Author: almakos

Alsat 2019-08-03T15:54:23+02:00 Pushimet verore kanë ngrirë negociatat mes pushtetit dhe opozitës mbi Ligjin për Prokurorinë Publike. Palët janë duke negociuar për propozimin e pushtetit por mbi kërkesat e opozitës. Ndërkohë ekspertët vlerësojnë se partitë politike duhet tërhiqen nga negociatat. Sipas juristit, Gordan Kallajxhiev, ligji duhet t’i kthehet grupit të ekspertëve. Sipas tij, Prokuroria Publike duhet pavarësuar duke filluar nga kryeprokurori dhe deri tek përfshirja e ekipit të PSP-së në Prokurori, për të cilën vlerëson se nuk mund të bëhet me marrëveshje politike. Kallajxhiev propozon modelin italian të Prokurorisë, ku organi akuzës në çështjen penale është i pavarur dhe ka peshën…

Lexo më Shumë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj nesër do ta vizitojë qytetin e Gjilanit.I sapo aderuari në këtë parti, ish ministri i Tregtisë, Bajram Hasani, ka njoftuar se sot AAK-së do t’i bashkohen qindra gjilanas. “Nesër ( e diel), lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj njëherësh kryeministër i Republikës së Kosovës, do ta vizitojë Gjilanin. Gjatë kësaj vizite qindra qytetarë do t’i bashkohen familjes së madhe AAK”, ka shkruar Hasani në Facebook. “Të gjithë ju që doni që ne të jemi vet zot në shtetin tonë, ju që nuk doni që kufijtë e Kosovës të negociohen, apo ndryshohen, ju…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-03T15:36:23+02:00 Shoferët kanë blerë mbi 5,000 kartela elektronike dhe etiketa për të lehtësuar pagesën në pikë pagesat rrugore në korridorin 10. Muajin e kaluar, që nga fillimi i pagesës në mënyrë elektronike, deri në 200 etiketa dhe kartela janë shitur çdo ditë. Koncepti origjinal që e bëmë ishte parashikuar të shesim rreth 5,000 etiketa dhe kartela në muaj. Numri i 5,048 etiketave dhe kartelave për 20 ditë është dëshmi se performanca është pak më e lartë se pritjet tona. Unë mendoj se në të ardhmen qytetarët që pak më shumë ngecin në pikat e pagesave, kur e shohin momentin…

Lexo më Shumë

Koordinatori i Departamentit të ShBA-ve për luftë kundër terrorizmit, Nathan A. Sales përmes një raporti zyrtare ka treguar se rreth 1200 militantë të ISIS gjendën në Evropë.Për të ndalur qarkullimin e tyre dhe që të mos e kalojnë kufirin, Sales dha një propozim, shkruan Indeksonline. Ai tha se ShBA do të ndihmojë shtetet për realizuar rezolutën 2396 të Këshillit të Sigurimit. Kjo rezolutë u kërkon shteteve të përdorin mjete shqyrtimi siç janë biometrikët dhe listat e shikimit, për të parandaluar njerëzit e rrezikshëm që të kalojnë kufirin.

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-03T15:31:28+02:00 Qytetarët të cilët për transport shfrytëzojnë autobusët privat thuajse ” përvëlohen” derisa arrijnë në destinacionin e tyre. Në temperatura të larta mbi 35 gradë celsius, autobusët privat qarkullojnë pa kondicioner. Qytetarët mezi përballojnë qëndrimin e tyre brenda autobusit, duke kërkuar mënyra të ndryshme për tu freskuar. Me këtë problem përballen edhe një pjesë e autobusëve publik. “Ne jemi më të moshuar dhe mund ta përballojmë. Duhet të kenë edhe këta sikur ata të tjerët”. “Jo, në këto privat nuk ka. Nuk është e përballueshme, e dini edhe vet. Vozitësit e din pse, secili e mirëmban makinën e vet…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-03T15:26:09+02:00 Mbrëmë pas mesnate në fshatin Çajle të Gostivarit, është arrestuar 53 vjeçari B.H, pasi gjatë ahengut familjar që është organizuar në oborrin e shtëpisë së tij, dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri pistoletë, dhe ka plagosur dy gra nga fshati Çajle, H.I, 44 dhe M.M, 35 vjeçe. Dy grat e lënduara janë dërguar në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit Ferid Murat për t`iu dhënë ndihmën e parë. Nga plagët e mara, njëra nga zonjat është dërguar në Klinikat e Shkupit.Prokurori Publik dhe SPB Gostivar kanë kryer hetimet në vendin e ngjarjes, ndërsa i privuari nga liria B.…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka folur sot për zgjedhjet e brendshme në LDK, të cilat kulmuan me rizgjedhjen e Isa Mustafës në krye të LDK’së edhe për një mandat.Ai ka thënë se është në dijeni të asaj se çfarë po ndodh në skenën politike në Prishtinë por që nuk dëshiron të ndërhyjë. “Sot është e rëndësishme të shohim se kush do të jetë kryetar i ri, Lutfi Haziri apo Isa Mustafa, por megjithatë nuk do të thoja se pse e gjithë kjo ka rëndësi. Serbia do të vazhdojë të ndjek gjithçka që po ndodh, dhe do të shohim se…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-03T15:19:54+02:00 Para pak çasteve, ka shpërthyer zjarr në një shtëpi në fshatin Shipkovicë të Tetovës, njoftojnë nga Njësia territoriale kundër zjarrit në Tetovë.Menjëherë pas paraqitjes së rastit, dy automjete të zjarrfikësve kanë dalë në terren për të shuar zjarri, ndërkohë deri në këto momente, zjarri vetëm se është lokalizuar, ndërsa objekti i banimit vazhdon edhe më tej të digjet, shkaku i terrenit të vështirë për qasje, dhe pamundësisë që makinat për shuarje të ofrohen afër vatrës së zjarrit. Sipas informatave nga terreni, shtëpia në momentin e shpërthimit të zjarrit ka qenë e banuar, por me intervenimin e fshatarëve, personat…

Lexo më Shumë

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në disa takime radhazi në prag të Kuvendit të IX-të zgjedhor kishte bërë përpjekje për të gjetur një kandidat për kryetar që do të ishte unifikues për të gjithë partinë.Ndërkohë pas takimit të fundit të Kryesisë së LDK’së të mbajtur dje, partia ishte pajtuar që Isa Mustafa ta drejtonte LDK’në edhe për një mandat, për të ruajtur unitetin dhe për të mos lejuar ndonjë përçarje eventuale që mund të rridhte si pasojë e rivalitetit të brendshëm në  LDK. Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar Isa Mustafa sot u rizgjodh me aklamacion edhe për një mandat…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-03T14:47:40+02:00 Dy gra janë lënduar gjatë të shtënave me armë zjarri në një dasmë në fshatin Çajle të Gostivarit. Menjëherë pas plagosjes gratë janë dërguar në spitalin e Gostivarit, ndërsa personi i cili dyshohet se ka gjuajtur është privuar nga liria. Sipas informatave të SPB-së Tetovë, gjysmë ore pas mesnate në oborrin e shtëpisë familjare të B.H. (53), derisa ka zgjatur dasma, ka pasur gjuajtje me armë. Në rrethana ende të paqarta ka ardhur deri te plagosja e grave të cilat kanë marrë pjesë në dasmë. Të lënduarat H.I.(44) dhe M.M.(35) janë dërguar në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit…

Lexo më Shumë

Pas rizgjedhjes në krye të LDK’së, Isa Mustafën e ka uruar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.“Urimet më të mira mikut tim Isa Mustafa në Kosovë, për rizgjedhjen në krye të LDK. Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike, i uroj suksese bashkë me LDK në sfidat për zhvillimin ekonomik, forcimin e shtetit të Kosovës dhe integrimin euroatlantik të saj”, shprehet Basha. Isa Mustafa është rizgjedhur sot kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e nëntë zgjedhor.  Mustafa mori shumicën e votave nga 354 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve. Synime për kryetar ka pasur…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-03T14:17:31+02:00 Këtë verë, Shkupi është bërë tërheqës për shumë turistë të huaj. Frekuentim më i madh i tyre vërehet në pjesën e Çarshisë së Vjetër. Disa nga turistët e anketuar nga Alsat thonë se multi-kulturalizmi është ajo që më së shumti i tërheq ata për ta vizituar Maqedoninë e Veriut. “Unë dua të shoh objektet historike këtu dhe kulturën. Këtu ka kaq shumë kultura të ndryshme. Sot është dita e dytë që po qëndroj në Shkup, gjithsej tre ditë do jem këtu. Vijmë nga Gjermania, ndërsa jemi turq”. “Ne do qëndrojmë katër ditë këtu. Kjo është hera e parë…

Lexo më Shumë