Bashkatdhetarët të cilat ia kanë mësyrë vendeve evropiane ku ata jetojnë e veprojnë, janë përballur me pritje e kolona të gjata qysh në mëngjes në pikëkalimet kufitare.Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, fluksi më i madh është regjistruar në pikën kufitare në Merdare në dalje të Kosovës. Në këtë pikëkalim kufitar, qytetarët kanë pritur deri në dy orë ndërkaq kolona ka arritur deri në 500 metra. Edhe për të hyrë në Kosovë në Merdare ka pasur pritje dhe kolonë, ku sipas statistikave qytetarët kanë pritur deri në 30 minuta. Sipas kësaj qendre, nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare pritja…
Author: almakos
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur gjithsejtë 48 aksidente, ku prej tyre një ka qenë me fatalitet, 14 të tjerë me të lënduar dhe 33 pa lëndime.Po ashtu gjatë këtyre 24 orëve, policia ka shqiptuar 1055 tiketa trafiku. Zbritjet verore deri në -70% vlejnë vetëm edhe 1 ditë Gjithashtu janë arrestuar 28 persona, ku prej tyre 10 janë dërguar në mbajtje.
Një nga troftat e rralla, nisën të zhdukeshin në Lumin Lumbardh, krejt kjo si pasojë e mbetjeve që derdheshin nga fabrika e djathit në Grykën e Rugovës në Pejë, duke shkaktuar ngordhjen e tyre.Banorët kishin thënë se kjo s’ishte hera e parë që kishte ngordhje masive të peshqve të cilët dilnin shpesh në sipërfaqen e ujit, e për këtë pati reaguar edhe Shoqata “Trofta në Pejë”. Ndërsa mësohet se kjo fabrikë tashmë është mbyllur. Këtë mund ta shihni edhe përmes këtyre pamjeve ku i është vënë dryni.
Bau Market ka përgatitur ofertën e radhës për klientët besnik. Duke filluar nga data 05 deri me 11 korrik, plotësoni nevojat tuaja shtëpiake dhe të punës me shumë produkte, nga të gjitha kategoritë.Gjatë javës së maraklive, ju mund të gjeni kositëse kopshti vetlëvizëse për vetëm 99.90€, si dhe shumë pajisje të ndryshme për kopsht me çmime prej 1.29€. Gjithashtu, të gjithë admiruesit e pushimeve, mund të gjejnë luhatëse kopshti për 119€, duke kursyer 40€ vetëm në këtë produkt. Gjeni flladitëse shtëpiake për 18.90€ ose klime Bora Premium me dy vite garancion, per vetëm 219.90€. Këto super çmime do të ju…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do të takohet sot me Ambasadorin e SHBA’ve në Kosovë, Philip Kosnett.Këtë e ka bërë të ditur zyra për komunikim e LDK’së, ku ka njoftuar se ky takim do të zhvillohet në selinë e partisë. “Sot (e hënë), më datë 5 gusht 2019, në orën 11:00, në Selinë e LDK-së, kryetari Isa Mustafa mirëpret në takim Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett”, thuhet në njoftimin e LDK’së. Bëhet e ditur se mediat janë të lejuara të marrin vetëm pamje, ndërkaq pas takimit do të publikohet komunikatë përmes së cilës LDK’ja do…
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala sot do të intervistojë dy zyrtarë të tjerë.Fillimisht është paraparë intervistimi i kryesuesit të Bordit të Drejtorëve në ARKEP, Kreshnik Gashi. Ndërsa më pas edhe intervistimi i Besa Shatri-Berisha, kryesuese e Bordit të Drejtorëve në Telekomin e Kosovës. Mbledhja e Komisionit për Telekom do të mbahet prej orës 10:00.
Alsat 2019-08-05T08:46:58+02:00 Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) sot do ta mbajë seancën e 20-të në të cilën do të shqyrtohen propozim vendimet për shpalljen e të dhënave të besueshme dhe për autorizimin e personave për shpërndarjen dhe ruajtjen e çelësave të punës ose të kopjuar të sefave dhe dyerve të sigurisë. Në rend dite të seancës janë edhe përfundimet për lëndët e hapura me iniciativë vetanake, trajtimi i çështjeve nga sfera e parandalimit të korrupsionit, trajtimin e lëndëve për konflikt të mundshëm të interesave dhe trajtimi i lëndëve nga sfera e gjendjes pronësore. Loading…
Alsat 2019-08-05T08:38:32+02:00 Gjykata Penale sot do duhet të vendos nëse do të esktradohet apo jo ish pjesëtari i UÇK-së, Tomor Morina, i cili u arrestua në Bllacë me fletë-arrest nga Interpol-I, me kërkesë të Serbisë. Me qenë se kërkesa për ekstradimin e Tomor Morinës të premten arriti në Ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë dhe e njëjta sot do të dërgohet në Gjykatën Penale. Kërkesa e ekstradimit do ti dërgohet edhe dy ambasadave, të Kosovës dhe të Britanisë, me qenë se Morina ka dy shtetësi. Loading…
Rusia, si një partner strategjik, do të vazhdojë të na sigurojë një mbështetje, tha shefi i Shtabit të Ushtrisë Serbe, gjenerali Milan Mojsiloviq, duke deklaruar se kanë përkrahen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë.Mojsiloviq, i cili ishte për një vizitë zyrtare me kolegët e tij në Moskë, i tha Novostit se ata kishin analizuar posaçërisht situatën në Kosovë dhe shtoi se” lëvizjet e njëanshme të Prishtinës po rrezikonin situatën e sigurisë”, transmeton Klan Kosova.
Ky nuk është ndonjë njoftim i ri nga një ministri qeveritare, është një nga rezultatet që vjen me përdorimin e dy kalendarëve të ndryshëm.Bëhet fjalë për Muajin e Ramazanit, i cili para kohës së teleskopëve, u vëzhgua duke parë hënën e re me sy të lirë. Kjo pasi që Kalendari hënor dhe ciklet e hënës janë ato që diktojnë edhe se kur do të bjerë një ngjarje si Ramazani. Një pjesë e muajit hënor është se ajo lëviz përpara nga 10-11 ditë çdo vit. Dhe shkaku i kësaj, pritet që në vitin 2030, Ramazani do të bjerë sikurse në janar,…
Marie Trainer, 54 vjeçe është tmerruar kur është zgjuar nga koma pas 10 ditëve, pasi që kishte parë veten me duar dhe këmbë të amputuara.Ngjarja e tmerrshme kishte ndodhur si pasojë e bartjes së virusit nga qeni i saj, përkatësisht pasi që qeni ia kishte bartur bakterien duke e lëpirë pronaren, Trainer, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline. Trainer nga Ohajo, e cila me profesion ishte stiliste e flokëve kishte qenë me bashkëshortin e saj në pushime në Karaibe ku pas kthimit të tyre gjendja e saj u përkeqësua shumë shpejtë dhe ajo kishte sepse. Pas analizave të ndryshme doktorët konstatuan…
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Naser Rugova, ka bërë me dije se kjo parti do të garojë e vetme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.Ai ka thënë se tri partitë më të mëdha në vend LDK, PDK dhe LV do të duhej të garojnë të vetme për ta rikonfirmuar fuqinë në elektorat. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Rugova ka deklaruar se LDK-ja do ta ketë një kandidat konsensual për kryeministër. Ai ka thënë se, përveç Isa Mustafës, kandidatë seriozë për kryeministër janë edhe Lutfi Haziri, Vjosa Osmani dhe Kujtim Shala. Ai ka shprehur optimizëm se…

