Anëtari i kryesisë së PDK’së, Gani Koci, përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se i rizgjedhuri i LDK’së, Isa Mustafa, po i mashtron Agimin Lutën dhe Vjosën me pozitën e kryeministrit.Reagimin e tij e ka lidhur me një anekdotë, ku Isa Mustafa portretizohet si personazhi i famshëm i anekdotave, Nastradinin. Sipas një anekdode ai i mbante në disponim tri gratë e veta. Koci ka thënë se pikërisht më ketë strategji, Isa Mustafa po mashtron Lutën, Agimin e Vjosën me pozitën e kryeministrit. “Ishalla nuk i shkon ndërmend se Qeveria e Isës mund t’i ketë 3…
Author: almakos
Pas zgjedhjes së Isa Mustafës në postin e kryetarit të partisë, tashmë nga LDK’ja kanë filluar të dalin zëra publik në përkrahje të deputetes Vjosa Osmani për kandidate të kësaj partie për kryeministre në zgjedhjet e ardhshme.Deputeti i kësaj partie, Haxhi Avdyli, thotë se Vjosa Osmani është duke u përkrahur nga qytetarët në çdo sondazh që bëhet. Sipas tij dyshja Osmani-Mustafa, do të ndihmojë Kosovën që të kthehet në binarët e zhvillimit dhe progresit, shkruan Gazeta Express. “LDK vazhdon edhe 4 vite me liderin e saj Isa Mustafa që mban stabilitetin dhe unitetin e saj. Kurse ndryshimi dhe fitorja e…
Keru i PSD’së dhe Prishtinës, Shpendi Ahmeti, e ka uruar Isa Mustafën në rizgjedhjen e tij në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke kërkuar më shumë drejtësi, zhvillim, barazi dhe mirëqenje për qytetarët.Ahmeti uroi Mustafën në emrin e tij dhe të Partisë Socialdemokrate, dhe uroj që këto zgjedhje t’i shërbejnë Kosovës. Isa Mustafa ka theksuar sot përsëri se me PDK’në nuk do të ketë koalicion. Derisa për koalicione me PSD’në e Ahmetit dhe partitë e tjera ende nuk ka shprehur qëndrim. Aktualisht, Kosova nuk ka Qeveri. Kryeministri ka dhënë dorëheqje. Është paralajmëruar se të hënën do të mblidhet Kryesia…
Nisma Socialdemokrate ka vazhduar takimet me strukturat drejtuese të degëve të tyre anekënd vendit.Sekretari i Përgjithshëm i këtij subjekti, Bilall Sherifi se bashku me dy ministrat anetare te kryesise Endrit Shala dhe Skender Reçica kanë zhvilluar takime me degët e Nismës në Kamenicë dhe Gjilan. Krejt këto takime janë në funksion të mobilizimit për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen shpejtë. “Në vazhdën e takimeve të punës me strukturat udhëheqëse të degëve të NISMËS Socialdemokrate, në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sot së bashku me anëtarët e kryesisë dhe ministrat Endrit Shala dhe Skender Reçica ishim…
Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje po e kërkojnë ndihmën e Isa Mustafës dhe LDK’së që ta bëjnë Albin Kurtin Kryeministër. Po thonë se nëse Isa Mustafa s’i ndihmon Kurtit të bëhet Shef i Qeverisë do të ndëshkohet me vota nga qytetarët.Yll Rugova e ka përdorë strategjinë e njëjtë me Albin Kurtit kur i ka kërkuar sot Isa Mustafës të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Anëtari i VV’së që dikur i thurte lavde Shpend Ahmetit e më vonë akuzonte rëndë, ka folur me kompetencë të plotë, në emër të qytetarëve të Kosovës. Ka thënë se ata po presin një koalicion VV-LDK. Madje,…
Ish-Nënkryetari i LDK’së, Sabri Hamiti ka vendosur të mos jetë pjesë e strukturave të LDK’së. Ai sot është zgjedhur në Këshillin e Përgjithshëm. Mirëpo, ka kërkuar t’i hiqet emri pasi s’dëshiron të merret më me politikë. Ka qenë njëri prej themeluesve të LDK’së. Mik i Ibrahim Rugovës. Është plagosur më 1998 në derë të banesës në lagjen Dardania në Prishtinë.Profesori i Letërsisë, miku dhe kolegu i Ibrahim Rugovës, Sabri Hamit , i ka dhënë fund angazhimit politik në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur anëtari i LDK’së, Visar Berisha. “Pasi u propozua dhe u zgjodh pjesë…
Derisa të gjithë kishin hequr dorë për t’i hyrë garës për kryetar të LDK’së dhe ishin pajtuar që Isa Mustafa të jetë kandidat konsensual për kreun e partisë, Famtir Sejdiu nuk e kishte bërë një gjë të tillë, shkruan Gazeta Express.Ai në Kuvendin e sotëm të LDK’së ka tentuar që të sfidojë Isa Mustafën, megjithatë nuk ka arritur që të marrë votat e mjaftueshme që do të miratonin kandidaturën e tij për kryetar të LDK’së. E pas kësaj, ish-presidenti Sejdiu i është drejtuar delegatëve të LDK’së, duke u thënë se shpreson që nuk kanë qenë të shantazhuar kur kanë votuar…
Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka zgjedhur të hesht pas konfirmimit të Isa Mustafës në krye të LDK-së.Veseli i cili nuk e ka uruar fare kryetarin e ri të partisë më të madhe në vend, po qëndron në Prizren ku po organizohet Festivali i përvjetshëm i filmit “DokuFest”. Veseli në Facebook ka shkruar se ky festival është ngjarja më e rëndësishme artistike në Kosovë. “Festivali i filmit “DokuFest”, që ndez çdo vit atmosferën në qytetin e bukur të Prizrenit, është ngjarja më e rëndësishme artistike në Kosovë që na bën të gjithëve krenarë. Përgëzoj e falenderoj organizatorët dhe vullnetarët e…
Kryetarja e Alternativës dhe ish-Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka uruar Isa Mustafën për rizgjedhjen në krye të LDK-së.Alternativa përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se Kryetarja e këtij subjekti i ka uruar mandatin e fituar në krye të partisë më të madhe në vend. Urimi i Mimoza Kusari- Lilës: I nderuari Kryetar Mustafa, Me vëmendje këtyre ditëve, sikur të gjithë në Kosovë, përcollëm procesin zgjedhor në LDK. Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Alternativës, të ju uroj edhe për një mandat të fituar në krye të partisë më të madhe në Kosovë. Uroj…
Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëron një valë sulmesh terroriste brenda fundit të vitit.Në një raport të përpiluar nga Këshilli i Sigurimit, specialistët theksojnë se lëvizjet ekstremiste islamiste vijojnë të përbëjnë një kërcënim serioz në botë. Autorët ngrenë shqetësimin për rreth 30 mijë luftëtarë që nga viti 2004 i janë bashkuar kalifatit të ISIS, al-Kaedës apo grupeve të ngjashme. Mendohet se rreth 2 mijë ekstremistë kanë mundur të rikthehen vetëm në Europë, ku po ndikojnë në radikalizimin e personave të varfër, te të burgosurit, të përbuzurit ose të nënvlerësuarit nga shoqëria. Në raport përmendet edhe rasti i kthimit të mbi…
Alsat 2019-08-03T16:10:36+02:00 Vlera e automjeteve që do të subvencionohen nga shtetit nuk duhet të jetë më e lartë se 12 mijë euro. Kështu qëndron në ligjin për automjetet që është miratuar në Kuvend, javën e kaluar. Përveç nga sallonet, makinat e vjetra qytetarët mund t’i zëvendësojnë edhe në pikat tjera të shitjes., por ato që do të subvencionohen nga shtetit duhet të kenë së paku standardin ekologjik 5. Këtë e thotë në një intervistë për Alsat, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi duke prezantuar edhe detaje tjera nga ligji për automjetet, që ka zgjuar interes në opinion. [embedded content] Loading…
Alsat 2019-08-03T16:01:12+02:00 VMRO-DPMNE opozitare kërkoi nga Prokuroria për ndjekjen e kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit t’i hetojë transaksionet lidhur me organizatën joqeveritare të Bojan Jovanovskit i njohur si Boki 13, që sipas tyre ka indikacione për kriminalitet. [embedded content] Zonjës të cilës një biznesmen ndërtimi nga Manastiri i ka dhënë 750 mijë euro për ide për ndërtimin e banesave, pohon se të gjitha paratë ia kanë marrë nga Lidhja ndërkombëtare e Bokit, Remenski dhe Kostadinov. Ku përfunduan ato para? Vallë funksionarët e LSDM-së i kanë ndihmuar Bokit të zhvat 750 mijë euro dhe nëse pas kësaj i kanë ndihmuar t’ia…

