Qytetarët në Kosovë ende vazhdojnë t’i përleshin qentë e tyre edhe pse kjo është e jashtëligjshme. Në pamje të dërguara nga lexuesi i Gazetës Express, shihet se si disa persona shikojnë dhe filmojnë qentë teksa përleshen.
E kjo nuk po i le përshtypje as personave të tjerë të cilët ndodhen rreth tyre.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në fshatin Savrovë të komunës së Therandës.
Përleshjet e qenve kanë ndodhur edhe më parë. Edhe pse ligji e ndalon rreptësishtë, qytetarët vazhdojnë që t’i rrezikojnë qentë e tyre, e madje në disa raste edhe deri në gjakosje. /GazetaExpress/



