Author: almakos

Alsat 2019-07-27T10:50:47+02:00 Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë mesnatës në vendkalimin kufitar Qafë-Thanë  me urdhër të Interpolit është  një shtetasi i Shqipërisë. “Më 27 korrik 2019, në orën 00:10, në vendkalimin kufitar Qafë-Thanë, policia ka arrestuar shtetasin e Shqipërisë me iniciale K.S.(51) nga Elbasani, pasi për të ka urdhër ndërkombëtarë për arrestim nga Interpoli-Tiranë. 51-vjeçari pas arrestimit është dorëzuar në Stacionin Policor të Strugës për procedurë të mëtutjeshme”, thonë nga MPB. Loading…

Lexo më Shumë

Blood sample with requisition form for hepatitis C virus test Alsat 2019-07-27T10:18:34+02:00 Shoqata Hepar Qendra Manastir, me rastin e ditës botërore kundër hepatitis, sot organizon testim falas dhe anonim të hepatitit C në QT “Ramstor”. Qëllimi i këtij evenimenti, siç informojnë nga shoqata, është rritja e ndërgjegjes për luftën kundër hepatitis B dhe C si problem publik shëndetësor në shkallë botërore dhe evropiane. Fushata vazhdon në ditët në vijim në Manastir, Ohër dhe në Strugë. Evenimenti përkrahet nga Ministria e Shëndetësisë, Qendra për Shëndet Publik Manastir, Klinika Universitare e Gastrohepatologjisë dhe Kryqi i Kuq. Statistikat në shkallë globale tregojnë se…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-26T22:13:56+02:00 Presidenti Stevo Pendarovski sot në rrjetet social shpërndau një fotografi interesante nga takimi i tij me ambasadorin izraelit Dan Oryan, ku shihet ambasadori duke treguar aftësitë e tij akrobatike. “Kjo foto, “qëndrim në duar” me ambasadorin e Izraelit, Dan Oryan, le të jetë motiv dhe arsye shtesë për atë se pse stërvitja është shumë e rëndësishme, dhe shpesh edhe zbavitëse”, kishte shkruar presidenti Pendarovski në mbishkrimin e fotografisë. Oryan, në anën tjetër, para pak çastesh gjithashtu ka publikuar foton, ai shkruan se kishte një takim shumë të mirë me presidentin dhe mes tjerash e informoi presidentin për iniciativën…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-26T19:21:33+02:00 Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur, por në vendkalimet kufitare, në anën e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti, kumtoi LAMM. Shoferëve u rekomandohet shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-26T19:17:53+02:00 S.R. (23) nga fshati Kazandol, i Vallandovës humbi jetën pasi u lëndua duke prerë dru me motosekë në atarin e fshatin Sermenin, njoftoi MPB. Rastin dje e raportoi spitali i Gjevgjelisë. Sipas MPB-së, mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i djaloshit është dorëzuar për autopsi. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-26T18:27:10+02:00 Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Azi, Filip Riker porositi opozitën që t’i japë fund lojërave politike dhe të mos i bllokojë proceset. Riker porositi VMRO-DPMNE-në që të jetë konstruktive në proces dhe të mos rrezikojë reformat dhe datën për bisedime. Sipas Riker, nga Ligji për Prokurorinë Publike varet e ardhmja e vendit dhe perspektiva e qytetarëve. [embedded content] Roli i opozitës është krucial por ata duhet të jenë konstruktiv. Koha e lojërave politike, vendnumërimit dhe lojërat me ndjenjat e qytetarëve ka mbaruar. Mesazhi im është i thjeshtë: Është koha për t’u bërë bashkë dhe për…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-26T18:04:30+02:00 Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme është raportuar se në fshatin Saraj të Shkupit një djalë ka sulmuar babanë e tij. “Më 25 korrik 2019, në orën 13:55, në Departamentin e Policisë në Saraj, është raportuar se në fshatin Saraj të Shkupi, personi (B.S.) ka sulmuar fizikisht babanë e tij (N.H.). Po punohet për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-26T17:40:16+02:00 Nga MPB informojnë se dje është raportuar se një 42-vjeçar ka ndërruar jetë në burgun e Shtipit. “Më 25 korrik 2019, rreth orës 9:00 në SPB-Shtip, nga shtëpia ndëshkuese përmirësuese në Shtip është raportuar personi i cili po vuante dënimin me burg, D.Ç (42) nga Shtipi ka vdekur. Ekipi i SBP-Shtip dhe Prokuroria kanë kryer inspektime. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekje pa gjurmë të dhunës, ndërsa trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”-thonë nga MPB. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-26T17:21:18+02:00 Protesta e radhës e organizuar nga familjarët e El Cekës u parapri nga një incident që kërkoi ndërhyrjen e policisë. Sipas protestuesve, ata kanë qenë provokuar nga zyrtari i BDI-së Ismet Guri, në një lokal në afërsi të sheshit “Skënderbeu” ku do të mbahej protesta. Ishit edhe ju dëshmitarë nga kjo që ndodhi nga bandat  e Ali Ahmetit, të cilët na sulmuan fizikisht. Vetëm kaq desha të them. Kjo e tregon çdo gjë. Ky njeri është i aftë t’i sulmojë edhe fëmijët e vegjël”-tha Blerim Ahmeti. Por, ALSAT kontaktoi me Ismet Gurrin, i cili shpreh një tjetër version.…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-26T16:59:46+02:00 Penalja konfirmoi se i dënuari Sasho Mijallkov i kërkoi gjykatës ti kthehet pasaporta. Pas kërkesës së fundit, ende nuk ka vendim, ndërsa nga Gjykata Themelore Shkupi 1 nuk zbulojnë, se në çfarë baze ish-drejtori i DSK-së kërkon t’i kthehet dokumenti i udhëtimit. Më herët disa herë Mijalkovi është refuzuar, dhe nuk i është kthyer pasaporta, dhe jozyrtarisht në kërkesën e fundit si arsye ka deklaruar, mjekimin jashtë vendit. Përndryshe, Sasho Mijalkov u dënua me tre vjet e dy muaj në rastin “Titanik 2” për parregullsi zgjedhore dhe dyshohet edhe në rastin “Perandoria” bashkë me biznesmenin Orçe Kamçev./Alsat Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-26T16:52:48+02:00 Autoritetet e Maqedonisë së Veriut bëjnë ping-pong qëndrimesh mes tyre, lidhur me ish ushtarin e UÇK-së nga Kosova, Tomor Morina të cilit iu caktua masë paraburgimi 30 ditore në Shkup. Nga Ministria e Brendshme thonë se ata nuk kanë asnjë rol, por nga ministria e Drejtësisë thonë se kanë njoftuar Ministrinë e Jashtme, dhe se nuk kanë marrë ende asnjë kërkesë zyrtare për ekstradim. [embedded content] Për atë çështje duhet të sillet vendim nga gjykata kompetente, prokurori publik dhe nga Ministri i Drejtësisë. Ne veprojmë në bazë të flet-arrestit ndërkombëtar që është kërkuar nga Serbia. Për procedurën e…

Lexo më Shumë

Kanal 5 Alsat 2019-07-26T16:35:46+02:00 Më fyente dhe më sulmoi sepse nuk deshi të më këmbej paratë për shërbimin e taksisë- kështu tha tridhjetë vjeçarja, Dobrilla Stefanovska për Kanal 5 gjatë rrëfimit për incidentit që ndodhi para dy dite në Shkup ku shoferi i taksisë e sulmoi 30-vjeçaren, ndërsa video e publikuar shkaktoi reagime të ashpra në rrjetet sociale. Ajo thotë se ishte nervozuar nga ofendimet e shoferit, kështu që në shenjë revolte donte të thyente fshesat e xhamave të makinës. Stefanovska thotë se askush nuk i ndihmoi deri sa ndodhi incidenti, ajo thekson se dikush nga kalimtarët kishte lajmëruar ndihmën…

Lexo më Shumë