Author: almakos

Autoritetet e Kroacisë kanë ashpërsuar masat ligjore ndaj të gjithë shkelësve të rregullave në komunikacion.Me ndryshimet në Ligjin për siguri në komunikacion që ka hyrë në fuqi më 1 gusht është definuar edhe distanca e sigurisë ndërmjet veturave në rrugë, hapësirë gjatë së cilës makina kalon me shpejtësinë më të lartë të lejuar për dy sekonda që është koha mesatare e reagimit gjatë frenimit para veturës që ndodhet para. Nëse makina vozitet ngadalë, në kolonë, distanca e paraparë është më së paku një sekondë. Gjoba për mos respektim të distancës së sigurisë është 270 euro. Për të paralajmëruar drejtuesit e…

Lexo më Shumë

Një mesazh në shishe dërguar nga Hawaii është gjetur duke lundruar në një lumë në Kaliforni pasi udhëtoi për më shumë se një dekadë në Paqësor.Mediat amerikane raportuan se Eric McDermott (30) në muajin prill gjeti mesazhin në shishe nga viti 2006, në të cilin shkruante emri i tre fëmijëve dhe adresa në Oklahoma. McDermott mori pjesë në një aksion pastrimi në veri të San Francisko-s kur hasi në mesazhin në shishe. Pas disa muajsh kërkim të familjes, u zbulua se ajo jeton vetëm disa kilometra nga vendi ku gjeti mesazhin. “Bota funksionon në mënyrë të çuditshme”, tha McDermott. Familja…

Lexo më Shumë

Kryetari i Degës së LDK’së në Lipjan, Imri Ahmeti, ka thënë se asnjëherë s’kanë diskutuar për emrin e kandidatit për Kryeministër. Ka thënë se përpos Vjosa Osmanit edhe shumë të tjerë mund të jenë kandidat për Shef të Qeverisë së ardhshme.“Edhe Vjosa dhe shumë të tjerë kanë kapacitete dhe mund të jenë kandidat për Kryeministër. Aktualisht nuk është biseduar anjëherë zyrtarisht për këtë çështje”, ka thënë Ahmeti, në një bisedë për Express. Lidhja Demokratike e Kosovës, të shtunën, e votoi Isa Mustafën për Shef të Partisë, me aklamacion, pa asnjë kundërkandidat. Ndërkohë, ende s’janë votuar pozitat tjera duke përfshirë Kryesinë,…

Lexo më Shumë

Dy vite më parë, këngëtarja e njohur Selena Gomez, ndau me ndjekësit e saj në Instagram një foto ku shfaqej në spital së bashku me mikeshën e saj më të mirë, Francia Raisa.Dy vajzat shfaqeshin duke shtrënguar duart me njëra-tjetrën dhe krahas postimit Selena tregonte se Francia i kishte shpëtuar jetën, pasi i kishte dhuruar veshkën. Mirëpo, dy vite pas këtij gjesti emocionues, Selena nuk i flet më ish-shoqes së saj të ngushtë. “People” ka treguar se arsyeja e zënkës është fakti se Francia i kishte tërhequr disa herë vërejtje Selenës që të bënte kujdes me shëndetin pas operacionit, por…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, gjatë intervistës 45/45 në KosovaPress, u tregua shumë kritik për shefin e diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli.Hasani tha se nuk do t’i falet koalicionit PAN që i ka besuar një dikaster kaq të rëndësishëm një njeriu që sipas tij për një kohë të gjatë ka bërë biznes me vendin armik të Kosovës, si Rusia. Sipas tij, Pacolli nuk e ka bagazhin intelektual për të udhëhequr me Ministrinë e Jashtme, ndërsa shtoi se sjelljet e tij janë ordinere dhe të rrugaçëve. “Unë besoj që PDK-së kurrë nuk do t’i falet që në shërbim të jashtëm ta lënë…

Lexo më Shumë

Është viti i tret që GjirafaVideo VR Cinema është kinemaja e 10-të e DokuFest ku mund të shkoni dhe të përjetoni një eksperiencë krejt ndryshe të shikuari film.Janë pesë filma të ndryshëm që mund të e zgjedhni dhe të shkëputeni nga realiteti. Kjo kino gjendet ne Kej në Prizren, ku këtë vit përpos filmave të gjithë të apasionuarit e lojërave mund të shkoni dhe të luani Fortnite, CS:GO, Dota, PS4 etj. Nuk përfundon me kaq, më e veçanta këtë vit është Kuizi online që do të ketë çdo natë duke filluar nga dje. Kuizi udheheqet nga moderatorja Arta Nitaj dhe…

Lexo më Shumë

Këshilltari i lartë i kryeministrit të Britanisë së Madhe, Dominic Cummings, ka thënë se tani është shumë vonë për ta parandaluar një Brexit pa marrëveshje sepse tashmë Boris Johnson nuk mundet që të organizojë edhe zgjedhje edhe votëbesim deri më 31 tetor.Cummings pretendoi se tashmë është shumë vonë për ata që duan të qëndrojnë në Bashkimin Evropian dhe nuk mund ta detyrojnë kryeministrin Johnson që ta largojë vendin nga BE’ja me një marrëveshje. Nëse Johnson detyrohet ta dërgojë vendin në zgjedhje, me gjasë ato do t’i fitonte lideri i opozitës Jeremy Corbyn i cili më pas do ta ndalonte një…

Lexo më Shumë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Time Kadrijaj është ish-pjesëtarja e fundit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ka pranuar ftesë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale.Ndonëse ende nuk e di cilësinë në të cilën është ftuar që të dëshmojë, deputetja Kadrijaj thotë se nuk ka vendosur nëse do të qëndrojë në heshtje apo do të përgjigjet në pyetjet e Prokurorit të Specializuar. “Do të kontaktoj me ndonjë prej avokatëve tonë dhe varësisht prej rekomandimeve që do të marrë prej avokatit edhe do të veproj. Unë jam e lumtur për atë periudhë kohore të jetës sime. Është periudha më e ndritshme…

Lexo më Shumë

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka apeluar që të kursehet uji i pijshëm në të kundërtën rajoni i Prishtinës do të përballet me mungesa në furnizim të rregullt.Sipas kësaj kompanie, furnizimi global me ujë kërcënohet vazhdimisht, gjithnjë e më shumë nga ndryshimet klimatike, mbikonsumi dhe menaxhimi. “Furnizimi global me ujë kërcënohet vazhdimisht, gjithnjë e më shumë nga ndryshimet klimatike, mbikonsumin dhe menaxhim. Apelojmë të kursehet uji i pijshëm, në të kundërtën do të përballemi me mungesa në furnizim të rregullt”, ka thënë Ilir Abdullahu – kryeshef i KUR “Prishtina”.

Lexo më Shumë

Punëtorët e sektorit publik dhe privat të Kosovës ende vazhdojnë të punojnë pa sigurime shëndetësore. Nga të gjithë punëtorët që marrin paga nga buxheti i shtetit, për policët po konsiderohet mëse i domosdoshëm.Shteti vazhdon të premtojë këtë sigurim dhe mbledhjen e premiumeve, por një gjë e tillë nuk po ndodhë. Pavarësisht se ekziston Ligji për Sigurimet Shëndetësore, implementimi i tij po shihet i pamundur për shkak të mungesës së buxhetit. Nuk janë të pakta rastet, kur në krye të detyrës, policët e Kosovës lëndohen, 19 prej tyre edhe e kanë gjetur vdekjen. Policët po vazhdojnë të kryejnë operacione të rrezikshme,…

Lexo më Shumë

Ilustrim Alsat 2019-08-04T15:49:00+02:00 Të shtunën mbrëma, rreth orës 19:00, në autostradën drejt pikës kufitare në Tabanovc policia e Kumanovës ka kapur një furgon në të cilin po transportoheshin migrantë. Burime policore për Alsat bëjnë të ditur se në furgonin i cili është drejtuar nga 35 vjeçari nga Gjevgjelia janë gjetur gjithsej 21 migrantë të gjithë shtetas të Bangladeshit. Shoferi ka tentuar t’i shmanget policisë por është kapur dhe arrestuar nga policia. Një furgon tjetër është në tunelin Gjevgjeli-Demir Kapi në të cilin janë gjetur 24 migrantë ilegal shtetas të Afganistanit, Pakistanit dh Bangladeshit. Shoferi 37 vjeçar nga Velesi bashkë me…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-04T15:39:36+02:00 Nga rishikimi eventual i buxhetit do të varet nëse këtë vit do të startoj masa për subvencionimin e pajisjeve të gazit nëpër automjete. Me këtë masë duhet të sigurohet kthimi i mjeteve deri në 50% të shumës, por jo më shumë se 300 euro. Por, për shkak të pushimeve vjetore dhe fundjavës, nga Ministria e financave nuk morëm përgjigje nëse gjatë rishikimit do të ketë mjete për këtë masë, edhe pse praktikë është që të sigurohen mjete për prioritetet e institucioneve. Zëvendës- ministrja e financave, Shyrete Elezi para dy javëve paralajmëroi që rishikimi mund të ndodhë në shtator…

Lexo më Shumë