Author: almakos

Për skeptikët se mund të ketë probleme finaciare Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, Ministri në detyrë i Financave Bedri Hamza, jep përgjigje të saktë se ka para.Mbajtja e zgjedhjeve të Parakohshme, jo domosdoshmërisht do ta prodhojë shpejt Qeverinë. E në rast të vonesave, siç ka ndodhur në të kaluarën, atëherë rrezikon të shtyhet edhe votimi i buxhetit. Kjo më pas do të shkaktonte goxha telashe. Por Ministri i Financave në detyrë, Bedri Hamza, beson që diçka e tillë nuk do të ndodhë. Alokimi i mjeteve për zgjedhje nuk është ndonjë problem ka theksuar Hamza,…

Lexo më Shumë

Akuza për kërcënime e mungesë demokracie e përcollën edhe një tjetër kuvend të LDK-së.Para fillimit të punimeve, Fatmir Sejdiu, ia zgjati dorën Isa Mustafës, por nga aty doli i mposhtur për herë të tretë nga i njëjti njeri. Pasi nuk mori votat e mjaftueshme të delegatëve për t’u nominuar për kandidat, Sejdiu doli i pari nga kuvendi i pakënaqur, pasi sipas tij, delegatët nuk votuan lirshëm. Por, më ashpër është shprehur anëtarja dhe ish-deputetja e kësaj partie, Melihate Tërmkolli, që doli menjëherë pas Sejdiut. Ngjarje të tilla, sipas saj, nuk kanë ndodhur as në periudha komuniste, duke shtuar se delegatët,…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara kanë ndëshkuar Rusinë me një raund të ri sanksionesh lidhur me helmimin vjet të një ish-agjenti të dyfishtë dhe vajzës së tij.Departamenti amerikan i Shtetit tha permes një deklarate se masat e reja “do të pengojnë lëvrimin e kredive apo të ndihmave të tjera financiare për Rusinë nga institucione ndërkombëtare si Banka Botërore apo Fondi Monetar Ndërkombëtar”. Gjithashtu, bankave amerikane nuk u lejohet të angazhohen në transaksione financiare me Rusinë. Po ashtu do të rikthehen në veprim politikat që nuk lejojnë nxjerrjen e lejeve për eksportim në Rusi të materialeve kimike e biologjike që përfshihen në listën…

Lexo më Shumë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Sipas njoftimit, të dielën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Shtypja atmosferik do të shënoj ngritje graduale. Indeksi UV mbetet i lartë. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1-9m/s.

Lexo më Shumë

Shoqata e peshkatarëve rekreativ sportiv Trofta nga Peja raporton se në Lumbardhë po ndodh përsëri katastrofa.Ata kanë fotografuar peshqit e ngordhur dhe gjendjen e tmerrshme të ujit, dhe deklarojnë që kjo po vjen nga fabrika e djathit e cila po i liron mbetjet në Lumbardhë. Kjo Shoqatë kërkon reagim dhe përkrahje institucionale që të ndalet hedhja e mbetjeve në ujë, dukuri kjo shumë vjeçare.

Lexo më Shumë

Kolonat në pikat kufitare kanë vazhduar edhe në orët e mbrëmjes.Në Merdare, mërgimtarët po duhet të presin deri në pesë orë për të dalë nga Kosova. Tek Dheu i Bardhë pritjet arrijnë deri në 90 minuta për të hyrë në Kosovë, teksa janë shkaktuar kolona deri në 900 metra. Gjendje hiç më e mirë nuk është as në Mutivodë, teksa pritjet për të dalë nga territori i Republikës së Kosovës janë dy orë. Pritje ka edhe në Jarinje, teksa të njëjtat janë shkaktuar në hyrje të Kosovës.

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe njëri ndër figurat më të rëndësishme të partisë së tij, Sami Lushtaku, duket se e kanë lënë prapa një përplasje të javëve më parë.Pasi e kishte kërcënuar se do ta largonte nga PDK’ja, Veseli e Lushtaku janë bërë bashkë – për të ngrënë mish e për të pirë. Gazeta Express ka siguruar fotografi ku Veseli shihet duke masakruar qengja në Drenicë te Lushtaku. I pranishëm në Skenderaj, në ndejën e dy kokave të PDK’së, ndër të tjerë, ishte edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Përplasja mes Veselit e Lushtakut kishte ndodhur…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe njëri ndër figurat më të rëndësishme të partisë së tij, Sami Lushtaku, duket se e kanë lënë prapa një përplasje të javëve më parë.Pasi e kishte kërcënuar se do ta largonte nga PDK’ja, Veseli e Lushtaku janë bërë bashkë – për të ngrënë mish e për të pirë. Gazeta Express ka siguruar fotografi ku Veseli shihet duke masakruar qengja në Drenicë te Lushtaku. I pranishëm në Skenderaj, në ndejën e dy kokave të PDK’së, ndër të tjerë, ishte edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Përplasja mes Veselit e Lushtakut kishte ndodhur…

Lexo më Shumë

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Agim Sopi, nga sot është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i LVV’së, Albin Kurti.Kurti në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se Sopi tashmë është pjesë e partisë së tij. Sopi është drejtor i Teatrit Kombëtar por ka një histori të gjatë në fushën e teatrit dhe kinematografisë. Me profesion regjisor, ai ka realizuar shumë shfaqje teatrore e filmike. Postimi i plotë i Albin Kurtit: Nga “Njeriu prej dheu” regjisor në Lëvizje Ka diplomuar e magjistruar në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin…

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot-Rreshen, në të cilin janë përfshirë katër automjete.Sipas policisë, nga aksidenti kanë marrë dëmtime shtetaset T.B., banuese në Kosovë dhe H.M.,banuese në Serbi. Të dyja të plagosurat janë transportuar në spitalin e Rreshenit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lexo më Shumë

Një veturë në Fushë Kosovë, para pak minutash është përfshirë nga flakët.Nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri te ky incident, mirëpo siç shihet në pamje, vetura ka qenë në lëvizje në kohën kur është përshirë nga flakët. Fatmirësisht pasagjerët kanë shpëtuar pa asnjë lëndim, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë dalë policia. Aty janë mbledhur edhe një numër i madh i qytetarëve të cilët janë munduar t’i dalin në ndihmë shoferit dhe pasagjerëve të tjerë që ndodheshin në veturë.

Lexo më Shumë

Një grup banorësh në Madagaskar kanë treguar tmerrin që panë me sy, kur parë studenten Alana Cutland të binte në tokë nga avioni.Ata u kanë treguar hetuesve se avioni po ecte rreth 1500 metra lart në qiellm kur papritur panë se diçka po binte me shpejtësi të frikshme drejt tokës. Ndërsa, dëshmitartë në avion kanë treguar se ajo qëndroi e varur për 2 minuta në derën e avionit, para se tu ikte nga duart pasagjerit dhe pilotit. Anëtarët e komunitetit u grumbulluan për të gjetur se ku ajo zbarkoi, por nuk arritën që ta gjenin. Një burim tha për “The…

Lexo më Shumë