:58:34+02:00 Mos respektimi i sinjalizimit ka qenë arseja për aksidentin mëngjesin e sotëm në fshatin Kondovë të Shkupit. Nga Ndërmarrja Publike “Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut-Infrastruktura” thonë se treni i linjës Kërçovë-Shkup kishte goditur makinën e udhëtarëve pasi shoferi nuk kishte respektuar sinjalizimin, gjë që shihej nga filmimet e kamerave të sigurisë në vendin e ngjarjes. Nga aksidenti nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Ai këtë nuk e ka bërë, prandaj është shkaktuar përplasje. Në thuajse në të gjitha kalimet rrugore kemi vendosur mbikëqyrje të kamerave kështu që lirshëm mund të themi se si ka ndodhur fatkeqësia.…
Alsat 2019-07-31T14:47:59+02:00 Pavarësisht kërkesës për ekstradim në Serbi, Ish-ushtari i UÇK-së Tomor Morina pritet që nesër të lëshohet nga paraburgimi. Kështu paralajmëron avokati i tij Naser Raufi, i cili thotë se pret vendim pozitiv të gjykatëses ndaj kërkesës që ai ka bërë, për mbrojtjen në liri të klientit të tij, Morinës. Kërkesën e kam dhënën ditën e djeshme në mëngjes, ndërsa tani pres vendimin nga gjykatësja e procedurës paraprake, e cila edhe e ka caktuar paraburgimin, që të tani të jep masa prevendtive dhe Tomor Morina të del nga paraburgimi. Unë mendoj se me këtë dinamikë që zhvillohet tani, po…
Alsat 2019-07-31T14:38:17+02:00 Arsimi, integriteti personal dhe çështjet pronësore do të jenë pjesë e kontrolleve ndaj të punësuarve në polici në kuadër të procesit të “vetingut”. Këtë e zbuloi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, pasi mbrëmë Qeveria e obligoi dikasterin e tij që deri më 20 gusht të përgatisë plan për mënyrën e zbatimit të kontrollit tek të punësuarit në MPB. Ministri Spasovski shpreson që pas “vetingut” asnjë i punësuar të mos largohet nga ky institucion, por se patjetër t’i përmbushin kriteret e duhura. Secili që do të meritojë të jetë pjesë e Policisë së Maqedonisë, të punojnë në…
Alsat-M 2019-07-31T14:23:19+02:00 Mbrëmë për fat të keq janë plagosur dy persona në aheng familjar. Kam mësuar se i pranishëm ka qenë edhe një deputet, të gjitha faktet dhe dëshmitë pas hetimit do të seleksionohen dhe do ti dorëzohen Prokurorisë Publike, me qëllim qzbardhjen e plotë të rastit, ka deklaruar sot ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski në lidhje me incidentin e mbrëmshëm në Reçicë të Vogël me çka të plagosur ngelën dy persona, nga ku njëri rezultoi të jetë djali i deputetit Xhevat Ademi nga radhat e BDI-së. Ahengjet familjare nuk organizohen që ndonjëri të veproj me pandërgjegjshmëri dhe…
Alsat 2019-07-31T12:49:15+02:00 Zëdhënësi i LSDM_së Kostadin Kostadinov gjatë ditës së sotme ka dërguar edhe disa pyetje shtesë në adresë të liderit opozitarë Hristijan Mickoski i cili qëndroi në Hungari ku realizoi takim me Viktor Orban. “Hristijan Mickoskit i parashtruam disa pyetje dhe tanimë 10 ditë nuk përgjigjet. Sot, në mënyrë plotësuese do t’i parashtrojmë edhe disa pyetje të tjera për të cilat shpresojmë të marrim përgjigje. A thua Hritijan Mickoski shkoi në Budapest për konsulta me shefin e tij, kriminelin në ikje Nikolla Gruesvki? A shkoi Mickoski tek Gruesvki që të kërkoj këshilla se si ta pengoj Ligjin për regjistrimin…
Alsat-M 2019-07-31T12:43:06+02:00 I dyshuari në rastin e PSP-së “Pernadoria”, Orce Kamçev, i cili ka dhënë ryshfet prej 1,5 milionë eurove Bojan Jovanovskit – Boki 13, edhe përskaj që nuk ka lajmëruar me kohë në MPB që paratë e dhëna të shënjohen. Ai mund të akuzohet njëjtë për mitmarrje dhe dhënie mito. Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, në këtë rast nuk do të ndjek Kamçevin, i cili është dëshmitar në hetimin me skandalin e fundit që tronditi vendin “Reket”. Nga Prokuroria kishin deklaruar se biznesmeni Kamçev paratë e shantazhit i ka dhënë Bojan Stojanovskit për të ndikuar…
Alsat-M 2019-07-31T12:07:42+02:00 Prokuroria Publike ka njoftuar se nuk është në gjendje të shpërndajë detaje lidhur me procesin e ekspertizës së celularit të dytë të Katica Janevës. Celulari i dytë i Janevës është gjetur më 23 korrik nëpërmjet ndjekjes së numrit serik unik që e posedon çdo celular (IMEI), mirëpo këtu ndihmë ka ofruar edhe një operator celular i vendit pasi kanë marrë urdheër nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Fillimisht ishte gjetur vetëm njëri telefon i Prokurores Speciale, Katica Janeva, derisa autoritetet u njoftuan më vonë se ajo posedonte edhe një celular tjetër mirëpo…
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot do të kthehet nga vizita dy ditore prej Budapesti dhe Vjena. Ai në kryeqytetin e Hungarisë kishte zhvilluar takim me kryeministrin e atjeshëm, Viktor Orban, derisa në Austri kishin shkëmbyer eksperienca dhe informata lidhur me profesionin që ai ushtron në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”. Të premten do të mbahet pas ceremonisë festive me rastin e festës së Ilindenit, Mickovski me familje do të shkon për në Kroaci. Ndërsa pas festës, pushimin e kanë marrë gjysma e qeverisë. Kryeministri Zoran Zaev do të viziton fqinjët grek, derisa Shekerinska do të vizitojë Skandinavinë.
Alsat 2019-07-31T11:12:14+02:00 Qendra e re Klinike Universitare që do të ndërtohet në komunën e Gjorçe Petrovit, duhet të fillojë të ndërtohet gjatë dimrit. Qeveria në seancën e djeshme ka miratuar informacionin për mënyrën e financimit të ndërtimit të Qendrës Klinike Universitare si dhe Informacionin për fillimin e realizimit të Qendrës së re Klinike Universitare. Ministritë e Financave dhe ajo e Shëndetësisë janë obliguar që të fillojnë negociatat me konsorciumin e bankave Erste Group, Raifaisen Bank dhe Uni Credit për kredinë e siguruar me garanci nga ECA. Ministria e Shëndetësisë si organ kontraktues, duhet ta zbatojë procedurën për furnizimin publik për…
Alsat 2019-07-31T10:21:01+02:00 Gratë në Maqedoninë e Veriut jetojnë më gjatë se burrat për 3.8 vjet, tregojnë të dhënat e Eurostat. Diferencë më të madhe të jetëgjatësisë mes burrave dhe grave në vendet e rajonit ka në Bullgari, ku jetëgjatësia e popullatës femërore është më e gjatë për shtatë vite. Gratë në Serbi jetojnë më gjatë se burrat për pesë vite, në Greqi për 5.1, ndërsa në Turqi për 5.6 vite. Diferencë më e madhe në jetëgjatësi mes grave dhe burrave në vendet e BE-së ka në Letoni 9.9 vite, në Lituani 9.8, në Estoni 8.8, në Poloni 7.9 dhe në…

