Alsat 2019-08-03T13:03:34+02:00
kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se sot i ka bërë ftesë publike të gjitha partive politike që në zgjedhje të hyjnë të ndara duke lënë mundësin e hapur të koalicioneve pas zgjedhore, megjithatë ka mohuar se do të bëjnë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.
Mustafa pasi ka kërfunduar kuvendi zgjedhor i LDK-së, ka vlerësuar se ky proces është kryer me sukses dhe se qëllim kanë pasur forcimin e LDK-së.”Ky proces ka qenë krejtësisht demokratik e i hapur dhe çdo njëri e ka pas mundësinë të kandidojë edhe sot, edhe gjatë proceseve zgjedhore nëpër degë”, shtoi Mustafa.
Ndërsa, foli edhe për ftesën që iu ka bërë subjekteve tjera politike.“Sot kam bërë ftesë publike të gjitha partive politike që në zgjedhje të hyjmë një nga një në fazën e parë, pastaj faza e dytë mund të na bashkojë”, tha Mustafa.Ai nuk deshi të komentojë deklaratën e Melihte Tërmkollit, e cila e quajti ministër të Rrahman Morinës, veçse tha se ka qenë ministër i Republikës së Kosovës.”Kam biseduar presidentin Sejdiu para disa dite, i kam uruar sukses dhe kur të kryhet Kuvendi të ndahemi mirë”, tha ai.
Kurse, ka mohuar zërat që tanimë ka marrëveshje brenda LDK-së për kandidatin e tyre për kryeministër.”Nuk bëjmë koalicion me PDK-në. E kush do të jetë kandidat për kryeministër tha se do të vendose këshilli i përgjithshëm. Tash për tash nuk ka marrëveshje me askënd për këtë”, shtoi Mustafa./KosovaPress/
Loading…


