Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të RMV-së, Timço Mucunski u takua sot, në kuadër të vizitës së tij të punës në Katar, me zv. kryeministrin dhe Ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Katarit, Sheikh Saud bin Abdulrahman bin Hassan bin Ali Al Thani.
Siç njoftoi Mucunski, në takim u diskutuan mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, dhe u shkëmbyen mendime mbi sfidat aktuale rajonale dhe ndërkombëtare të sigurisë.
“Diskutuam për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Gjithashtu shkëmbyem mendime mbi sfidat aktuale rajonale dhe ndërkombëtare të sigurisë. Theksova rolin tonë si shtet anëtar i NATO-s dhe përshëndeta rolin e Katarit si një partner i rëndësishëm i Aleancës”, thuhet në njoftimin e Ministrit të Punëve të Jashtme.
Mucunski shtoi se takimi konfirmoi gjithashtu angazhimin e përbashkët për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë duke forcuar dialogun dhe duke promovuar bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh.


