355 delegatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet që të marrin pjesë në Kuvendin e saj Zgjedhor përmes së cilit pritet të dihet personi i cili do ta marrë ‘timonin e partisë”. Për momentin i vetmi kandidat i bërë publik për ta rimarrë kreun e LDK’së, është Isa Mustafa, shkruan Express.E ndërkohë, Gazeta Express, është duke e përcjellë për së afërmi procesin. Në sallë tashmë kanë nisur që të hyjnë figurat më të larta të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kuvendi pritet që të fillojë në orën 10:00.
Author: almakos
Lidhja Demokratike e Kosovës sot mban Kuvendin e saj zgjedhor përmes së cilit do ta votojë kryetarin e ri të partsë. Pritet që edhe këtë herë “timonin” në këtë parti ta marrë kryetari aktual, Isa Mustafa. Por pak para fillimit të procesit të votimit publikut i është drejtuar edhe ish-nënktyetari i parë i LDK’së, Eqerem Kryeziu. Ai e ka quajtur Mustafën defatore të Rrahman Morinës. E të pranishmit në Kuvendin Zgjedhor, Kryeziu ka thënë se do të kujtohen gjatë, shkruan Express.“Nga kjo pikëpamje mund të them se po qe se Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës konfirmon sot për…
Udhëheqësi i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Canak , tha se viti 1999 ishte kurora e gabimeve që Beogradit ka kryer ndaj Kosovës.“Për fat të keq politika e Beogradit ka mbetur e njëjtë, ekzistojnë disa lëvizje pozitive jo vetëm për ngjarjet në Kosovës, por edhe në Bosnjë, por nuk ekziston një masë kritike që do të kishte pranuar në thelb politikën e gabimeve”, tha Çanak. Ai ka pranuar se ka qenë i gatshëm të pranojë pavarësinë e Kosovës. “Kosova është shtet i pavarur dhe unë e pranojë atë. Në Serbi është një politikë se kurrë nuk do të pranojë…
Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj sot do të bëjë homazhe tek lapidaret dhe varret e dëshmorëve në fshatin Raushiq dhe Jabllanicë.Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se fillimisht, Haradinaj do të ndalet te lapidari dhe varret e dëshmorëve Agim e Milazim Zekaj dhe Ruzhdi Haxhijaj në Raushiq të Komunë së Pejës. Më pas, ai do të bëjë homazhe edhe te varret e dëshmorëve Aze Brahimaj, Idriz Gucati dhe martiren Zize Syla në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.
Deputetët e parlamentit të Kosovës, më 3 gusht të vitit 2015, me shumicë votash kanë votuar ndryshimet kushtetuese, që mundësonin themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.Pas një seance maratonike që nga mëngjesi, pro themelimit të Gjykatës Speciale votuan 82 deputetë, 5 ishin kundër dhe një abstenoi. Amendamentin për ndryshimin e kushtetutës, që mundëson themelimin e Gjykatës Speciale, e prezantoi para deputetëve kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Isa Mustafa. Kundër themelimit të Gjykatës Speciale ishin tri partitë politike opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën. Kjo është lista e plotë e…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, katër vite më parë, pikërisht më 3 gusht 2015 kanë votuar pro ndryshimit të amendamentit kushtetues, që i hapi rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.Ishin 82 vota pro, 5 kundër dhe një abstenim, që i hapën rrugë Qeverisë t’i dërgojë edhe dy projektligje të tjera për Specialen.Opozita ishte ajo që u tregua më e zëshmja në kundërshtimin e themelimit të Gjykatës Speciale, duke e quajtur të padrejtë, selektive dhe e cila do ta cenojë sovranitetin e vendit. Qeveria dhe pozita e quajtën të padrejtë këtë votim, por të domosdoshme për t’i hequr dyshimet për krime të…
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se qëndrimi i këtij subjekti partiak për të shkuar në zgjedhje ishte i dijshëm – qysh nga dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj.Krasniqi ka deklaruar se PDK vlerëson që është i domosdoshëm një vendim qytetar për qeverinë e ardhshme dhe se vendimet rreth këtyre çështjeve në këtë subjekt i merr lideri i saj Kadri Veseli, dhe jo dikush tjetër. ”Është e qartë nga deklarimet e partive politike parlamentare dhe joparlamenteare, se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe qëndrimi i PDK-së ka qenë i qartë. Prandaj Kadri Veseli…
Gjykata Speciale e ka ftuar për intervistim një kosovar që gjatë kohës së luftës ishte 14 vjeç. Bëhet fjalë për zyrtarin në Ministrinë e Drejtësisë, Rilind Berishën.Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha ka thënë se kjo është ftesa më e befasishme që ka marrë ndonjë herë, derisa ka njoftuar se do të paraqitet në Gjykatë më 5 gusht. “Me datë 18.07.2019 kam marrë ftesën ma të befasishme në jetën time. Më 5 gusht duhet të paraqitem para Gjykatës Speciale në Hagë. Nuk e di arsyen për të cilën do të intervistohem, nëse veç mund ta përdorim…
Lidhja Demokratike e Kosovës po përballet me momentet e fundit që do të përmbyllin procesin e zgjedhjeve të brendshme në këtë parti.Që nga marsi, LDK ka filluar të zgjedhë kryetarët e degëve, derisa i gjithë ky proces do të finalizohet këtë të shtunë, kur edhe do të votohet për atë që do të udhëheq me pozitën e të parit në katër vitet e ardhshme. Emrat e atyre që u përfolën se synojnë pozitën u përhapën dita ditës, ani pse në këtë parti, duke u thirrur në statut që nga fillimi u munduan që gjithçka sa i përket pretendentëve të mbetet…
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri dhe shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti, në postime në llogaritë e tyre në rrjetin social Facebook, kanë njoftuar se delegatët e tyre janë gati për kuvendin zgjedhor të partisë që do të mbahet të shtunën në ora 10:00.Haziri, në një fotografi me delegatët e qytetit të Gjilanit, ka shkruar se “ushtarët” e tij janë unik. “LDK besë e shpresë për Kosovën. Delegatët e Gjilanit gati e unik për Kuvendin e IX! Uniteti mbi të gjitha” shkroi ai. Ndërsa Hoti, njoftoi se dega e Rahovecit e mbajti mbledhjen përgatitore…
Kryetari i Autoritetit Rregullativ të Telekomunikimve, Kreshnik Gashi, javën e ardhshme do t`i presë në takime të ndara përfaqësuesit e Telekomit dhe Z-Mobile për ta sqaruar përfundimin e partneritetit 10-vjeçar.Gashi ka treguar të gjitha procedurat deri në sqarimin e plotë të periudhës transitore të caktuar nga Telekomi në lidhje me 300 mijë numrat që deri tani ishin në shfrytëzim nga Z-Mobile.Autoriteti Rregullativ i Telekomunikimve Elektronike dhe Postare, ende nuk e ka vendosur të deklarohet rreth menaxhimit të 300 mijë numrave të cilët deri tash i ka shfrytëzuar Z Mobile.Kryetari i ARKEP-it, Kreshnik Gashi, thotë për RTK se kjo do të…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, sot i ka kthyer përgjigje Presidentit të Republikës, Hashim Thaçit, në letrën që ky i dyti i dërgoi sot për t’i kërkuar nëse ka propozim tjetër për mandatar të Qeverisë.Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi, tha se të hënën në mbledhjen e kryesisë do të dihet se cila është rruga më e shpejt për zgjedhjet që do të mbahen së shpejti. “Veprimi i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli është veprim i mirë dhe i natyrshëm, si udhëheqës i koalicionit që deri tani ka qenë bartës, por edhe si kryetar…

