Alsat 2019-07-31T15:45:42+02:00
Prokuroria për Krim të Organizuar do të hetojë pse të gjitha të dhënat në telefonin e dytë të Katica Janeva janë fshirë. Hetimi duhet të zbulojë nëse Janeva me vetëdije dhe me qëllim ka thënë se telefoni i dytë i ka humbur në Beograd për të formatuar “ICloud”-in e pajisjes. Kjo do të thotë që telefoni nuk ka gjurmë fotografish, video, të dhëna nga aplikacionet e komunikimit si Viber, mesazhe SMS dhe MMS. Prokuroria e ka gjetur telefonin e humbur te persona të afërt të Janevës. Ekspertiza tregoi se telefoni ishte formatuar dhe të dhënat ishin fshirë. Pse ka qenë e rëndësishme që celulari i shefes së PSP-së të jetë bosh para se ta gjente Vilma Ruskoska, duhet të përgjigjet prokuroria e krimit të organizuar. Telefonat e Janevës janë thelbësore dhe duhet të tregojnë nëse ajo ka komunikuar dhe për çfarë, me të dyshuarin e parë në Reket, Boki 13. Ruskoska nuk bën të ditur detaje të ekspertizës as për telefonin e parë të Janevës, që u sekuestrua ditën kur u arrestua Boki 13.Opozita edhe sot e akuzon prokurorinë se Villma Ruskoska blen kohë për Katica Janevës, që të fshijë provat dhe të ndikojë te dëshmitarët. Telefoni i formatuar, i humbur dhe i gjetur për VMRO – DPMNE-në është dëshmi se Ruskoska po fsheh diçka.
Është e qartë se jo vetëm që e gjithë PSP-ja është e angazhuar në fshirjen e gjurmëve të përfshirjes së Katica Janevës në rastin “Reket “, skandali oktapod, por gjithashtu shohim që edhe prokuroria e Ruskovskës na bëjnë budalla para syve dhe rastin përpiqen ta kufizojnë vetëm me dy të dyshuarit Bojan Jovanovski, Boki 13 dhe Zoran Milevski, të ashtuquajtur Kiçeec”-tha Naum Stoilkoski, VMRO–DPMNE.
Në rastin reket të dyshuar janë vetëm Boki 13 dhe Zoki Kiçeec. Kanë marrë 1.5 milion euro nga biznesmeni Orce Kamçev dhe i kanë premtuar se do ta ndalojnë hetimin kundër tij për pastrim parash të udhëhequr nga PSP-ja. Prokuroria tha se ka edhe video prova nga dorëzimi i parave, por edhe një incizim ku dëgjohet zëri i një prokurori gjatë zhvatjes. Por, Boki 13 dhe Kiçeec kanë kërkuar tetë milion euro për ta bindur Katica Janevën të mos e ndjekë penalisht Kamçevin. Ata janë dakorduar për pesë, ndërsa Kamçev u ka dhënë vetëm 1.5 milion dhe e ka denoncuar rastin. Për zhvatje nga Boki 13 dhe Kiçeec në prokurori janë ankuar edhe biznesmenë të tjerë. Katica Janeva mohoi të ishte pjesë e rastit “Reket”, por theksoi se ajo e dinte që Boki 13 po e përdor emrin e saj.
Bojan Stojanovski
Loading…



