Alsat 2019-07-31T16:58:29+02:00
Në Haxh nga rajoni i Gostivarit janë nisur 169 persona. Ata sot në mëngjes pas ceremonisë fetare në medresenë “Isa Beu” janë dërguar në aeroportin e Shkupit, prej ku nisen për në Arabinë Saudite. Sivjet, më i riu është 34 vjeçar, ndërsa më i moshuari është 85 vjeçar.
Pas përgatitjeve përfundimtare për udhëtimin përmes muftinisë së Gostivarit, janë siguruar të gjitha dokumentet për vizë, qëndrim dhe biletat e aeroplanit.
Në ndërkohë, haxhinjtë e ardhshëm i pranuan vaksinat dhe rekomandimet për mbrojtje kundër sëmundjeve infektuese që i ka në vende në të cilat do të qëndrojnë.
Në 27 ditët e ardhshme, haxhinjtë e ardhshëm do të vizitojnë shumë vende të shenjta, si Meka dhe Medina, Gjatë rrugës ata do të jenë të shoqëruar nga mjekë dhe teolog./MIA
Loading…



