Alsat-M 2019-08-01T07:49:45+02:00
Gjatë ditëve në vazhdim, mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe me diell.
Në ditët e para të muajit gusht do të përballemi me mot të nxehtë dhe kryesisht me diell.
Në fundjavë do të ketë rënie të lehtë të temperaturave dhe reshje lokale shiu.
Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të rriten mbi vlera mesatare, e në fundjavë do të pësojnë rënie. Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 18C, e ato maksimale, do të rriten në 30C deri 33C, e në fundjavë do të zbresin deri në 26C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare krahu veriore 2-7m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres nën vlera normale.
Loading…



