Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë ditës së djeshme e mbajti Kuvendin e saj të Nëntë Zgjdhor përmes së cilit u rionfirmua posti i kryetarit për Isa Mstafën.Një ditë pas marrjes së timonit të LDK’së, Mustafa ka falënderuar delegatët që ia besuan atij postin e të partit të partisë. Por Isa Mustafa nuk i përmendi incidentet e as deklaratat e Fatmir Sjediut e Melihate Tërmkollit të cilët e quajtën procesin si jo demokratik. “Dje përfunduam Kuvendin e Nëntë Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nga 355 delegat, edhe pse në periudhë pushimesh, morën pjesë 350, që flet për përgjegjësinë e lartë…
Author: almakos
Duke zbuluar në qytetin e Glinës një bust për presidentin e parë të Kroacisë, Franjo Tugjman, presidentja aktuale e vendit, Kolinda Grabar-Kitaroviç deklaroi se, për hir të paqes dhe të së ardhmes, Kroacia kishte falur shumë gjëra, por krimet e luftës duhej të hetoheshin dhe të penalizoheshin.“Ne kemi falur shumë gjëra për hir të paqes dhe të së ardhmes, por duhet të hetojmë dhe ndjekim penalisht krimet e luftës, kjo është ajo që shteti kroat u detyrohet viktimave”, deklaroi presidentja në Glinë, 70 kilometra në jug të Zagrebit, ku mori pjesë në ceremonitë për Ditën e Fitores, Ditën e Falënderimeve…
Vetëm 19 minuta para se ta fillonte sulmin në qytetin El Paso, Patrick Crusius, 21 vjeçar kishte ngarkuar në internet një shënim në të cilin i tregonte arsyet se pse po e bënte atë veprim. Sipas tij, ideja pas sulmit është për ta parandaluar “pushtimin e Teksasit nga hispanikët”.Në tekstin prej 2.300 fjalës, ai e ka shkruar planin e tij për sulmin terrorist, e që nëse do të mbijetonte e nuk do të kapej, do t’i vazhdonte sulmet e tij në pjesë tjera të vendit e që kjo do bënte që “së shpejti njerëzit të zëvendësohen etnikisht”. Gjithashtu, në sulmin…
Anëtarja e LDK’së, Donika Gërvalla, ka kërkuar publikisht informacione se sa delegatë e kanë votuar Isa Mustafën për Shef të Partisë, në Kuvendin e Përgjithshëm, që u mbajt të shtunën.Ajo ka thënë se nëse s’janë shënuar sa vota janë për, sa kundër dhe sa kanë abstenuar, votimi do të shpallet i pavlefshëm. “Me sa vota për, sa kundër dhe sa abstenime u zgjodh dje Isa Mustafa me aklamacion në krye të LDK-së? Edhe kur zgjedhja bëhet me duar të ngritura, ato duar duhen numëruar me pedantëri dhe shënuar në procesverbal. Perndryshe votimi është i pavlefshem dhe duhet përsëritur”, ka shkruar…
Sekretari i Përgjithshëm i AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se partia e Ramush Haradinaj është e para në sondazhet që janë bërë kohëve të fundit. Ka thënë se kanë dalë 22 për qind të përkrahjes popullore ndërsa Haraadinajn e përkrahin 55 për qind e tyre.“Në bazë të sondazheve të fundit, të jashtme, të opinionit publik, sikur zgjedhjet të mbaheshin sot, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të fitonte mbi 22 përqind të votave. Kjo do ta nxirrte AAK-në, partinë numër 1 në vend, pra fituese të zgjedhjeve. Sipas sondazhit, kjo lidhet fortë me përkahjen që qytetarët i japin punës dhe…
Alsat 2019-08-04T12:30:56+02:00 Një person humbi jetën, ndërsa një adoleshent është lënduar rëndë në aksidentin e djeshëm që ndodhi në rrugën magjistrale Prilep-Manastir në fshatin Topollçan, kumtoi MPB. Në aksidentin mes automjetit “Opel Astra” me targa të Berovës i drejtuar nga Gj.M.(60) nga Berova, dhe automjetit “Citroen Berlingo” me targa të Manastirit, i drejtuar nga Z.S. (46) nga Manastiri, janë lënduar edhe tre persona. Në vendin e ngjarjes ka vdekur Z.S. ndërsa lëndime të rënda ka marrë bashkudhëtari i automjetit “Opel Astra” i cili ka qenë adoleshent. Janë lënduar edhe shoferi dhe dy bashkudhëtarët në “Opel”. Të gjithë janë dërguar në…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka vlerësuar se ka shumë vende të bukura për t’i vizituar në Kosovë.Punonjësit e kësaj ambasade në Kosovë, së fundmi kanë vizituar shpellën Radavc në Pejë për të parë se nga buron lumi Drin. “Ka kaq shumë bukuri për të eksploruar në Kosovën e bukur – disa prej ekipit të Ambasadës patën fatin ta vizitojnë Shpellën Radavc në Pejë, për të parë se nga buron lumi Drin. Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e Ambasadës në gjuhën angleze. [embedded content]
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli po cilësohet i pafuqishëm për të ndërmarrë reformat në partinë e tij, përkundër se qysh para një muaji ishte shumë i zëshëm për t’i larguar nga strukturat e partisë dhe pozitat publike të gjithë personat me aktakuzaMos guximi që të ndërmarrë një hap të tillë ndaj njerëzve të fuqishëm në parti, rrethanat e reja politike dhe mundësia e shfrytëzimit të këtyre figurave të rëndësishme në lista zgjedhore, po konsiderohet nga njohësit politik se e ka detyruar Veselin të bëjë një hap prapa në këtë tentativë. Ndërkohë, zyrtarë të PDK-së i mohojnë gjitha këto pretendime për…
Qytetarët në Kosovë ende vazhdojnë t’i përleshin qentë e tyre edhe pse kjo është e jashtëligjshme. Në pamje të dërguara nga lexuesi i Gazetës Express, shihet se si disa persona shikojnë dhe filmojnë qentë teksa përleshen.E kjo nuk po i le përshtypje as personave të tjerë të cilët ndodhen rreth tyre. E gjithë ngjarja ka ndodhur në fshatin Savrovë të komunës së Therandës. Përleshjet e qenve kanë ndodhur edhe më parë. Edhe pse ligji e ndalon rreptësishtë, qytetarët vazhdojnë që t’i rrezikojnë qentë e tyre, e madje në disa raste edhe deri në gjakosje. /GazetaExpress/
Alsat 2019-08-04T11:38:22+02:00 Pesë zyrtarë policorë në vendkalimin kufitar mes M.Veriore dhe Greqisë “Bogorodica” janë arrestuar për mitmarrje. Sipas të dhënave policore, tek ata kontrolli i brendshëm ka gjetur 822 euro si dhe sasi alkooli.Gjatë ditës pritet që policët e arrestuar t’i dorëzohen Prokurorisë për procedim të mëtutjeshëm. Loading…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tronditur nja dy sulme sot. Njëri ka ndodhur në qytetin El Paso të Teksasit dhe tjetri në Deyton të Ohaios.Nga sulmi i Teksasit u vranë 22 persona dhe mbetën të plagosur 26 të tjerë. Derisa në sulmin e qytetit të Deytonit në Ohaio 9 përsona u vranë dhe 16 u plagosën. Në Teksas masakra ndodhi në një qendër të rrjetit “Walmart” në afërsi të Cielo Vista Mall, disa kilometra nga kufiri SHBA-Meksikë. Autori i ngjarjes së Teksasit është një 21-vjeçar, i cili i armatosur me një kallashnikov AK-47 u fut në qendrën tregtare nga…
Në sulmin e dytë që ndodhi brenda 24 orëve në SHBA, përkatësisht në Ohio mbetën të vdekur 9 persona dhe shumë të tjerë u plagosën.Policia lokale ka konfirmuar se kryrësi i veprës tashmë është vrarë. FBI ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetimet

