Alsat 2019-08-03T11:51:25+02:00
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata, përveç në “Bogorodicë” ku koha e pritjes është prej 10 deri 20 minuta., Në “Tabanovcë”, pritet prej 15 deri 30 minuta, kumtoi LAMM.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit, dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë,Vinicë-Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Loading…


