Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka zgjedhur të hesht pas konfirmimit të Isa Mustafës në krye të LDK-së.
Veseli i cili nuk e ka uruar fare kryetarin e ri të partisë më të madhe në vend, po qëndron në Prizren ku po organizohet Festivali i përvjetshëm i filmit “DokuFest”.
Veseli në Facebook ka shkruar se ky festival është ngjarja më e rëndësishme artistike në Kosovë.
“Festivali i filmit “DokuFest”, që ndez çdo vit atmosferën në qytetin e bukur të Prizrenit, është ngjarja më e rëndësishme artistike në Kosovë që na bën të gjithëve krenarë. Përgëzoj e falenderoj organizatorët dhe vullnetarët e DokuFest-it që kanë arritur ta përfshijnë këtë festival në listën 10 më të mirëve të Evropës duke ngritur lart reputacionin e Kosovës në hartën ndërkombëtare të jetës kulturore”, ka shkruar Veseli në Facebook. /Express/



