Reformat në administratën publike të cilat duhet të japin rezultatet e para në fund të këtij viti, edhe pse nga Komisioni Evropian u cilësuan si në rrugën e duhur, nuk vlerësohen të tilla nga opozita dhe sektori civil. Xhabir Deralla nga Qendra për liri “Civil” vlerëson se administrata edhe më tej mbetet e politizuar dhe stërngarkuar kurse rezultatet e pritshme nga reformat janë pothuajse të padukshme. [embedded content] Mund të thuhet se janë marrë ose janë vazhduar praktikat e vjetra. Nga ana jonë është vërejtur se ajo që quhet administratë e partizuar tërësisht tani nuk është aq prezente por…
Author: almakos
Alsat 2019-07-28T15:27:30+02:00 Gjykatësja në rastin e Almir Aliut, Maja Denkoska do të avancohet në Gjykatën e Apelit. Alsat nga burime brenda Këshillit Gjyqësor mëson se Denkoska ka mbaruar pjesën e intervistës para komisionit të formuar nga gjykatës të Këshillit Gjyqësor më datë 23 maj. Apeli në të cilën Denkoska pretendon të emërohet gjykatëse, në janar të vitit 2019 e ktheu në rigjykim rastin e Almir Aliut, ndërsa kjo e fundit vendimin e parë e përsëriti edhe në epilogun e rigjykimit. Në konkursin e hapur për gjashtë gjykatës për në Gjykatën e Apelit janë paraqitur kryesisht emra të njohur të gjykatësve…
Nga Ministria e Punëve të brendshme njoftojnë se pas mesnatës në një objekt hotelerik në afërsi të autostradës Shkup-Tetovë janë arrestuar 12 vajza, shtetase të huaja. “Më 28 korrik 2019, në orën 02:30, gjatë kontrollit në një objekt hotelerik që ndodhej në afërsi të autostradës Tetovë-Shkup, policia e Tetovës ka arrestuar 12 vajza të moshës 20 deri 40 vjeçare nga Serbia, Shqipëria dhe Bullgaria. Personat do të transferohen në Departamentin për Migracion Ndërkufitar në Tetovë, për procedurë të mëtejshme”, thonë nga MPB.
Alsat 2019-07-28T14:30:51+02:00 Dy zyrtarë doganorë nga vendkalimin kufitar i Tabanocit janë privuar nga liria, kurse ndaj tyre do të paraqiten kallëzime përkatëse. Ata dyshohen se kanë pranuar ryshfet. “Më 28 korrik 2019, në orën 03:00, personi i dëmtuar ka paraqitur se ka dhënë ryshfet tek doganierët në VK Tabanoc, në hyrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas së cilës Departamenti për Krime Ekonomike ka vepruar menjëherë, dhe pas bastisjes personale të doganierëve Z.J. nga fshati Otle dhe T.M. nga Kumanova si dhe gjatë kontrollit të objekteve zyrtare të Drejtorisë së Doganave në Tabanoc, janë gjetur 1670 euro dhe 190…
Alsat 2019-07-28T13:45:45+02:00 Instituti Hidrometeorologjik në faqen e tyre në internet ka lëshuar një paralajmërim aktual për ditën e sotme. Gjatë fundit të ditës pritet të ketë kushte për shfaqje të stuhive afatshkurtra me shi të rrëmbyeshëm dhe me erë të fortë, veçanërisht në pjesën veriore. Stuhia mund të ndiqet nga shkarkimet elektrike në atmosferë, bubullima. Loading…
Alsat 2019-07-28T12:32:20+02:00 Departamenti për siguri në komunikacionin rrugor në Sektorin e Punëve të Brendshme ka kryer kontrollin e shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve dje nga ora 6.00 deri në orën 24.00. Nga kontrolli i kryer nga efektivët e policisë, u konstatua se 37 shoferë e tejkaluan shpejtësinë në vendbanim. Janë zbuluar edhe 71 vepra të tjera. Ministria e Brendshme njoftoi sot se natën e kaluar, nga ora 21:00 deri 24:00, ësjtë bërë kontroll për shkeljet e kryera nga motoçiklistë dhe 26 vepra u zbuluan dhe u sanksionuan. Përveç kësaj, janë vërejtur 43 vepra të tjera. Më 28 korrik 2019 (e…
Alsat 2019-07-28T11:39:11+02:00 Të dy minatorët e lënduar nga miniera e plumbit dhe zinkut, ish-Toranica, të cilët u transferuan në spitalin e përgjithshëm në Kumanovë janë në gjendje të qëndrueshme, me lëndime të lehta, të hospitalizuar në departamentin kirurgjik dhe do të mbeten në vëzhgim , konfirmuan mbrëmë nga ky institucion shëndetësor publik. Drejtoresha e Spitalit, Snezhana Zaharieva tha se të dy minatorët janë jashtë rrezikut të jetës. “Të dy minatorët janë në një gjendje të qëndrueshme, duke pasur parasysh se ka pasur një shpërthim të presionit të madh që mund të çojë në dëmtimin e traktit respirator të poshtëm dhe…
Ilustrim Alsat 2019-07-28T11:25:45+02:00 Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në vendkalimin kufitar Tabanoc në hyrje të vendit është arrestuar një shtetas i Belgjikës, për të cilin ishte shpallur fletë-arrest nga Interpoli. Ministria e Brendshme njoftoi sot se në vendkalimin kufitar Tabanoci në Republikën e Maqedonisë Veriore në orën 14:40 të mëngjesit u paraqit A. S. (43) nga Shkupi, “Më 27 korrik 2019, në orën 14:40, në vendkalimin kufitar Tabanoc, në hyrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut është paraqitur A. S. (43) nga Shkupi, shtetas i Belgjikës. Gjatë kontrollit të pasaportave, është vërtetuar se kërkohet me një fletë-arrest…
Ilustrim Alsat 2019-07-28T10:42:46+02:00 Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se gjatë ditës së djeshme në hyrje të fshatit Shllupçan një motoçikletë ATV është aksidentuar duke dalë nga trajektorja e rrugës, si pasojë është lënduar 37-vjeçari nga Kumanova. “Më 27 korrik 2019 rreth orës 15:30 në rrugën rajonale Kumanovë- fshati Bellanoc, në hyrje të Sllupçanit, katërcikli “Sestek” me targa të Zvicrës, që po drejtohej nga O.J.(37) nga fshati Llojan ka dalë nga karrexha. Personi O.J. ka marrë lëndime të rënda trupore,ndërsa është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë. Ekipi nga policia e Kumanovës ka kryer inspektim”-thonë nga MPB./Alsat Loading…
Alsat 2019-07-28T10:26:10+02:00 Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se dje, respektivisht më 27 korrik 2019, rreth orës 14:50 në Strugë, është raportuar se një punëtorë ka rënë çatia e një objekti rreth 8.5 metra të lartë në pronësi të një kompanie private që gjendet në zonën industriale në autostradën Strugë-Qaf-Thanë, nga ku edhe ka humbur jetën. Personi është identifikuar si V. S. (48) nga Shkupi. Ekipi i policisë ka kryer kontrolle në vendngjarje ndërsa me urdhër të prokurorit trupi është dorëzuar për autopsi./Alsat Loading…
Alsat 2019-07-28T09:06:48+02:00 Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe vranësira të vogla, ndërsa në orët e pasdites kryesisht në rajonet malore me vranësira të shtuara dhe jostabil i përcjell me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e përforcuar jugore deri në mesatare, ndërsa më e theksuar në jugun e vendit. Temperaturat minimale do të sillen në interval prej 14 deri 21, ndërsa ajo e ditës prej 30 deri 38 gradë Celsius. UV indeksi do të arrijë deri në 8 gradë. Në Shkup paradite do të jetë me diell, gjatë ditës nxehtë, por me erë të…
Alsat 2019-07-28T03:27:38+02:00 Gjatë ditës së djeshme burime të emisionit 360 shkallë në Alsat konfirmuan se prokurorja në largim e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva ka kërkuar nga punëtorët e sektorit të IT-së në Prokurorinë Speciale Publike të kryhet e ashtu quajtura “fshirje forenzike” e kompjuterëve në këtë institucion. Nga PSP-ja pas rreth 6 orëve dolën me demant. Pas mohimeve të PSP-së, redaktori i emisionit “360 shkallë”, Vasko Popetkovski ka reaguar përmes një shkrimi . Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të gazetarit Vasko Popetkovski. Të nderuar ndjekës të “360 shkallë”, pas reagimeve të shumta në lidhje me tekstin…

