Alsat 2019-08-02T09:19:51+02:00 Në vendkalimet kufitare me shtetet fqinje si Greqia, Bullgaria, Serbia e Kosova ka pritje të gjata për të dalë nga Maqedonia. Në kufirin me Greqinë pritet më shumë se 30 minuta. Edhe pse ka gatishmëri nga autoritetet zyrtare për të thjeshtësuar procedurat, fluksi i madh i veturave dhe mjeteve tjera transportuese sjell deri tek pritjet në kolonë. Pritjet për në Bullgari, Serbi, Kosovë dhe Shqipëri janë më të shkurtra.Këto pritje vijnë si pasojë e festës shtetërore dhe fundjavës së vazhduar. Loading…
Author: almakos
Sead Koçan është dërguar sot në orët e mbrëmjes në burgun e Idrizovës, lajmin e ka konfirmuar edhe Gjykata Penale. Sead Koçan duhet të vuaj dënimin prej 4 vjet e 8 muaj burg për rastin “Trust”. Ai sot kishte dërguar kërkesë të re për anulimin e vendimit sepse ndodheshe i shtruar në një spital privat, por Gjykata Penale nuk e ka marrë parasysh dhe ka kërkuar burgosjen e tij në burgun e Idrizovës. Sead Koçan duhej të paraqitej në Idrizovë që më datën më 17 korrik.
Një rrjet trafiku kokaine nga Holanda në Itali që drejtohej nga shqiptarë është shkatërruar nga policia italiane. Operacioni i koduar “Shqiponja e Zezë” ka sjellë arrestimin e 9 anëtarëve të bandës dhe ndërkohë dy shqiptarë të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndër të arrestuarit është edhe kreu i grupit, Lulzim Daiu. [embedded content] Mediat fqinje bëjnë me dije se deri tani nga hetimi për këtë çështje janë arrestuar në total 17 persona dhe janë sekuestruar rreth 200 kilogramë kokainë dhe armë luftarake. Droga importohej nga Holanda dhe destinacioni i saj ishin rrugët e Romës. Lulzim Daiu ishte përgjegjës për drejtimin…
Alsat 2019-08-01T19:58:48+02:00 Nw njw operacion anti drogw tw zhvilluar nga policia e Tetovws, sot nw rrjetën e saj ka rwnw edhe njw koleg polic. Sipas tw dhënave nga alsat, aksioni policor kishte njw qendër përdorues dhe shpërndarës tw lëndëve narkotike, por gjatw këtij operacioni, njw koleg e tyre ka të tuat arratisjen. Loading…
Alsat 2019-08-01T16:14:09+02:00 Prokurorët në pushime, “Reket” në pauzë, Boki 13 dhe Zoki Kiçeec në Shutkë. Ky është një shpjegim i shkurtër i situatës aktuale lidhur me rastin e zhvatjes së parave nga biznesmenët, ku kontrollohet gjithashtu përfshirja eventuale e shefes së Prokurorisë Speciale Katica Janeva. Dilema është se përse Janeva fshiu të dhënat e telefonit për të cilin tha se e kishte humbur dhe nëse është përpjekur të fshehë informacione që do të ishin me interes për prokurorinë e krimit të organizuar. Për dallim nga pushimet verore që i morën prokurorët, politikanët nuk janë të qetë. Opozita gjithashtu bëri thirrje…
Alsat 2019-08-01T15:44:30+02:00 Sead Koçan në vend që të paraqitet në burgun e Idrizovës për vuajte të dënimit prej 4 viteve e 8 muaj, sot ka dërguar kërkesë të re për anulim. Gjykata Penale ka pranuar kërkesën, por edhe e ka kërkuar dokumentacionin e plotë nga spitali privat ku Koçan është shtrirë. Pasi spitali t’i dërgojë vërtetimet mjekësore, gjykata do të sjellë vendim nëse kërkesa do të pranohet apo jo. Për shkak të ditës së nesërme jopune, Koçan edhe këtë fundjavë mbetet në liri. Ky i fundit duhej të paraqitet në Idrizovë më 17 korrik. Që atëherë, në çdo mënyrë tenton…
Alsat 2019-08-01T15:35:36+02:00 Komisioni i Përbashkët i Historisë midis Maqedonisë dhe Bullgarisë ende nuk ka zgjidhje për Goce Delçevin. Anëtari i Komisionit Petar Todorov për Alsat thotë se debati ka arritur deri tek arsyet për përkujtimin e përbashkët të këtij personaliteti. Për të, nuk është zgjidhje që Delçevi të mësohet si një bullgar, pasi në këtë rast maqedonasit nuk do të kishin asnjë bazë për ta përkujtuar atë. Na është cekur disa herë që zgjidhja për Goce Delçevin duhet të jetë në drejtimin se pse ky person historik është i rëndësishëm për shoqërinë bullgare dhe maqedonase dhe të jetë baza për…
Alsat 2019-08-01T15:27:00+02:00 Ministria e Drejtësisë bashku me Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale dhe atë të Brendshmen kanë hartuar një draft ligj për personat e paregjistruar, që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, por nuk janë të evidentuar në asnjë bazë të dhënave të shtetit. Ndonëse gjatë hartimit të këtij ligji ishte edhe shpallja në Regjistrin e vetëm elektronik kombëtar, të njohur si ENER, autoritete thonë se nuk janë paraqitur të gjithë banorët “fantomë”, ku sipas përllogaritjeve të tyre arrijnë shifrën e rreth 600 personave.Por, deputeti Samka Ibraimovski thotë se ky numër është shumë më i lartë. Unë mendoj se ka…
Alsat 2019-08-01T15:16:22+02:00 Gjasat që Tomor Morina të lirohet nga paraburgimi sot, janë të vogla pavarësisht optimizimit të shprehur ditë më parë nga avokati Naser Raufi. Nga Gjykata kompetente nuk japin informata se kur do të sjellin vendim lidhur me kërkesën e avokatit që Morina të mbrohet në liri, deri në shqyrtimin e kërkesës së Serbisë për ekstradimin e tij. Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, thotë se gjykatat janë ata që duhet të vendosin dhe se kërkesa nga shteti serb për ekstradimin e Morinës ende nuk ka arritur. Ne deri tani si Ministri kemi kompetencë të vetme që përmes Ministrisë së…
Alsat 2019-08-01T14:54:48+02:00 Organet e punëve të brendshme dhe të prokurorisë po hetojnë shkaqet e aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmë në magjistralen Veles-Shtip në të cilin një person humbi jetën ndërsa dhjetë të tjera janë plagosur. Viktima është shoferi i furgonit i cili ka qenë i vetëm në automjet ndërsa një person tjetër rezulton të jetë në gjendje kritike për shkak të lëndimeve të rënda trupore. Jo zyrtarisht thuhet se në autobusin e përplasur ka pasur shtetas të Maqedonisë të cilët kanë qenë duke udhëtuar për në Bullgari. Mbrëmë rreth orës 20.00 në rrugën Veles-Shtip kishte fatkeqësi komunikacioni në mes…
Alsat 2019-08-01T14:43:23+02:00 Pas Katica Janevas, konsensusin mes pushteti dhe opozitës mbi Ligjin për Prokurorinë Publike, tani e pengon emri i prokurores Villa Ruskoska. VMRO-DPMNE-ja pretendon se pushteti nuk heq dorë nga Villma Ruskoska për të qenë shefe e Prokurorisë së re me qëllim që të mos zbardhet në tërësi skandali “Reket”. Partia e Hristijan Mickoskit kërkon që emri i prokurorit të ri përveç filtrave në Këshillin e Prokurorëve, të kalojë edhe në Komision Parlamentar. Zgjedhja e personit që do të udhëheq me Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, të zgjidhet në mënyrën që përveç nga…
Alsat 2019-08-01T14:18:28+02:00 Deri në tetor kontesti për Goce Delçevin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë duhet të zgjidhet. Kështu deklaroi kryeministri bullgar Bojko Borisov, gjatë vizitës së tij në Shkup. Ai tha se as që i shkon ndërmend bllokimi i Maqedonisë së Veriut në procesin euro-integrues në rast të mos zgjidhjes së kësaj çështje. As edhe nuk do të dëshiroj të mendoj se është e mundur të arrihet deri në atë çështje. Pas të gjitha përpjekjeve të përbashkëta, qëllimi jonë është i fokusuar. Edhe tani të vijmë në situatë që unë të ngre dorë kundër Maqedonisë së Veriut është e…

