Alsat-M 2019-08-01T14:01:10+02:00 Nëpunës policorë në Tetovë pasi kanë tentuar që të ndalojnë një rrahje midis dy grupeve dhe kanë tentuar arrestimin e tyre, kanë hasur në rezistencë dhe janë sulmuar e rrahur. Babai i të arrestuarve më pastaj ka vazhduar me sjelljen e tij agresive edhe në stacion policor. Nëpunësit policor në SPB-Tetovë, mbrëmë 31, korrik, 2019, rreth orës 15.00, në afërsi të udhëkryqit në rrugën “Kiro Ristovski-DRNC” dhe “Shtipska” në Tetovë, kanë privuar nga liria dy persona nga Tetova me iniciale F.B (28) dhe L.B (29) ndërsa nga ana tjetër është arrestuar personi me iniciale B.D (30) nga Gajra.…
Author: almakos
Alsat-M 2019-08-01T13:46:11+02:00 Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot ka pritur për vizitë kreun e qeverisë bullgare, Bojko Borisov. Në takim janë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis dy vendeve, me çka është konstatuar se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë të dedikuara drejt forcimit të marrëdhënieve ndër-fqinjësore dhe përparim të bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të përbashkët./Alsat Loading…
Alsat 2019-08-01T13:42:01+02:00 Autobusë të transportit në Shkup, për shkak të festës shtetërore të Ilindenit, nesër do të qarkullojnë sipas orarit ditës së diel. NQP Shkup njoftoi se ekipet kujdestare do të kenë tre sportele për bileta: Qendër transportuese nga ora 7 deri në orën 19:30, Tregu i Gjelbër nga ora 7 deri në orën 19.30 dhe Gjorçe Petrov nga ora 7 deri në orën 13. Loading…
Alsat 2019-08-01T13:38:47+02:00 Përveç qyteteve Tetovë e Gostivar edhe shumë fshatra në këto rajone përballen me problemin e qenve endacakë. Më të prekura janë fshatrat që gravitojnë në afërsi të fushave, por turmat e qenve endacak shpesh dinë të hyjnë edhe nëpër lagje duke tmerruar banorët. “Qentë endacakë, ditëve të fundit, nuk sulmojnë vetëm njerëzit! Në dy raste në komunën e Bogovinës dhe Vrapçishtit janë sulmuar edhe kope dhensh ku për pasojë, dhjetëra dhen kanë mbetur të ngordhur nga sulmi i qenve endacakë”. Banorët kërkojnë zgjidhje urgjente, pasi druajnë për sigurinë e tyre. “Para një viti është sulmuar zonja e vëllait…
Ministra e Drejtësisë, Renata Deskoska gjatë konferencës së sotme për shtyp në lidhje me rastin e Tomor Morinës theksoi se për momentin deri tek Ministria e Drejtësisë ende nuk ma arritur kërkesa nga Serbia për ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së. Deskoska thekson se nëse mbërrin kërkesa, Ministria është e obliguar që atë ta dorëzoj në Gjykatë , nga ku edhe pritet vendimi për Morinën. “Procedura shkon deri tek gjykatat përgjegjëse. Sipas Ligjit tonë kërkesa për ekstradim duhet të arrij deri tek Ministria e Drejtësisë më pas kërkesa dërgohet deri tek gjykatat që vendosin. procedura e deri tanishme ishte që me…
Alsat 2019-08-01T13:20:20+02:00 Në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot u mbajt mbledhje konstituive e Komisionit për dekorime dhe mirënjohje, trup pune i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku mori pjesë edhe vet presidenti Stevo Pendarovski. Siç informoi kabineti i presidentit Pendarovski, për kryetar të Komisionit për dekorime dhe mirënjohje është emëruar Marjan Gjurovski, ndërsa për anëtarë të saj janë emëruar akademiku Luan Starova, Darko Pançev, Sabina Ajrulla, Biljana Peeva-Gjuriq, Vesna Gjinovska Ilkova dhe Mirosllav Stojanovski. “Presidenti Pendarovski anëtarëve të komisionit u dëshiroi punë të suksesshme, Theksoi se gjatë sjelljes së vendimit për përbërje të…
Alsat 2019-08-01T12:55:42+02:00 Banorët e fshatit Shipkovicë të malësisë së Sharrit zgjohen me trishtim nga varret e hapura. Disa dëshmitarë të rastit flasin se, kanë parë një ari i cili i hap varret, kryesisht gjatë natës, dhe ushqehet me eshtrat e të vdekurve. Rasti është përsëritur disa herë, ndërsa banorët shprehen të shqetësuar se, ky ari i uritur, mundë të përfundojë edhe në fshat duke sulmuar edhe banorët e Shipkovicës. Ata kërkojnë ndihmë urgjente nga Ministria e bujqësisë dhe SPB-ja e Tetovës, që të merren masa për likuidimin e këtij ariu i cili bën që banorët gjatë mëngjesit të përballen me…
Alsat-M 2019-08-01T12:48:20+02:00 Gjykata Penale në Shkup në tërësi e ka miratuar akt akuzën për aksidentin tragjik që kishte ndodhur në shkurt në Llaskarcë, me çka është formuar lëndë penale ku nëpërmjet sistemit AKMIS do të shpërndahet procedura e mëtejshme. “Në lidhje me pyetjet e gazetarëve për akt akuzën KO 778/19 lidhur me aksidentin tragjik më 13 shkurt të këtij viti që kishte ndodhur në Llaskarcë, informojmë publikun se këshilli për vlerësim të akt akuzës dhe vlerësim të fakteve që janë prezantuar në bazë të aktit, ka sjell këtë vendim me çka akuza miratohet në tërësi”- kanë njoftuar nga Gjykata. Pas…
Alsat 2019-08-01T12:20:40+02:00 Kemi zgjedhur kontestet për katër figura historike, për të cilët tashmë festojmë së bashku, do të gjejmë një zgjidhje edhe për Goce Delçevin, tha kryeministri Zaev gjatë konferencës për shtypi me kryeministrin bullgar Bojko Borisov. Ne i kushtojmë respekt Delçevit përmes mirëkuptimit të ndërsjellë dhe jam i bindur që veprat e Delçevit mund vetëm të na lidhin, shtoi Zaev. [embedded content] Loading…
Alsat 2019-08-01T11:36:49+02:00 Kryeministri bullgar në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut kërkoi falje për gabimin, kur tha- maqedonas veriorë, duke u korrigjuar më pas, kur tha se deshi të thoshte – qytetarë e Maqedonisë së Veriut. [embedded content] Loading…
Alsat 2019-08-01T11:29:39+02:00 As që dua të mendoj që ta sjellim punën që Bullgaria të bllokojë integrimet e Maqedonisë në BE, tha kryeministri bullgar, Bojko Borisov në konferencën e sotme për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve- a mundet që Bullgaria, në disa rrethana, të bllokojë integrimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. Borisov u bëri thirrje historianëve të komisioneve të përbashkëta që të bëjnë punën e tyre, ndërsa politikanët vetëm të përkulen para monumenteve të heronjve të rënë. Me insistimin e gazetarëve për një përgjigje më konkrete, Borisov tha: [embedded content] Loading…
Alsat-M 2019-08-01T11:25:32+02:00 Mëngjesin e sotëm rreth orës 8, Drejtoria e burgut të Idrizovës ka njoftuar gjykatësit për ndërhyrje, pasi që edhe sot biznesmeni i dënuar Sead Koçan nuk është lajmëruar në burgun e Idrizovës për të vuajtur dënimin, i cili ishte dënuar në rastin e PSP-së, “TRUST”. Kopan edhe dje nuk është paraqitur në burgun e Idrizovës. Ai ka pranuar urdhëresën, mirëpo sërish ka kërkuar shtyrjen e burgut për shkak siç ka thënë ai ka probleme me gjendjen shëndetësore. Ai ditë më parë është trajtuar në një klinikë private në Maqedoni. Tani pritet veprimi i gjykatës të cilët në bazë…

