Ilustrim
Alsat 2019-08-04T15:49:00+02:00
Të shtunën mbrëma, rreth orës 19:00, në autostradën drejt pikës kufitare në Tabanovc policia e Kumanovës ka kapur një furgon në të cilin po transportoheshin migrantë. Burime policore për Alsat bëjnë të ditur se në furgonin i cili është drejtuar nga 35 vjeçari nga Gjevgjelia janë gjetur gjithsej 21 migrantë të gjithë shtetas të Bangladeshit. Shoferi ka tentuar t’i shmanget policisë por është kapur dhe arrestuar nga policia. Një furgon tjetër është në tunelin Gjevgjeli-Demir Kapi në të cilin janë gjetur 24 migrantë ilegal shtetas të Afganistanit, Pakistanit dh Bangladeshit. Shoferi 37 vjeçar nga Velesi bashkë me migrantët janë dërguar në stacionin policor më të afërt dhe po merren masat e nevojshme. Në dëshminë e parë, migrantët kanë pranuar se transportin e kanë paguar për t’i dërguar deri në vendkalimin kufitar Tabanovc.
Alsat
Loading…



