Në 4 muajt e parë të këtij viti, qytetarët e Kosovës kanë pranuar afro 19 milionë euro më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, nga familjarët e tyre mërgimtarë. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, dërgesat e mërgimtarëve për familjarët e tyre në Kosovë që ndryshe njihen si remitenca, çdo herë kanë pas trend të rritjes.Financimet e qytetarëve të Kosovës nga bashkatdhetarët që jetojnë në mërgim e që ndryshe njihen si remitenca, gjatë 4 muajve të parë të këtij viti janë rritur për më shumë se 18 milionë euro, krahasuar me periudhën e…
Author: almakos
Irani ka marrë nën kontroll një çisternë të huaj detare së bashku me ekuipazhin. Njoftimin e bëri media shtetërore iraniane të dielën, duke bërë të ditur se e kishte rrëmbyer çisternën gjatë kësaj jave, duke shënuar rastin e tretë brenda një muaji që Roja Revolucionare Iraniane merr nën kontroll një çisternë të huaj.Në deklaratën e Rojes Revolucionare Iraniane thuhet se anija u mor të mërkurën pranë Ishullit Farsi, në veri të Ngushticës së Hormuzit. Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve, IRNA njofton se anija kishte 700 000 litra karburant iranian që po transportohej drejt vendeve arabe të Gjirit Persik. Nuk thuhej…
Klubi i natës “Transit” në Pejë ishte cak i një sulmi me raketahedhëse disa netë më parë. Nga ky sulm fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar pasi që në kohën që u hedh mjeti shpërthyes nuk kishte ndonjë festë brenda në diskotekë.Dëmi ka mundësi të ketë qenë shumë më i madh, por fati deshi që kjo raketë të shpërthej në strukturën e betonit që e mban këtë diskotekë e cila ka arritur të neutralizojë impaktin. Mirëpo vetëm dy netë më vonë dy bomba janë hedhur në parkingun e kësaj diskoteke duke shkaktuar dëme të mëdha në veturat që ishin parkuar…
Ish-ministri dhe tani anëtar i Kryesisë së AAK-së, Bajram Hasani, përmes një shkrimi në llogarinë e vet në Facebook , ka shkruar se të dielën AAK-së në Gjilan iu bashkuan 244 anëtarë të rinj.“244 anëtarë të ri iu bashkuan sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan. Ata iu bashkuan liderit të vendimeve të mëdha, Ramush Haradinaj. Faleminderit atyre që më ndoqën pas! Faleminderit të gjithë juve që na besoni”. Ai ka thënë se bashkë do ta bëjnë më të mirën për Kosovën. Vetëm bashkë ne e bëjmë më të mirën për Kosovën tonë!”, ka shkruar Bajram Hasani.
Lëvizja Vetëvendosje, dega në Shqipëri ka kërkuar që të hiqet taksa në “Rrugën e Kombit”.Përmes një njoftimi, VV vlerëson se qeveria Rama po lumturon ata që janë kundër bashkimit kombëtar, ndërsa po pengojnë zhvillimin e ekonomisë kombëtare dhe po rrisin pabarazinë dhe mirëmbajnë padrejtësitë. “Tarifat e larta përbëjnë shkelje të së drejtës së lëvizjes së lirë, duke qenë se udhëtarëve u mungon rruga alternative. Sipas Instatit, në muajin e parë të vendosjes së tarifave, numri i hyrjeve të shqiptarëve të Kosovës u ul me 11%, në raport me të njëjtin muaj një vit më herët, ndërsa hyrjet në maj të…
Pak ditë na ndajnë nga festa e Kurban Bajramit.Këtë festë edhe këtë vit e shoqëron organizimi tradicional për grumbullimin dhe prerjen e kurbanit si dhe shpërndarjen e mishit.E si zakonisht me këtë organizim po merret Bashkësia Islame e Kosovës.Sekretari i BIKU-T, Ahmet Sadriu tregoi se çmimi për një Kurban këtë vit do të jetë 120 euro. ‘’Ne paraprakisht e kemi caktuar dhe çmimin e kurbanit që është 120 euro për 1 kurban dhe i kemi njoftua të gjitha këshillat të gjithë xhematin, lajmërimet janë bërë nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës. Bashkësia Islame ka bërë organizimin e therjes edhe viteve tjera”,…
Sot ndërroi jetë gazetarja dhe poetja e njohur Burbuqe Rushiti.Burbuqja ka punuar disa vjet në ish Radio Televizionin e Prishtinës, në Redaksinë e Kulturës, ndërsa më pas ishte korrespodente e disa mediave në Turqi përfshirë edhe televizionin NTV. Burbuqe Rushiti është autore e disa përmbledhjeve me poezi. Burbuqja është marrë edhe me përkthime në prozë dhe në poezi, si dhe me kritikë letrare. Varrimi i Burbuqe Rushitit bëhet nesër në orën 17:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se sot në subkejtin e tyre është antarësaur Dr. Jahja Koka nga Gjakova.Lajmin e ka bërë të ditur lideri i kësaj Lëvizje, Albin Kurti, në llogarinë e tij në Facebook. Koka është Doktor Shkence në Institutin Lomonosov në Moskë, ku ishte student i nobelistëve Basov dhe Prokhorov. Tutje, Koka ishte doktori i parë i holografisë laserike në ish-Jugosllavi, si dhe ka botuar shumë artikuj në gazeta prestigjioze si New York Times, Washington Times, Herlad Tribune etj.. Ky është shkrimi i plotë i Albin Kurtit: Prof. Dr. Jahja Koka u anëtarësua në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. I…
Simo Pietiläinen është një avokat finlandez i cili kishte punuar në misionin e EULEX-it në Kosovë.Ai ka rrëfyer për një gazetë finlandeze, përvojën e tij katër vjeçare në Kosovë. Fillimisht, rastin e plagosjes së tre personave në Finlandë nga një biznesmen shqiptar, ish punonjësi i EULEX-it në Kosovë, e ka ndërlidhur me gjendjen aktuale në vendin tonë. Ai ka deklaruar se në gjykatat e Kosovës, është nivel i lartë i rasteve të korrupsionit. Sipas Simo Pietiläinen, përveç rasteve të krimeve e urrejtjes, ka edhe raste të gjakmarrjes. “Të akuzuarit, shpesh i shmangen burgut duke dhënë ryshfet apo ikjes së përgjegjësisë…
I sapo aterruari në partinë AAK, Bajram Hasani, ka mbajtur sot fjalimin e parë partiak gjatë një tubimi të AAK’së në qytetin e tij të lindjes, Gjilanin.Ish-ministri i Tregtisë, që erdhi në AAK nga partia e Nismës, tregoi se si kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj nuk lejonte fjalime të gjata në projektpropozimet e ministrave në mbledhjet e Qeverisë. “Kur mbanim mbledhjet dhe fjalimet zgjatnin shumë, kryeministri i binte butë mikrofonit në mënyrë që të e bëntë të ditur të mos e zgjatnim shumë dhe të përfundonim”, tregoi Hasani. “Kjo bënte që të përgatitnim fjalime të shkurtëra, dhe tani ndihem i…
Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur sot një takim me qytetarët e Gjilanit në këtë qytet.Tubimi ishte bërë në emër të partisë që ai kryeson AAK. Në këtë fjalim, Haradinaj foli për shumë çështje, e njëra nga to ishte edhe ligji për Trepçën. Ai falenderoi të gjitha subjektet politike që ndihmuan në miratimin e këtij ligji. Por edhe tregoi se sa mjete do i sjellë kjo buxhetit të Kosovës. “I keni ekonomistat pyetni. Ata do iu tregojnë se Trepça do i sjell 500 milionë euro Kosovës”, ka thënë ai. “Këto para do jenë vetëm profti dhe jo…
Në krahasim me ditët e fundit ku pritjet dhe kolonat e gjata ishin në dalje të Kosovës nëpër pikëkalimet kufitare me Serbinë, sot janë rikthyer kolonat në hyrje të Kosovës.Në bazë të statistikave të fundit që ka publikuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, fluksi më i madh është në hyrje të Merdares, shkruan lajmi.net. Në këtë pikë kufitare, qytetarët për të hyrë në Kosovë janë duke pritur dy orë dhe kolona është e gjatë mbi një kilometër. Po ashtu pritje dhe kolonë ka edhe në dalje të Kosovës në këtë pikëkalim. Sipas statistikave, pritja është deri në 50 minuta kurse…

