Alsat 2019-08-03T11:51:25+02:00 Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata, përveç në “Bogorodicë” ku koha e pritjes është prej 10 deri 20 minuta., Në “Tabanovcë”, pritet prej 15 deri 30 minuta, kumtoi LAMM. LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit, dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë,Vinicë-Berovë dhe Koçan –…
Author: almakos
Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka thënë se ka kaluar një vit që kur Komuna e Gjakovës vullnetarisht i bëri publike kontratat publike në faqen e saj të internetit.Këtë e bëri të ditur ambasada me anë të një postimi në rrjetin socia Facebook. “Që kur u filluar publikimi i këtyre kontratave, deri tani 24 komuna kanë publikuar 2.051 kontrata në kontrata në faqet e tyre të internetit”. “E shkëlqyeshme për të parë udhëheqje pozitive dhe transparente”, ka shkruar Ambasada.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për media pas zgjedhjes së Isa Mustafës Kryetar të LDK-së me aklamacion.Ai tha se ideja e tij për një kandidat konsensual është aprovuar. “Është arritur që 4 kandidatura të mos kandidojnë. Me këtë është arritur që të bëhet marrëveshje për kandidat konsensual”, ka thënë Haziri. Haziri ka folur edhe për mos aprovimin e kandidaturës së Fatmir Sejdiut. Ai u shpreh se votat në demokraci nuk falen, duke iu referuar pretendimeve të Fatmir Sejdiut që nuk u la të kandidojë. Kryetari i Gjilanit tha se tash do të zgjedhën organet e tjera të LDK-së.…
Alsat 2019-08-03T11:16:19+02:00 Tridhjetepesë vjecari me iniciale D.L. nga Sveti Nikolla ka humbur jetën mbrëmë në Liqenin e Ohrit. Sic njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme D. L. (35) nga Sveti Nikolla ka kërcyer në plazhin Lagadin në Ohër dhe me kokë ka goditur një gurë.Gjatë rrugës për në Spital ai ka ndërruar jetë. Me kërkesë të Prokurit Publik trupi i vdekurit është dërguar për obduksion. Loading…
Deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli është prononcuar para mediave pasi ka folur rreth zgjedhjes së Isa Mustafës me aklamacion në krye të LDK-së.Tërmkolli ka thënë se ky Kuvendi Zgjedhor nuk ka ndodhur as në periudhën komuniste. “Mund të them me keqardhje, sot ndodhi nje veprim shumë i rëndë, që as në komunizëm nuk është vepruar kështu. As fjala nuk mu dha. Sepse në krye të LDK-së e kemi ministrin e Rrahman Morinës” është shprehur Tërmkolli. Tërmkolli ka thënë se zhvillimi i këtij kuvendi është i ngjashëm me metodat e shërbimeve të fshehta. Tërmkolli për Gazetën Express ditën e djeshme tha…
Isa Mustafa është bërë Shef i ri i LDK’së edhe për katër vjet. Ai është votuar me aklamacion dhe ka qenë i vetmi kandidat për Kryetar të partisë.Mustafa e ka kaluar pragun e 50+1 për qind e delegatëve për të hyrë në garën për Kryetar të Partisë. Ish-Kryeministri po shkon drejt një mandati të tretë për të udhëhequr partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova. Fatmir Sejdiu s’është lejuar as të kandidoi pasi s’ka pasur nënshkrimet e më shumë se gjysmës së delegateve.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, Ganimete Musliu, siç duket sot ka marrë një mision të veçantë. Ajo ka vendosur që ta kujdestarojë Kuvendin e Përgjithshëm Zgjedhor të LDK’së. “Me dyer te mbyllura dhe me sigurim special. Konsensuesi???”, ka shkruar ajo. E, LDK sot po e mbanë Kuvendin e IX Zgjedhor. Ky proces disa mujor është shoqëruar edhe me disa incidente, si rrahje me grushte e me karrige, të cilat gjatë tërë kohës janë minimizuar si zhvillime nga zyrtarë të kësaj partie. Në fillim të këtij procesi, emrat e disa zyrtarëve të LDK’së ishin përmendur si pretendentë…
Që nga 21 nëntori i vitit të kaluar, kur filloi së zbatuari taksa prej 100 për qind për mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, nuk ka pasur rritje të madhe të kontrabandës të mallrave nga Serbia.Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, tha se pjesa më e madhe e mallrave të kontrabanduara, janë nga Serbia, ndonëse sipas tij, pas vendosjes së taksës, janë kontrabanduar vetëm mallra ushqimore. “Para vendosjes së masës, kemi pasur mallra që janë kontrabanduar, por që kanë pasur vlera më të mëdha, derisa tani vërejmë kontrabandë, apo…
Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar Kuvendin IX Zgjedhor, ku do të votohet kryetari i partisë.Aktualisht, në këtë Kuvend Zgjedhor po e mban fjalën e tij kryetari aktual, Isa Mustafa. “Qëndroj që një dekadë në krye të LDK’së. Si kryetar i LDK;së dhe atyre që nuk janë në sallë arritëm që ta bëjmë LDKnë anëtare të partive Evropiane Popullore. Me vendosmërinë më të madhe kundërshtuam që të bëhën pazare me territorin e pavarësisë. Mbetemi gardianë të shtetësisë së Kosovës. LDK është e para me numrin e deputetëve dhe komunat më të rëndësishme. Ne kemi përpara një LDK me gjithë vlera”,…
Valon Murtezaj, Profesor i Universitetit të Parisit dhe anëtar i LDK-së, ka folur për T7 para fillimit të Kuvendit Zgjedhor të LDK-së.Ai ka thënë se ky kuvend është moment i rëndësishëm për LDK-në. “Është moment I rëndësishëm për LDK-në që me dalë e fuqishme nga ky Kuvend , me hy e fuqishme në zgjedhjet nacionale, prandaj secili duhet të jap kontributin e vetë në mënyrën më të sinqert që njerëzit e duhur të vijnë në pozitat e duhura”, ka thënë Murtezaj. Ai ka konfirmuar se në bisedimet e Kryesisë, Isa Mustafa është propozuar si kandidat konsensual. “Kandidatët ende s’janë propozuar.…
Ish- presidenti Fatmir Sejdiu, që ka udhëhequr më parë LDK’në, pak para fillimit të Kuvendit të nëntë Zgjedhor të LDK’së ka deklaruar se është i gatshëm që të kandidojë për kryetar të partisë.Në një deklaratë për T7, ish-kreu i LDK’së ka thënë se sot pret një proces të qetë zgjedhor. Ai thotë se asnjëherë nuk do të heq dorë nga gatishmëria për të qenë në krye të LDK’së. “Pres një përmbyllje të suksesshme nga zgjedhjet . Presim që të jetë një takim përmbyllës që do të hap shtigje të reja. Për mu është e rëndësishme që të këtë vend mbështetja…
Ish-Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani dhe Deputeti i LDK-së që vjen nga Gjilani në një prononcim për T7, ka konfirmuar se Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri nuk është kandidat për Kryetar të LDK-së.Rrahmani që është njëri nga 28 delegatët e Gjilanit në Kuvendi Zgjedhor të LDK-së ka thënë se Lutfi Haziri është tërhequr si rezultat i negociatave të brendshme. “Jo Lutfi Haziri nuk është kandidat për Kryetar të LDK-së si rezultat i bisedimeve dhe negociatave të brendshme të LDK-së për kandidatin konsensual”, ka thënë Rrahmani. Deputeti i LDK-së ka thënë se ky kuvend do të jetë solemn dhe shembull “Kuvendi…

