Pa ndryshimin e klimës të shkaktuar nga aktivitetet e njeriut, temperaturat që goditën Europën Perëndimore në fund të korrikut do të duhet të ishin të paktën nga 1,5 gradë Celsius deri në 3 gradë Celsius më të ulëta, sipas përllogaritjeve të një grupi shkencëtarësh.Temperatura rekord u regjistruan në disa shtete gjatë kalimit të valës së të nxehtit, brenda një harku të shkurtër kohor por intensiv. Termometri shënoi 42,6 gradë Celsius në Paris dhe në Lingen, në Gjermani 41,8 gradë Celsius në Begijnendijk, në veri të Belgjikës, dhe 40,4 gradë Celsius në jug të Holandës. Temperatura të pazakonta u shënuan në Britaninë…
Author: almakos
Lidhja Demokratike e Kosovës sot mbajti Konventën e IX-të zgjedhore, ku me aklamacion u rizgjodh në krye të partisë Isa Mustafa. Ndonëse ende nuk janë kryer procedurat për zgjedhjen e nënkryetarëve dhe të kryesisë, po aludohen disa emra brenda partisë që kanë gjasa të mëdha të kandidohen për kryeministër të Kosovës. Lutfi Haziri, edhe pse lë të kuptohet se ka ambicie të kandidojë për shef të Qeverisë, ai e pranon se gjasa të mëdha për këtë post ka Vjosa Osmani, me të cilën para pak kohësh pati mosmarrëveshje.Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka thënë se është herët të spekulohet për…
Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu mbështetjen e tij për integrimin e Kinës dhe Rusisë, në një traktat të ri të mundshëm për raketat bërthamore që do të zëvendësonte traktatin emblematik INF, përfundimi i së cilit u nënshkrua zyrtarisht një ditë më parë.”Ne do të donim të përfshinim Kinën në një moment të caktuar”, deklaroi ai të premten, pasi siguroi një ditë më parë se Rusia kërkon të ndërmarrë diçka në lidhje me një traktat bërthamor. Ai shtoi se do të ishte një gjë shumë e mirë për botën dhe për të tre shtetet.
Në shtatë muajt e këtij viti, 132 persona në Kosovë janë raportuar të zhdukur nga Policia e Kosovës.Këto të dhëna të policisë, tregojnë se numri i të zhdukur nga rreth 100 sa ishtë në gjashtëmujorin e parë, është rritur për 32 më shumë. Në përgjigjën e tyre, ata nuk kanë treguar se cilës gjini më shumë i përkasin, mirëpo, që dihet që shumicën e rastëve, janë vajzat. Ndërsa, edhe mosha, në shumë raste janë ato të moshës se re, ku prindërit e tyre raportojnë në polici për zhdukjen e fëmijëve të tyre. Edhe në raportin e sotëm e Policisë është…
Para pak çastesh në Kumanovë policia ka ndaluar një furgon me 21 emigrant, të cilët si destinacion të fundit kishin vendet e BE-së. The post Kapet furgoni me 21 emigrant në Kumanovë appeared first on ALSAT-M.
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Arbanë të Prizrenit.Në këtë aksident janë përfshirë një automjet me targa të huaja dhe një motoçiklistë. Nga ky aksident lëndime të rënda ka pësuar motoçiklisti. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë nga Prizreni, Vesel Gashi. “Në këtë aksident janë përfshirë një automjet me targa të huaja dhe një motoçikletë, deri tek aksidenti ka ardhur nga mosrespektimi i shenjave – mos dhënia e përparësisë njëri-tjetrit”. “Motoristi ka pësuar lëndime të rënda trupore edhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Prizrenit”, deklaroi Gashi për Klankosova. Ekipet përkatëse…
Janë afër 5 mijë zyrtarë publikë të kategorive të ndryshme që Ligji i obligon për deklarim të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.Muaj më vonë, ky institucion ka nisur një proces tjetër. 20% e këtyre zyrtarëve po i nënshtrohen verifikimit të plotë të pasurisë së deklaruar. Shefi i divizionit për deklarim të pasurisë në AKK, Agron Behrami thote se jo vetëm të zgjedhurit me short, por edhe rastet e dyshimta verifikohen nga ta. E rezultatet e këtij procesi pritet të shihen tek në fund të këtij viti. Për ata që deklarojnë rrejshëm pasurinë, Ligji parasheh edhe ndjekje penale. [embedded content] Por,…
Në Belgjikë, një grua u gjet gjallë pasi kishte mbetur e bllokuar në makinën e saj për pothuajse një javë gjatë valës së fundit të nxehtësisë që goditi vendin.Sipas BBC, Corine Bastide, 45 vjeçe, kishte humbur afër qytetit Liege, më 23 korrik, dy ditë para se temperaturat të arrinin në 41,7 gradë Celcius. Makina e saj përfundoi në një hendek në një zonë të izoluar, ku gruaja ishte plagosur në kolonën vertebrale duke mos qënë e aftë për të dalë nga automjeti. Edhe pse e dehidratuar rëndë, ajo arriti të qëndrojë e vetëdijshme dhe mbijetoi duke pirë ujin e shiut.…
Sipas UNICEF-it, rreth 38 mijë fëmijë me nevoja të veçanta në Kosovë besohet se nuk do të jenë pjesë e procesit mësimor nga një shtatori, kur edhe fillon viti i ri shkollor. Sipas organizatave vendore e ndërkombëtare, këta fëmijë janë lënë pas dore nga shoqëria dhe institucionet. Bazuar në Ligjin për arsim parauniversitar, çdo fëmije me nevoja të veçanta, duhet t’i mundësohet qasja dhe përfshirja në edukim të rregullt.Lumturie Vorfi nga Gjakova kujdeset për djalin e saj, Lionin, 14-vjeçar, i cili është me aftësi të veçanta. Prej vitesh Lumturia është munduar të shoqërojë Lionin me bashkëmoshatarët, por vazhdimisht e ka…
Studentja 19-vjeçare nga Britania, e cila humbi jetën pasi u hodh nga aeroplani përjetoi sulm paniku.Ajo udhëtoi drejt Madagaskarit me një aeroplan të vogël për të hulumtuar rreth species së gaforreve, të cilin e financoi vetë. E gjithë kjo punë duket se ndikoi në gjendjen e saj psikologjike. Sipas mediave të huaja, në një moment, Alana Cutland u çorientua dhe mendoi se do ta burgosnin autoritetet e Madagaskarit nëse nuk do përfundonte detyrën. Personat që kanë qëndruar pranë saj thonë se në fillim ishte shumë e entuziazmuar kur filloi projektin, por gjendja e saj emocionale ndryshoi rrugës. Ajo ra nga një lartësi mbi 1…
Vetëm tetë nga 23 kandidatë demokratë për zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2020 u kualifikuan për debatin e tretë televiziv, që do të zhvillohet më 12 shtator në Hjuston dhe që do të transmetohet nga rrjetet informative ABC dhe Univision.Ata janë ish-zëvendëspresidenti Joe Biden, senatorët senatori Bernie Sanders, Elizabeth Warren, Kamala Harris, Cory Boorker dhe Amy Klobuchar, kryetari i bashkisës së South Bend, Pete Buttigieg dhe ish-deputeti Beto O’Rourke. Kandidatët e tjerë kanë edhe një muaj kohë për të përmirësuar dy kërkesat themelore për të marrë pjesë në debat. Kërkesa e parë ka të bëjë me grumbullimin e kontributeve nga…
Alsat 2019-08-03T18:49:57+02:00 Një shkupjane e ka mbytur nënën e vet në shtëpinë e vet në rrugën “Risto Rovanovski”, ndërsa rastin e ka paraqitur personalisht në stacionin policor Karposh. MPB njoftoi se viktima ka qenë e moshës 74 vjeçare, ndërsa zyrtarët policorë pas denoncimet kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur trupin e pajetë. Nga ana e mjekut të ndihmës së shpejtë është konstatuar vdekje. Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i viktimës është dhënë për autopsi, ndërsa e bija e saj është mbajtur në stacion policor për masa të mëtutjeshme penale. Loading…

