Alsat 2019-08-02T15:07:50+02:00
Në Ditën Ilindenit krerët shtetëror dërguan kryesisht mesazhe pajtimi. Presidenti Stevo Pendarovski vlerësoi se sfida e përbashkët është pajtimi ndër-qytetar, rrugë kjo e cila sipas tij kalon vetëm përmes drejtësisë.
Rruga e pajtimit kalon përmes drejtësisë së bazuar në të vërtetën. Për të drejtën e vërtet duhet sundim i ligjit i cili patjetër duhet të jetë vlera jonë bazike mbi të cilën nuk ka kompromis. Vetëm pajtimi ndër-qytetar, i bazuar në drejtësi dhe përgjegjësi do të na i kthejë besimin mes vete dhe do të na ndihmojë të ndërtojmë shoqëri të së drejtës dhe shoqëri Evropiane në të cilën secili njeri do të ndjehet i barabartë. Nuk ka alternativë tjetër – deklaroi Stevo Pendarovski, President.
Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi nga memoriali i ASNOM-it në Pelincë porositi se obligimi i përbashkët është ruajtja e shtetit bashkë me karakterin e tij shumë-etnik dhe vlerat e ndryshme shoqërore.
Të gjithë jemi fëmijë të Ilindenit, kemi një shtet të përbashkët dhe duhet ta ruajmë dhe zhvillojmë për ne dhe pasardhësit tanë. Këtë ua kemi borxh atyre që luftuar për një shtet të tillë qytetarë, shoqëri për të gjithë qytetarët në të cilën do të rriten fëmijë tanë, nipat dhe gjeneratat e ardhshme të cilët meritojnë të jetojnë, zhvillohen dhe arsimohen në Maqedoninë e Veriut si shtet Evropian – tha Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.
Kryeministri Zoran Zaev nga Krusheva porosit se ndarjet nuk janë patriotizëm, andaj fryma e Ilindenit obligon bashkimin dhe rrugëtimin e sigurt përmes reformave drejt NATO-s dhe BE-së.
Ilindeni është thirrje për bashkim, ndarjet nuk janë patriotizëm. Ilindeni dhe ASNOM-i janë simbole të bashkimit dhe jo të ndarjes, bashkimit për të ardhme më të mirë për fëmijët tanë dhe nipat tanë. Natyrisht jemi të thirrur të shohim para sepse duam vend të sigurt dhe të qëndrueshëm si anëtare të NATO-së. Të gjithë ne shohim përpara sepse jemi të gatshëm edhe për më shumë reforma, sepse sjellim dhe ndërtojmë vlera Evropiane duke shkuar sigurt drejtë BE-së- u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër.
Pavarësisht mesazheve për bashkim dhe pajtim edhe këtë vit pushteti dhe opozita nuk u panë bashkë në manifestime. Opozita maqedonase zgjodhi vend tjetër, ndërsa opozita shqiptare vendosi të mos i përgjigjet ftesës.
Adrian Kerimi
Loading…



