Author: almakos

Alsat-M 2019-08-02T23:24:15+02:00 Ka vazhduar aksioni policor kundër përdoruesve dhe tregtarëve të lëndëve narkotike në rajonin e Pollogut. Nga kontrollet e kryera, autoritetet policore në  makinat e shoferëve nga ora 16 deri ne këto momente kanë arritur të kapim dhe privojnë nga liria së paku 8 persona. Siç mëson Alsat nga burime të veta gjatë kontrollit policor janë kapur kryesisht lëndë të tipit narkotik, marijuane, kokainë dhe kokra ekstazi. Alsat mëson se aksioni policor për kapjen e tregtarëve të lëndëve narkotike do të vazhdon edhe ditëve në vijim./Alsat Loading…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm i SHBA Mike Pompeo shpalli daljen zyrtare të SHBA nga marrëveshja e çarmatimit INF për raketat bërthamore me rreze të mesme veprimi. Deklaratën ai e bëri gjatë një vizite në Bangkok. Dalja e SHBA nga marrëveshja “hyn në fuqi sot”, tha ai. Për fundin e marrëveshjes është “krejtësisht” Rusia përgjegjëse.Ministria e Jashtme në Moskë, nga ana e saj, deklaroi se marrëveshja, e nënshkruar nga Bashkimi Sovjetik dhe SHBA në Uashington, në vitin 1987, e kishte humbur vlefshmërinë e saj “me nxitjen amerikane”. Me këtë prishet një nga marrëveshjet më të rëndësishme të çarmatimit midis SHBA dhe Rusisë.…

Lexo më Shumë

Tualetet publike brenda Pallatit të Rinisë, përballë palestrës së sporteve, kanë mbetur në këtë gjendje.Sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit të Pallatit, Ilir Dugolli, fajtor kryesor për këtë, është djegia e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në vitin 2000. Ai, për KTV-në, deklaroi se zjarri që ka djegur një pjesë të pallatit para rreth 20 vjetësh, ka bërë që rrjeti i armaturave të dëmtohet, rrjedhimisht edhe sipërfaqja e betonit në një pjesë. Sipas Dugollit, këto tualete nuk janë funksionale dhe përdorimi i tyre bart rreziqe për të gjithë ata që tentojnë shfrytëzimin e tyre. Drejtori i pallatit tha se kjo…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë pas një mbidoze droge, Saoirse Kennedy Hill, mbesa 22-vjeçare e vëllait të presidentit, Robert Kennedy.Trupi i pajetë i 22-vjeçares u gjet në shtëpinë e gjyshes së saj, në Masaçusets, ndërsa dyshohet se pësoi arrest kardiak. Në një raport të mëparshëm mjekësorë, e reja kishte pranuar se vuante nga depresioni dhe se nuk do të arrinte ta kalonte dot kurrë atë. Saoirse Kennedy është e fundit në një seri tragjedish që goditën familjarët e saj. Gjyshi i saj Robert Kennedy, ish-prokuror i përgjithshëm i SHBA-ve, u vra në vitin 1968 gjatë fushatës si kandidat për president, përcjell TCH.…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, në një lidhje telefonike në emisionin Pressing të televizionit T7 ka deklaruar se nesër mund të ketë më shumë se një kandidat për kryetar të partisë së tij.Ai ka deklaruar se e gjitha kjo varet nga vullneti personal i secilit nëse dëshiron që të kandidohet. “Unë besoj se do të ketë edhe kandidatë të tjerë, ajo varet e gjitha në vullnetin që do ta kenë ata të cilët duan të kandidohen” deklaroi Rugova. Ai deklaroi se partia ka punuar shumë që kuvendi i së shtunës të organizohet në mënyrë solemne dhe do…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-08-02T16:53:16+02:00 Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski festën e Ilindenit e festoi ndarazi nga pushteti. Ai mbajti fjalim në fshatin Tashmarunishtë të Strugës, në një skenë ku përkrah flamurit shtetërorë ishte vendosur edhe fotografia e Goce Dellçevit. Kreu i opozitës përcolli porosi të ashpër për kryeministrin Zoran Zaev që të mos guxojë të vazhdojë të ndryshoj identitetin kombëtar, siç tha ai duke negociuar me bullgarët për heronjtë kombëtarë. [embedded content] Goce Delçev është shenjtori jonë dhe ne do të negociojmë dhe do të diskutojmë derisa të dëshmojmë të vërtetën se Goce është maqedonas, i cili luftoi për një shtet të…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-08-02T15:38:41+02:00 Sead Koçan ka kaluar natën në burgun e Idrizovës. Prej sot, ai ka filluar ta vuajë dënimin me burg prej 4 viteve e 8 muajve. Biznesmenin mbrëmë në burg e ka dërguar njësiti “Alfa” me urdhër të gjykatës, pasi është arrestuar në spitalin privat ku ka qenë i shtrirë. Sot në mëngjes, Koçan ka pasur shtypje të lartë të gjakut ndërsa kontrollet i ka kryer në burg, ku edhe ka marrë injeksion. Sead Koçan nuk arriti ta bind gjykatën se shëndeti i tij është në rrezik dhe si pasojë s’mund të shkojë në burg. Shënimet mjekësore i ka…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-02T15:23:30+02:00 Festa e Ilindenit ishte në favor të të punësuarve në institucionet shtetërore për të pushuar edhe një fundjavë të zgjatur. Shumë qytetarë ia mësynë shteteve fqinje, disa për të bërë plazh e të tjerët për të shijuar natyrën. Këtë e dëshmuan edhe filmimet e kamerave, thuajse në të gjitha vendkalimet kufitare. Ata që mbetën në vend, këtë festë e kishin planifikuar për shëtitje, për të bërë Pazar ose për të vizituar të afërmit. “Sot është festa e Ilindenit megjithatë unë jam e angazhuar, po kujdesem për nipin, prindërit  e tij janë kujdestar në punë. Sigurisht, do të kryjmë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-02T15:11:34+02:00 Mbi 10 persona janë arrestuar nga policia, për posedim të substancave narkotike si marihuanë, kokainë dhe heroinë. Në njërin prej aksioneve anti-drogë që u zhvillua në rajonin e Pollogut , janë arrestuar dy persona nga Gostivari. Njëri nga të arrestuarit është pjesëtarë i policisë, i cili në momentin kur është kapur me drogë, nuk ka qenë në orar të punës. Nga Ministria e Brendshme thonë se ende nuk dihet sasia e konfiskuar, megjithatë njoftojnë se ndaj gjithë personave të arrestuar do procedohet lënda. Mbrëmë rreth orës 19 tek pikë pagesa e Gostivarit janë arrestuar dy persona ku është…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-02T15:07:50+02:00 Në Ditën Ilindenit krerët shtetëror dërguan kryesisht mesazhe pajtimi. Presidenti Stevo Pendarovski vlerësoi se sfida e përbashkët është pajtimi ndër-qytetar, rrugë kjo e cila sipas tij kalon vetëm përmes drejtësisë. Rruga e pajtimit kalon përmes drejtësisë së bazuar në të vërtetën. Për të drejtën e vërtet duhet sundim i ligjit i cili patjetër duhet të jetë vlera jonë bazike mbi të cilën nuk ka kompromis. Vetëm pajtimi ndër-qytetar, i bazuar në drejtësi dhe përgjegjësi do të na i kthejë besimin mes vete dhe do të na ndihmojë të ndërtojmë shoqëri të së drejtës dhe shoqëri Evropiane në të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-02T14:56:46+02:00 Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në pjesën më të madhe të fjalimit të tij me rastin e festës së Ilindenit ka folur për rivalët politik dhe për kriminalitetin në shtet. Ai me këtë rast ka përmendur edhe rastin e fundit “Reket”, ku të dyshuar janë Bojan Jovanovski –Boki 13 dhe Zoran Mileski, të cilët sipas Mickoskit nuk do të mund të bëheshin të fortë pa mbështetjen e pushtetit. Mickoski ka folur edhe për atë se si Katica Janeva dhe Zoran Zaev kanë kurdisur raste dhe se sipas tij tani po bëhen përpjekje që të shpëtoj Janeva për shkak…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-02T14:45:13+02:00 Përkatësia Goce Dellçevit, mund të shkaktoj një bllokim të ri të Maqedonisë së Veriut në rrugën e integrimit në BE nga ana e Bullgarisë, thotë analisti Risto Nikovski. Sipas tij, Kryeministri bullgar Bojko Borisov një ditë më parë në Shkup i dha ultimatum homologut të tij Zoran Zaev që deri në muajin tetor të zgjidhen mosmarrëveshjet, para marrjes së datës për hapjen e negociatave me BE-në. Nikovski shprehet se marrëveshjet që u nënshkruan me bullgarët dhe grekët, jo vetëm që nuk i zgjodhën problemet me fqinjët, por përkundrazi i ri aktualizuan çështjet historike. Goce Dellçev e kishte patjetër…

Lexo më Shumë