Alsat 2019-08-02T11:29:10+02:00
Nën slloganin “Të gjithë jemi fëmijë të Ilindenit” sot festohet Dita e Republikës – 2 Gushti, 116 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe 75 vjetori i Mbledhjes së parë të KAÇKM-së.
Solemniteti qendror do të mbahet në Krushevë, ku delegacioni i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev do të dorëzojë lule në përmendoren e Meçkin Kamen.
Saktë në mesditë pas intonimit të himnit shtetëror fjalim do të mbajë kryeministri Zaev, pas së cilës do të vijojë programi solemn kulturor-artistik me pjesëmarrje të ansamblit “Tanec”, “Emin Duraku” dhe korrit të përzier “Krushevo”.
Me rastin e Ditës së Republikës në vilën presidenciale në Vodno do të mbahet ceremoni, në të cilën do të mbajnë fjalim presidenti Pendarovski dhe kryetari i Bordit kryesor të Lidhjes së luftëtarëve të LPÇAM, Nikolla Sotjanovski.
Dy gushti do të festohet edhe në Qendrën memoriale të “KAÇKM”-së në Pelince, ku në solemnitet me rastin e Ilindenit dhe 75 vjetorit të Mbledhjes së parë të KAÇKM-së do të mbajë fjalim kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ndërsa pastaj do të ketë program kulturoro-artistik.
Sllogani “Të gjithë jemi fëmijë të Ilindenit” për festimin e sivjetëm është zgjedhur me qëllim që ta reflektojë konceptin e vlerave të përbashkëta të cilat, siç potencon Qeveria – të gjithë i festojmë, të cilat na bashkojnë dhe na lidhin, na bëjnë krenar dhe të bashkuar në shtetin tonë të përbashkët.
Loading…



