Anëtari i kryesisë së PDK’së, Gani Koci, përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se i rizgjedhuri i LDK’së, Isa Mustafa, po i mashtron Agimin Lutën dhe Vjosën me pozitën e kryeministrit.
Reagimin e tij e ka lidhur me një anekdotë, ku Isa Mustafa portretizohet si personazhi i famshëm i anekdotave, Nastradinin. Sipas një anekdode ai i mbante në disponim tri gratë e veta.
Koci ka thënë se pikërisht më ketë strategji, Isa Mustafa po mashtron Lutën, Agimin e Vjosën me pozitën e kryeministrit.
“Ishalla nuk i shkon ndërmend se Qeveria e Isës mund t’i ketë 3 Kryeministrrrrrra!”, ka shkruar Koci.


