Alsat 2019-08-01T14:18:28+02:00
Deri në tetor kontesti për Goce Delçevin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë duhet të zgjidhet. Kështu deklaroi kryeministri bullgar Bojko Borisov, gjatë vizitës së tij në Shkup. Ai tha se as që i shkon ndërmend bllokimi i Maqedonisë së Veriut në procesin euro-integrues në rast të mos zgjidhjes së kësaj çështje.
As edhe nuk do të dëshiroj të mendoj se është e mundur të arrihet deri në atë çështje. Pas të gjitha përpjekjeve të përbashkëta, qëllimi jonë është i fokusuar. Edhe tani të vijmë në situatë që unë të ngre dorë kundër Maqedonisë së Veriut është e pamundur. Zorani është dëshmitar se si unë luftoja me Gjermanin dhe Francën që të arrihet Marrëveshje. Komisionet duhet të ulen dhe të kuptojnë se kanë detyre historike dhe deri në tetor të përfundojnë këto tema. Patjetër të arrihet marrëveshje, nuk duhet të tejkalohet tetori, patjetër të merren vesh – deklaroi Bojko Borisov, Kryeministër i Bullgarisë.
Kryeministri Bullgar, po ashtu kërkoi falje ndaj qytetarëve të vendit dhe ndaj kryeministrit Zaev që kohë më parë e përdori emrin maqedono-verior. Borisov tha se atë e ka thënë pa dashje dhe pa qëllim të keq, edhe pse nga mediat në vend i është keq interpretuar. Edhe kryeministri Zoran Zaev, i ka inkurajuar komisionet për historinë e dy vendeve, që sa më shpejtë të zgjidhin çështjet e figurave historike.
Tashmë i zgjidhëm katër figura historike të cilat bashkërisht i festojmë. Po ashtu mendoj se do të gjendet zgjidhje e përbashkët për heroin Goce Dellçev. Ai është personalitet, është hero i cili i lidh të dy popujt. Andaj edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe në Bullgari vazhdojmë të nderojmë të madhin Delçev – tha Zoran Zaev, kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pas takimit të dy kryeministrat vendosën lule tek Varri i Goce Dellçevit, ndërsa për nder të fqinjësisë së mirë, në Dojran do të nderojnë edhe përmendoren e Konstandin Kavarnaliev, i cili ka qenë nënkolonel bullgar. Të dy kryeministrat njoftuan se Marrëveshja për fqinjësi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë jep efekte të mëdha. Në korrik të vitit 2020 Bullgaria dhe Maqedonia do të jetë bashkëudhëheqëse dhe bashkë-nikoqire të Samitit të Berlinit. Gjatë vizitës në Shkup kryeministri Bullgar takoi edhe presidentin Stevo Pendarovski. Presidenti ka falënderuar kryeministrin Borisov për mbështetjen që Bullgaria i bën vendit tonë në aspiratat euro-integruese.
Mefail Ismaili
Loading…



