Author: almakos

Alsat 2019-07-29T14:03:09+02:00 Bojan Jovanovski i dyshuari kryesor në rastin “Reket”, sot është dërguar në Klinikën e Shkupit, për shkak kontrolleve për një operacion të caktuar më herët, tha Esad Rahiq, drejtori i burgut të Shutkës. Lajmin e konfirmon edhe Qendra Klinike “Nënë Tereza”, ku sqaron se janë bërë disa kontrolle. Jovanovski akuzohet se ka shfrytëzuar ndikimin e tij televiziv tek një prokuror publik dhe ka marrë 1,5 milion euro rryshfet nga një biznesmen me qëllim që t’ia lehtësojë aktakuzën dhe të mos përfundojë në qelitë e burgut. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-29T13:48:20+02:00 28 kandidatë kanë konkurruar për anëtarë të Agjencisë së Mediave dhe 19 anëtar për Këshillin Programor të RTVM-së. Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërime vendosi që për të gjithë kandidatët të ketë debat publik ku ata do të prezantohen, por edhe do të kërkojnë mendim nga Komisioni për Antikorrupsion që kandidatët të mos bien ndesh me ligjin për konflikt të interesave. Senca e radhës do të vazhdoj nesër në orën 9.30. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-29T13:31:02+02:00 Mot shumë i nxehtë me temperatura deri në 40 gradë Celsius na pret nga mesi i kësaj jave. Nga DPHM-ja informojnë se vranësirë të rritur me reshje lokale të shiut do të ketë që nga nesër, ndërsa nga e mërkura vijon periudhë e motit të nxehtë. Të mërkurën dhe të enjten pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm të shoqëruar me bubullima. Nesër temperaturat maksimale do të lëvizin nga 24 deri në 36 gradë, të mërkurën prej 29 deri në 37 gradë, të enjten prej 31 deri në 39 gradë, të premten…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-29T13:21:06+02:00 Shtyhet përsëri debati për propozim ligjin e regjistrimit të popullsisë në Komisionin për Çështjet Evropiane. Pasi u miratua rendi i ditës, ku regjistrimi ishte e vetmja pikë, kryetari i komisionit Artan Grubi shtyu seancën në afat të pacaktuar me arsyetimin se nevojiten konsultime shtesë. Paraprakisht deputeti i VMRO-DPMNE-së Vllatko Gjorçev në fillim të mbledhjes së Komisionin për Çështjet Evropian kërkoi tërheqjen e ligjit për regjistrimin e popullsisë nga rendi i ditës. Ai tha se materialet të cilat ua ka dorëzuar Qeveria nuk korrespondojnë me kriteret e EUROSTAT dhe organizmave ndërkombëtar. “Ky propozim ligj nga pushteti i Zoran Zaevit…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-29T09:55:24+02:00 Në rajonin e qytetit të Shkupit vikendin e kaluar kanë ndodhur 28 aksidente,  prej të cilave në 14 ka persona të lënduar,  ndërsa në 14 është shkaktuar dëm material. Sipas buletinit të SPB-së Shkup, gjithsej janë lënduar 19 persona, prej të cilëve katër më rëndë dhe 15 me lëndime të lehta. Policia e komunikacionit ka sanksionuar 156 shoferë të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara dhe 37 shoferë të cilët kanë qenë nën ndikim të alkoolit. Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 76 shoferë të cilët kanë ngasur para se të marrin patentë shoferi…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-29T09:51:05+02:00 Komisioni kuvendor për çështje evropiane sot duhet të debatojë për Propozim ligjin për regjistrimin e popullatës, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në vitin 2020, në lexim të parë. Siç qëndron në tekstin e propozuar, në pajtim me Ligjin për statistikë shtetërore dhe Propozimin pesëvjeçar për hulumtime statistikore 2018-2022, Enti shtetëror për statistikë në muajin prill të vitit 2020 duhet ta zbatojë Regjistrimin e nëntë të popullatës, banesave dhe amvisërive në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Transparencë në procedurat gjatë zbatimit të Regjistrimit, neutralitet dhe objektivitet në të gjitha fazat  e procesit, pavarësi…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-29T09:48:59+02:00 Rritet numri i shtetasve të Maqedonisë të cilët për çdo ditë po shpërngulen nga vendi. Vetëm në vitin 2018 gjithsej 18.478 shtetas të Maqedonisë kanë kërkuar fatin në Gjermani. Nga ata, 7.812 kanë qëndruar në Gjermani edhe në vitin 2019, ndërsa 10.666 janë kthyer në vendlindje. Në krahasim me vitin 2017, numri i personave të cilët kanë qëndruar në Gjermani për punë është rritur për 30%, përcjell DW duke u thirrur në informacione të Byrosë gjermane për statistikë. Të dhënat e byrosë për statistikë kanë treguar se intensiteti është në rritje i numrit të të shpërngulurve nga Maqedonia…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-28T16:32:33+02:00 Propozim-ligji qeveritar për Prokurorinë Publike me të cilin do të zgjidhet fati i Prokurorisë Speciale do të jetë në rend dite në Kuvend në fund të gushtit, pas pushimeve vjetore të deputetëve. Kryeparlamentari Talat Xhaferi seancën e caktoi për në 27 gusht. Ligji është me flamur evropian dhe do të miratohet me procedurë të shkurtuar. Nëse arrihet marrëveshje politike ai mund të votohet deri më 15 shtator, kur edhe skadon mandati i Katica Janevës e cila dha dorëheqje nga posti. Ligji i ri parashikon që PSP-ja të bashkohet me Prokurorinë Themelore Publike për krim të organizuar dhe të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-28T16:27:23+02:00 Prokuroria Publike as nuk konfirmon e as nuk mohon nëse do të veprojë pas informacionit të marrë rreth urdhrit për “fshirjen forenzike” të kompjuterëve në Prokurorinë Speciale. Një ditë më parë portali i emisionit 360 Gradë që transmetohet në televizionin Alsat njoftoi se Katica Janeva ka dhënë urdhër gojor dhe janë ndërmarrë aktivitete përgatitore për të kryer “fshirje forenzike”. Procedura është dashur t’i përfshijë të gjithë kompjuterët në këtë prokurori, ndërsa një urdhër të tillë punonjësit e kanë marrë për herë të parë që nga themelimi i Prokurorisë Speciale. Kërkesa për fshirjen e kompjuterëve ndodh në një periudhë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-28T16:21:20+02:00 Moti javën e ardhshme do të ndryshojë shpesh, por në pjesën e dytë të javës, temperaturat do të arrijnë deri në 39 gradë. Kështu njoftojnë nga Enti Meteorologjik, nga ku pohojnë se se nuk do të mungojnë edhe reshjet dhe vetëtimat. [embedded content] Presim rënie të ulët të temperaturave, nesër presim që maksimalet të jenë nga 26 deri në 35 gradë celsius. Edhe nesër do të ketë reshje të shkurta dhe të rrëmbyeshme të shiut. Të martën dhe mërkurën pritet që në orët e pasdites po ashtu të kemi paraqitje lokale të reshjeve të shkurta të shiut me…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-28T16:08:55+02:00 Gropa, baltë, pluhur e mbeturina! Kjo është pamja aktuale e pjesës së parë të Bulevardit Bllagoja Toska në Tetovë, edhe pse kryetarët e komunave premtuan përmirësimin e infrastrukturës së kësaj lagjeje. Në shekullin 21 ja si duke ky bulevard. [embedded content] Banorët druajnë se përveç pluhurit e baltës me të cilat përballen çdo ditë, mund të paraqitet edhe ndonjë sëmundje si pasojë e deponive të egra që janë krijuar përgjatë bulevardit. “Përveç se kjo rrugë është lënë kështu pasdore e pa rregulluar dhe pa asfaltuar, kohëve të fundit, ka filluar të formohet edhe një deponi e egër”. “Veturat…

Lexo më Shumë