Alsat 2019-08-01T14:54:48+02:00
Organet e punëve të brendshme dhe të prokurorisë po hetojnë shkaqet e aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmë në magjistralen Veles-Shtip në të cilin një person humbi jetën ndërsa dhjetë të tjera janë plagosur. Viktima është shoferi i furgonit i cili ka qenë i vetëm në automjet ndërsa një person tjetër rezulton të jetë në gjendje kritike për shkak të lëndimeve të rënda trupore. Jo zyrtarisht thuhet se në autobusin e përplasur ka pasur shtetas të Maqedonisë të cilët kanë qenë duke udhëtuar për në Bullgari.
Mbrëmë rreth orës 20.00 në rrugën Veles-Shtip kishte fatkeqësi komunikacioni në mes autobusit dhe një kombes në të cilën ndërroi jetë një person i moshës 30 vjeçare nga Shkupi, një person me lëndime të rënda trupore ndërsa 19 persona të tjerë janë pranuar në spitalin e përgjithshëm të Velesit i u është dhënë ndihma e nevojshme dhe janë lëshuar për në shtëpi sepse nuk kanë pasur lëndime të rënda – deklaroi Toni Angelovski, Zëdhënës i MPB-së.
Prokuroria publike e Velesit ka kryer hetime mbrëmë në vendin e ngjarjes për të zbardhur rastin.
Me kërkesë të Prokurorit Publik, do të kryhet obduksion i trupit të viktimës. Njëkohësisht është dhënë urdhër të kryhet analizë për nivelin e alkoolit në gjak si dhe analiza të urinës tek vozitësi i autobusit i cili rezulton i lënduar. Me kërkesë të Prokurorit do të kryhet ekspertizë komunikacioni si dhe ekspertizë mbi gjendjen teknike për të automjeteve -njoftojnë nga Prokuroria Publike.
Gjatë vitit 2018 Ministria e Punëve të Brendshme ka regjistruar 3.700 aksidentet në të cilat 118 perona kanë humbur jetën. Ky numër është pak më i ulët në krahasim me vitin 2017 kur ishin regjistruar mbi 4 mijë aksidente me137 viktima.
Vjollca Aliti
Loading…

