Lideri i rikonfimuar i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se Shefi i ri i Qeverisë do të jetë zyrtari i Partisë që ka përkrahjen më të madhe në elektorat. Në këtë mënyrë, Mustafa ka dhënë shenjat e para se në ballë të LDK’së mund të jenë Vjosa Osmani dhe deputetët tjerë që kanë marrë vota shumë në procesin zgjedhor.Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani kanë shtrënguar duart sot pas zgjedhjes së Kryetarit të ri të LDK’së. Osmani e ka uruar për fitoren e re ish-Kryeministrin e Kosovës. Mirëpo, Isa Mustafa ka dërguar mesazhe se kush mund të jetë Shef i Qeverisë…
Author: almakos
Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur Kuvendin e nëntë zgjedhor. Në këtë Kuvend Isa Mustafa u rizgjodh kryetar i parisë. Zgjedhja e tij u bë me aklamacionTë pakënaqur me mënyrën se si u rizgjodh Mustafa në krye të partisë ishin ish-kryetari Fatmir Sejdiu dhe Melihate Tërmkolli. Tërmkolli doli nga salla ku po mbahej Kuvendi zgjedhor ndërkaq pas daljes tha se brenda e kërkoi fjalën por nuk iu dha. “Unë e kërkova fjalën dhe nuk mu dha, por kjo ndoshta nuk është e çuditshme, sepse në krye të LDK’së e kemi njeriun që ka qenë Ministër i Rrahman Morinës, dhe…
Alsat 2019-08-03T13:40:45+02:00 Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se dëshiron që trupat amerikane të largohen nga Afganistani para zgjedhjeve presidenciale në nëntor të vitit 2020. Këto deklarata vijnë pas citimeve të mediave amerikane se SHBA-ja është e gatshme të tërheq një numër të madh të trupave nga Afganistani në këmbim garanimit të negociatave nga talibanët me Kabulin për t’i dhënë fund luftës 18 vjeçare. Gazeta Uashington Post dhe agjencia e lajmeve CNN kanë cituar burime duke thënë që numri i ushtarëve do të shkonte nga 14,000 deri në 8,000 – 9,000 si pjesë e marrëveshjes për paqe për…
Numri i aksidenteve në komunikacion është vazhdon të rritet dukshëm.Vetëm në 24 orët e fundit në territorin e Kosovës janë shkaktuar 73 aksidente. Ndërkaq 50 prej tyre ishin vetëm me dëme materiale, ndërsa 23 me të lënduar. Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 1383 tiketa trafiku për shoferët e papërgjegjshëm. Gjatë ditës së djeshme, policia arrestoi 25 persona, ku 13 u dërguan në mbajtje e katër në vuajtje të dënimit.
Lidhja Demokratike e Kosovës sot rizgjodhi kryetar të saj, Isa Mustafën.Lideri i LDK-së u pa i shoqëruar nga djali i tij që po e ndihmonte të ecte, shkruan Indeksonline. Pas zgjedhjes kryetar, anëtarë u afruan tek tavolina e Mustafës për ta uruar. Ajo që ra në sy, ishte momenti kur Vjosa Osmani u afrua dhe ia uroj fitoren Isa Mustafës. Vlen të kujtojmë që në vitin 2015-të, Osmani kishte pasur mosmarrëveshje me Mustafën. Por duket se marrëdhëniet e tyre janë rregulluar. Isa Mustafa u zgjodh Kryetar i LDK-së me shumicë votash. Ky do të jetë mandati i tretë i tij…
Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli, e ka uruar liderin e LDK’së, Isa Mustafën, për rizgjedhjen e tij në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pacolli është shprehur se e ka telefonuar Mustafën pak pas procesit dhe ia ka uruar pozitën e të parit të LDK’së, shkruan Express.“Sapo e urova ish kryeministrin e Kosovës z.Isa Mustafa për rizgjedhjen e tij në krye të LDK. Uniteti i faktorit politik në vend është shumē i rëndësishëm përballë sfidave madhore që e presin shtetin tonë”, ka deklaruar Pacolli. Ndryshe, Isa Mustafa është bërë Shef i ri i LDK’së edhe për katër vjet. Ai është…
Alsat 2019-08-03T13:03:34+02:00 kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se sot i ka bërë ftesë publike të gjitha partive politike që në zgjedhje të hyjnë të ndara duke lënë mundësin e hapur të koalicioneve pas zgjedhore, megjithatë ka mohuar se do të bëjnë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës. Mustafa pasi ka kërfunduar kuvendi zgjedhor i LDK-së, ka vlerësuar se ky proces është kryer me sukses dhe se qëllim kanë pasur forcimin e LDK-së.”Ky proces ka qenë krejtësisht demokratik e i hapur dhe çdo njëri e ka pas mundësinë të kandidojë edhe sot, edhe gjatë proceseve zgjedhore nëpër degë”,…
Këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latfii, i ka quajtur viktima të rinjtë e LDK’së që s’e thanë asnjë fjalë për rizgjedhjen e Isa Mustafës në krye të LDK’së.Ai ka thënë se “Brezi i Republikës” është viktime e mendjelehtësisë së tyre. Ka thënë se Isa Mustafa është qe 40 vjet në skenën politike dhe i mësuar me intriga. “Të rinjtë shpesh janë viktima të mendjelehtësisë së tyre! Si kjo “gjenerata e republikës” e LDK-së, siç po e quajnë veten me këtë emër të pakuptimtë. Ua ka marrë mendja se munden lehtë t’ia marrin partinë Isa Mustafës, duke harruar faktin se ai…
Kryetari i Podujevës, Agim Veliu ka thënë se në përgjithësi Kuvendi i Përgjithshëm ka kaluar në mënyrë të rregullt.Ai ka thënë se ka pasur gatishmëri të jetë në krye të LDK’së derisa ka thënë se në fund u morën vesh për kandidat konsusual/ “Më tepër ka pasur përfolje. Është lakuar emri im. Nuk e kam shprehë publikisht asnjëherë”, ka thënë ai. “Kam pasur gatishmëri për ta udhëhequr Lidhjen Demokratike. Kemi arritur konsensus që z. Mustafa të jetë edhe më tutje Kryetar i LDK’së”, ka thënë Veliu. Ai ka thënë se Statuti i LDK’së është zbatuar në përpikëri edhe kur është…
Isa Mustafa është bërë Shef i ri i LDK’së edhe për katër vjet. Ai është votuar me aklamacion dhe ka qenë i vetmi kandidat për Kryetar të partisë. Por, procesi zgjedhor i kësaj partie i ka penguar disa anëtarëve të saj. Ka qenë Melihate e cila ka thënë se një proces i tillë si ky i sotmi nuk ka ndodhur as në kohën komuniste duke thënë se tash në krye të LDK’së është vënë ministri i Rrahman Morinës. Por Mustafa, pas rizgjedhjes si kryetar i LDK’së, la deklaruar se nuk e ka në plan të merret me deklaratat e Tërmkollit…
Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se ka tentuat ta dhunojë një femër.“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili dyshohet se me forcë është futur në banesën e viktimës femër K/Shqiptare dhe kishte tentuar ta dhunojë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton Telegrafi. Policia bën të ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.
Alsat 2019-08-03T11:56:12+02:00 Në organizim të Shoqatës së bletarëve “Matica”, me mbështetje të Komunës së Strugës dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave prej sot deri më 5 gusht në sheshin e qytetit do të mbahet panairi i mjaltit. Në manifestimin që mbahet vitin e pestë me radhë në Strugë, përveç mjaltit, vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë edhe prodhime të mjaltit, pelta, poleni, propolisi. Do të mund të blejnë prodhime dhe preparate të cilat përdoren në bletari. Në Panairin, prodhime të bletëve do të ofrojnë bletarët nga Struga, Ohri, Manastiri, Kërçova, Koçani dhe Makedonski Brod, ndërsa pjesëmarrje…

