Alsat-M 2019-08-01T08:28:47+02:00 Kryeministri bullgar Bojko Borisov sot qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut me rastin e shënimit të përbashkët të dyvjetorit të Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë, miqësisë dhe bashkëpunimit midis Shkupit dhe Sofjes. Borisov paradite zyrtarisht do të pritet në Qeveri nga kryeministri Zoran Zaev. Të dy kryeministrat dhe delegacionet qeveritare do të kenë takim në të cilin do të shqyrtohet përparimi i bashkëpunimit në planin bilateral dhe multilateral. Kryeministrat Zaev dhe Borisov do të kenë pres konferencë të përbashkët në media qendrën në Qeveri ku më pas do të marrin pjesë në ceremoninë e vendosjes së luleve…
Author: almakos
Alsat-M 2019-08-01T07:49:45+02:00 Gjatë ditëve në vazhdim, mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe me diell. Në ditët e para të muajit gusht do të përballemi me mot të nxehtë dhe kryesisht me diell. Në fundjavë do të ketë rënie të lehtë të temperaturave dhe reshje lokale shiu. Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të rriten mbi vlera mesatare, e në fundjavë do të pësojnë rënie. Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 18C, e ato maksimale, do të rriten në 30C deri 33C, e në fundjavë do të zbresin deri në 26C. Do të fryj erë…
Alsat 2019-07-31T22:24:43+02:00 Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 20:20 në autostradën Veles – Shtip në hyrje të Novo Sellës, gjatë një përplasje të drejtpërdrejtë mes një furgoni dhe një autobusi. Siç informon Veroljub Dodevski nga SPB-Veles, deri tani një person ka ndërruar jetë ndërsa disa të lënduar janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm në Veles. Në vendngjarje është edhe ekipi i zjarrfikësve, të cilët po nxjerrin të lënduarit nga autobusi, ndërsa policia po kryen hetime në vendin e ngjarjes./Alsat Loading…
Alsat 2019-07-31T21:37:28+02:00 Ish-kryeministri i Maqedonisë, ndërsa tani azilant i Hungarisë, Nikolla Gruevski, është rishfaqur sonte në Facebook. Këtë herë, ai shkroi për kryetarin e Komunës së Shkupit, Petre Shilegov, i cili para disa publikoi një shkrim drejtuar Gruevskit. “Unë do të “notoj” disi, ndërsa ti “shijoje” vetë fundosjen tënde pas zhvatjes, vjedhjes dhe tradhtisë, së bashku me atë kryetarin plot “qumësht” …”, shkruan Gruevski. Gruevski në profilin e tij në facebook mes tjerash e akuzon Shilegovin për organizim të zhvatjes sëbashku me personazhet Kiki dhe Friki në zyrën e Bokit./Alsat [embedded content] Loading…
Alsat 2019-07-31T20:00:51+02:00 Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik, Kole Shterjev thotë se Këshilli nuk ka pranuar dorëheqje me shkrim nga prokurorja special, Katica Janeva, njofton gazeta “Sloboden Pecat“. “Ne nuk mund ta konstatojmë dorëheqjen vetëm në bazë të deklaratës së saj gojore. Ne duhet ta kemi atë me shkrim. Nëse ajo me të vërtetë dëshiron të japë dorëheqje, ajo e di se si ta bëjë atë sipas ligjit”, thotë Shterjev. Edhe nga PSP kanë konfirmuar se dorëheqja me shkrim e Janevës nuk është dorëzuar në Këshillin e Prokurorëve Publikë. Katica Janeva më 15 korrik njoftoi publikun për dorëheqjen e saj…
Alsat 2019-07-31T17:56:33+02:00 Sot pasdite, Zoran Mileski, i njohur si Zoki Kiçeec nga burgu i Shkutkës është transferuar në Klinikën kirurgjike digjestive. Nga Gjykata Penale konfirmojnë se me kërkesë të mjekut nga burgu është miratuar kontrolli shëndetësor i Mileskit. Nga Gjykata shtojnë se ai menjëherë pas kontrolleve shëndetësore është kthyer në burg. Për momentin nuk cilat janë problemet shëndetësore të Mileskit. Zoki Kiçeec së bashku me Bojan Jovanovskin-Boki 13 janë të dyshuar në rastin “Reket” të Prokurorisë për Krimin e Organizuar. Ata dyshohet se kanë zhvatur 1,5 milionë euro nga Orce Kamçevi me premtimin se do të pengojnë hetimin kundër tij…
Alsat 2019-07-31T16:58:29+02:00 Në Haxh nga rajoni i Gostivarit janë nisur 169 persona. Ata sot në mëngjes pas ceremonisë fetare në medresenë “Isa Beu” janë dërguar në aeroportin e Shkupit, prej ku nisen për në Arabinë Saudite. Sivjet, më i riu është 34 vjeçar, ndërsa më i moshuari është 85 vjeçar. Pas përgatitjeve përfundimtare për udhëtimin përmes muftinisë së Gostivarit, janë siguruar të gjitha dokumentet për vizë, qëndrim dhe biletat e aeroplanit. Në ndërkohë, haxhinjtë e ardhshëm i pranuan vaksinat dhe rekomandimet për mbrojtje kundër sëmundjeve infektuese që i ka në vende në të cilat do të qëndrojnë. Në 27 ditët…
Alsat 2019-07-31T16:03:26+02:00 Qytetarët do të marrin subvencione deri në tre mijë euro nga shteti gjatë blerjes së makinës së re, por vetëm në bazë të parimit “e vjetër për të re”. Kthim i fondeve parashikohet edhe për instalimin e pajisjes së gazit në makinat, por jo më shumë se 50% nga shuma që kanë shpenzuar qytetarët, dhe jo më shumë se 300 euro. Këto janë një pjesë e ndryshimeve të Ligjit për makinat. Nuk u tha se kur do të fillojnë këto masa, por nëse ka para me rebalansin, do të fillojë këtë vjeshtë, nëse jo, nga viti i ardhshëm.…
Alsat 2019-07-31T15:57:01+02:00 Grupet punës presin Ministrinë e Financave, ndërsa kjo e fundit pret konsensusin mes pushtetit dhe opozitës. Rritja e buxhetit për Prokurorinë Publike i gjen palët të pakoordinuara. Zëvendësministrja e Financave, Shyrete Elezi thotë se buxheti mund të rritet vetëm nëse palët adresojnë nevojën për rritje buxheti para hartimit të rebalancit. Kërkesat e reja duhet bërë para se të votohet buxheti i ri. Shpresoj se kërkesat e reja të cilat do të duhet përfshirë, palët do t’i adresojnë në kohë”-tha Shyrete Elezi, zëvendësministre e Financave. Në takimin e fundit grupet e punës diskutuan për rritjen e buxhetit. Opozita kërkon…
Alsat 2019-07-31T15:52:42+02:00 Shtatë muaj pasi ishte ngritur aktakuzë nga PSP-ja për rastin Talir 2, Gjykata Penale ka dhënë dritë jeshile për të filluar gjykimi për rastin e ndërtimit të pallatit të bardhë të VMRO-DPMNE-së. Të pandehur janë Ish-kryetari i partisë, Nikolla Gruevski dhe Sekretari i Përgjithshëm Kiril Bozinovski. Aktakuza ka të bëjë me ndërtimin e selisë së partisë VMRO – DPMNE dhe mënyrën se si partia ka arritur deri tek prona në vlerë më shumë se tetë milion euro. Loading…
Alsat 2019-07-31T15:45:42+02:00 Prokuroria për Krim të Organizuar do të hetojë pse të gjitha të dhënat në telefonin e dytë të Katica Janeva janë fshirë. Hetimi duhet të zbulojë nëse Janeva me vetëdije dhe me qëllim ka thënë se telefoni i dytë i ka humbur në Beograd për të formatuar “ICloud”-in e pajisjes. Kjo do të thotë që telefoni nuk ka gjurmë fotografish, video, të dhëna nga aplikacionet e komunikimit si Viber, mesazhe SMS dhe MMS. Prokuroria e ka gjetur telefonin e humbur te persona të afërt të Janevës. Ekspertiza tregoi se telefoni ishte formatuar dhe të dhënat ishin fshirë. Pse…
Alsat-M 2019-07-31T15:31:22+02:00 Pavarësisht kërkesës për ekstradim në Serbi, Ish-ushtari i UÇK-së Tomor Morina pritet që nesër të lëshohet nga paraburgimi. Kështu paralajmëron avokati i tij Naser Raufi, i cili thotë se pret vendim pozitiv të gjykatëses ndaj kërkesës që ai ka bërë, për mbrojtjen në liri të klientit të tij. Sipas Raufit, gjykata dhe Ministria e Drejtësisë do të procedojnë dhe vendosin për ekstradimin që e ka kërkuar Serbia, përderisa Morina do të jetë jashtë grilave. Kërkesën e kam dhënën ditën e djeshme në mëngjes, ndërsa tani pres vendimin nga gjykatësja e procedurës paraprake, e cila edhe e ka caktuar…

