Alsat 2019-08-02T14:45:13+02:00
Përkatësia Goce Dellçevit, mund të shkaktoj një bllokim të ri të Maqedonisë së Veriut në rrugën e integrimit në BE nga ana e Bullgarisë, thotë analisti Risto Nikovski. Sipas tij, Kryeministri bullgar Bojko Borisov një ditë më parë në Shkup i dha ultimatum homologut të tij Zoran Zaev që deri në muajin tetor të zgjidhen mosmarrëveshjet, para marrjes së datës për hapjen e negociatave me BE-në. Nikovski shprehet se marrëveshjet që u nënshkruan me bullgarët dhe grekët, jo vetëm që nuk i zgjodhën problemet me fqinjët, por përkundrazi i ri aktualizuan çështjet historike.
Goce Dellçev e kishte patjetër të shkruhej si bullgar për shkak se ai jetonte dhe vepronte në Bullgari. Ai kishte shtetësi bullgare. Ato kanë qenë kushte që jetohej dhe s’ka mundur askush tjetër të deklarohej ndryshe sepse shtet të Maqedonisë nuk kishte në atë periudhë. Andaj ky është trillim dhe manipulim me historinë që tani Bullgaria e shfrytëzon si shantazh, si ultimatum dhe trajtim aspak miqësorë ndaj Maqedonisë- deklaroi analisti Risto Nikovsk.
Analisti Agim Jonuz thotë se pushteti e ka të domosdoshme të bëj kompromis me bullgarët për çështjet historike dhe sipas tij pritet që të pranohet edhe fakti se Goce Dellçev ishte bullgar.
Nëse hapen arkivat e Perandorisë Osmane në Stamboll ne do të çuditemi se sa histori të rrejshme kemi pasur dhe me gjenerata të tëra sa gënjeshtra kanë mësuar fëmijët tanë në histori të modifikuar, e cila ishte përdorur për qëllime politike dhe proceseve që janë zhvilluar. Kështu që Bojko Borisov tani me ne luan shah si t’i dojë qejfi në mënyrë të rregullt dhe legjitime- tha analisti Agim Jonuz.
Sipas analistëve edhe pas marrjes së datës në tetor për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, do të ketë golgotë deri në anëtarësimin e plotë të vendit në familjen Evropiane. Si Nikovski ashtu edhe Jonuz thonë se Maqedonia e Veriut duhet të përgatitet për bllokada të reja nga vendet fqinje dhe shtetet anëtare të BE-së.
Adnan Qaili
Loading…



