Author: almakos

Alsat 2019-08-02T14:33:04+02:00 Maqedonia e Veriut sot është përfshirë nga temperatura tejet të larta. Shërbimet e Entit hidrometeorologjik njoftuan se temperaturat maksimale kanë arritur deri në 40 gradë celsius ndërsa gjatë natës priten reshje të shiut. Nga dita e nesërme e deri në përfundim të javës së ardhshme sinoptikanët parashikojnë ulje të temperaturave ditore. Nga fundi i ditës do të thotë gjatë natës në pjesën veri – lindore të vendit do të ketë jostabilitet lokal me reshje të dendura dhe erë të fuqishme ndërsa gjatë ditës së nesërme do të ketë në më shumë vende vranësira gjatë ditës. Bubullima dhe shi…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-02T13:54:30+02:00 Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsa Stefanoviq, tha se nuk mund të besojë se Maqedonia e Veriut nuk do ta ekstradojë Tomor Morinën, sepse kjo do të ishte mosrespekt i ligjit ndërkombëtar. “Të gjitha vendet që janë pjesë e Interpolit duhet të respektojnë rregullat ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut, duhet që në bazë të urdhrit dhe dokumenteve të ofruara nga Serbia, ta ekstradojë Morinën”, tha Stefanoviq. Më 24 korrik, policia maqedonase e arrestoi ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga INTERPOL-i me kërkesë të Serbisë. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut,…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-02T12:53:18+02:00 Sot shënojmë dy Ilindenët, 1903-ta – 116 vjetori i Republikës së Krushevës dhe 1944-ta, 75 – vjetori i Mbledhjes së KAÇKM, dy shtyllat mbi të cilat themelohet edhe shtetformimi i shtetit dhe mendoj se slogani që u përcaktua në mbledhjen e Këshillit Organizativ në Qeveri në koordinim me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me Presidentin e Republikës, nuk mundej të jetë më i përshtatshëm dhe më i qëlluar, tha kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në fjalimin e tij me rastin e Ditës së Republikës në Pelnicë. Kemi, theksoi ai, një shtet të përbashkët dhe të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-02T12:35:32+02:00 Kryeministri i vendit Zoran Zaev, gjatë fjalimit të tij me rastin e Ilindenit ka bërë thirrje për bashkim, duke nënvizuar se Ilindeni është simbol i bashkimit. Sipas tij bashkimi në këto momente është më se i rëndësishëm për siç u shpreh ai ardhmërinë e vendit dhe brezave të ardhshëm. “Meçkin Kamen nuk duhet të jetë gurrë i përçarjes por gurrë i bashkimit. U bashkuam me fqinjët dhe vendet e Bashkimit Evropian. Ilindeni është thirrje për bashkim dhe jo për përçarje. Bashkë për ardhmërinë e gjeneratave të ardhshme dhe për brezat e rinj. Do të vazhdojmë bashkë ta ndërtojmë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-02T11:42:09+02:00 Kreu i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi me rastin e festës së ilindenit qëndroi në Pelince nga ku porositi se Maqedonia është shtet i përbashkët i të gjithëve, andaj siç u shpreh ai duhet ta rruajmë dhe zhvillojmë për të gjithë. “Dëshiroj nga ky vend t’ju falënderohem të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për lojalitetin e tyre dhe për përcjelljen me përgjegjësi të amanetit të ilindentasve. Në fakt ju vetëm se e konfirmoni atë që e thotë edhe sllogani i këtij 2 gushti “Të gjithë jemi fëmijët e Ilindenit”. Kemi një…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-02T11:29:10+02:00 Nën slloganin “Të gjithë jemi fëmijë të Ilindenit” sot festohet Dita e Republikës – 2 Gushti, 116 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe 75 vjetori i Mbledhjes së parë të KAÇKM-së. Solemniteti qendror do të mbahet në Krushevë, ku delegacioni i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev do të dorëzojë lule në përmendoren e Meçkin Kamen.Saktë në mesditë pas intonimit të himnit shtetëror fjalim do të mbajë kryeministri Zaev, pas së cilës do të vijojë programi solemn kulturor-artistik me pjesëmarrje të ansamblit “Tanec”, “Emin Duraku” dhe korrit të përzier “Krushevo”. Me rastin e Ditës së Republikës në vilën presidenciale…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-02T10:57:15+02:00 Për shkak të festës shtetërore 2 Gusht – Ilindeni, autobusët e transportit publik do të qarkullojnë me itinerar të së dielës. Ndërkohë në kujdestari do të jenë tre sportele për bileta, ajo tek Qendra Transportuese dhe Tregu i gjelbërt dhe atë nga ora 7:00 deri në orën 19:30 dhe në Gjorçe Petrov nga ora 07:00 deri në orën 13:00. Loading…

Lexo më Shumë

Pesë persona të lënduar rëndë në mesin e të cilëve, tre fëmijë dhe dy gra është bilanci i aksidentit të mëngjesit të sotëm, që ndodhi në autostradën Tetovë – Gostivar, ku u përplasën tre makina, një citroen, një makinë e tipit reno dhe një mercedes.Deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e vozitjes së shpejtë, ndërkohë që është shkaktuar edhe dëm i konsiderueshëm material, si në makinat e përplasura, po ashtu edhe në mburojat e autostradës. Për pasoj të aksidentit në fjalë të ndodhur në ora 6 e 55 minuta, për dy orë, autostrada ka qenë e bllokuar për vozitësit, ndërsa…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-02T10:19:39+02:00 Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me temperatura që do të prekin 40 gradë Celsius. Ndërsa DPHM-ja për nesër paralajmëron paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave. Do të ketë edhe kushte për  paraqitje të izoluar të motit të keq,  veçanërisht në pjesët lindore dhe veriore. Temperatura maksimale do të arrijë  38 gradë Celsiu. Të dielën  moti do të jetë me diell me vranësirë të vogël deri në mesatare dhe me erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior. Ngjashëm do të jetë edhe të hënën. Për shkak të temperaturave të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-02T10:03:06+02:00 Nga ora 09:00 në mëngjes në Shkup,  për shkak të shënimit të festës së Ilindenit, do të mbylle disa rrugë, ekzaktësisht nga udhëkryqi mes rrugës “11 Tetori” dhe bulevardi “Koço Racin” deri në udhëkryqin mes rrugës “Dame Gruev”, rruga “Vasil Gllavinov” dhe rruga “Dimitrija Çupovski” dhe nga udhëkryqi mes rrugës “Dame Gruev”, rruga “Makedonija”, “Filip Vtori Makedonski” deri në rrugën “Kej 13 Nëntori”. MPB informon edhe se nga ora 05:00 deri në orën 14:00 në rrugën “Bellasica” dhe nga ora 14:00 deri në orën 18:00 në rrugën “Samoilova”(viadukt te shtëpia e mallrave Most” në Shkup, në organizim të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-02T09:26:31+02:00 Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot do të shënojë 2 gushtin – Ditën e kryengritjes revolucionare të Krushevës të vitit 1903. Manifestimi qendror do të mbahet në Meçkin Kamen në Krushevë. Në këtë manifestim fjalimin do ta mbajë kryeministri Zoran Zaev, ndërsa më pas është planifikuar program festiv. Manifestimi do të hapet nga ansambli shtetëror “Tanec”, ndërsa pas saj do të defilojë me programin e saj edhe shoqëria kulturore – artistike “Emin Duraku” nga Shkupi. Loading…

Lexo më Shumë