Alsat 2019-07-26T12:31:22+02:00 Para pak çastesh në afërsi të sheshit kryesor të Tetovës është gjetur i vrarë personi me inicialet F.T i datëlindjes 1962. Personi i pajetë është gjetur i pajetë në veturën e tij nga i biri i cili menjëherë më pas ka lajmëruar policinë. Personi i vrarë ka qenë ish-shoferi i Hazbi Likës dhe për momentin ishte i punësuar në Sektorin e Urbanizmit në komunën e Tetovës. Në xhamin e makinës së tij është gjetur edhe një vrimë e shkaktuar nga armë zjarri, por nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një vrasje apo vetëvrasje. Ne vendin e…
Author: almakos
Alsat 2019-07-26T10:59:27+02:00 Luftë kundër terrorizmit, dhe anëtarësimin e e vendit në NATO dhe hapja e negociatave në tetor me BE-në ka qenë në fokus të takimit mes ndihmës sekretarit të Shtetit Riker dhe kryeministrit Zaev. Zav tha se tashmë 21 vende anëtare të NATO-s kane protokolluar anëtarësimin dhe deri më shtator ose tetor maksimumi do te kenë protokolluar të gjithë vendet. Kryeministri shtoi se në tetor vendi ka shansin më të mirë për të hapur negociatat në tetor Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Filip Riker tha se Maqedonia e Veriut mbështetjen e plotë të SHBA-ve dhe të Sekretarit…
Publiée par Alsat sur Vendredi 26 juillet 2019 The post Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Filip Riker konferencë për shtyp appeared first on ALSAT-M.
Alsat-M 2019-07-26T08:53:41+02:00 Shkupi me disa aktivitete dhe manifestime shënon 56 vite nga tërmeti katastrofal në vitin 1963, në të cilin 1.070 njerëz e humbën jetën, ndërsa 3.000 u lënduan. “Çdo vit, 26 korriku na përkujton solidaritetin e shkupjanëve dhe solidaritetin e botës në vitin 1963 kur tërmeti katastrofal, me fuqinë e vet shkatërruese mori shumë jetë njerëzish dhe Shkupin e shndërroi në rrënojë. Kjo datë është skalitur në memorien kolektive për Shkupin si një nga momentet më të vështira në historinë e vet të ekzistimit”, informojnë nga Qyteti i Shkupit. Delegacione zyrtare dhe përfaqësues të institucioneve sot do të vendosin…
Alsat-M 2019-07-26T08:49:28+02:00 Komiteti për Punë të Jashtme në Senatin e SHBA-së e ratifikoi Protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Ratifikimin e Protokollit bashkërisht në Fejsbukl e publikuan ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe ndihmëssekretari shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker, i cili po qëndron për vizitë në vend. Hapi i ardhshëm deri te ratifikimi i plotë është Protokolli të votohet në Senat. Dritë të gjelbër për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO deri më tani e kanë ratifikuar 21 vende anëtare të Aleancës. pritet së shpejti këtë ta bëjnë tetë shtete…
Alsat-M 2019-07-26T08:30:04+02:00 Vala e të nxehtit nga Evropa perëndimore dhe fusha anticiklonike që ndodhen mbi pjesën më të madhe të kontinentit evropian janë shtrirë edhe mbi rajonin tonë ku po kushtëzojnë mot të nxehtë dhe kryesisht me diell. Edhe për sot pritet moti i nxehtë, kryesisht i kthjellët dhe me diell. Minimalet do të luhaten nga 19 deri në 23 gradë celsius, e maksimalet nga 34 deri në 37 gradë celsius. Do të fryj erë e lehtë verilindja 2-4m/s. Loading…
Alsat-M 2019-07-26T08:26:55+02:00 Nuk zgjati shumë frymëmarrja që i dhanë këto ditë të freskëta Evropës së munduar nga një valë e pazakontë të nxehti për korrikun. Termometri do të rritet sërish në kontinentin e vjetër, përfshirë dhe Ballkanin, ku temperaturat e larta do të rikthehen, ashtu si dhe në pjesën tjetër të Evropës. Më e rrezikuar duket se është sërish Franca, që po shkon drejt një vale të dytë përvëlimi. Afshi i nxehtë do të nisë të ndihet atje që nga fundjava dhe deri të paktën, shumica e vendit pritet të përfshihet nga temperature që kapërcejnë 35 gradët Celsius. Nga sa…
Alsat 2019-07-25T20:00:41+02:00 Dy persona janë lënduar rëndë, ndërsa gjashtë të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta në aksidentin rrugor që ndodhi sot në autostradën Veles-Shkup në të cilën kanë marrë pjesë dy automjete udhëtarësh, një nga Velesi, një nga Gjermania dhe një automjet transporti me targa të Shkupit. Sipas të dhënave paraprake nga MPB-ja, rreth orës 11:55 minuta në autostradën Veles-Shkup, në atarin e fshatit Katllanovë ndodhi një aksident rrugor ndërmjet automjetit të udhëtarëve “alfa romeo” me targa të Velesit i drejtuar nga R.T (1987) nga Velesi, automjeti i udhëtarëve “audi” me targa gjermane i drejtuar nga S.J. (1978)…
Alsat 2019-07-25T19:07:28+02:00 Serbia do të kërkojë nga Maqedonia e Veriut, ekstradimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Tomor Morina, i arrestuar të mërkurën nga policia maqedonase, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga INTERPOL-i, me kërkesë të Serbisë. Ministria serbe e Drejtësisë i tha Rrjetit Ballkanit për Gazetari Hulumtuese (BIRN) se “zyrtarisht është njoftuar për arrestimin e Tomor Morinës nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut”. Ministria tha se do të dërgojë te autoritetet maqedonase një kërkesë për ekstradimin e tij, pasi ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në krimet e luftës kundër civilëve në rajonin e Gjakovës nga janari deri…
Alsat 2019-07-25T16:55:59+02:00 Ndryshimet e reja në ligjin për mbrojtje shëndetësore ulin sanksionimin ndaj specializantëve shtetërorë në rastet kur ata braktisin specializimet, para afatit të parashikuar për përfundimin e tyre. Deri më sot, braktisja e specializimit sanksionohej me 5 deri në 10 herë më shtrenjtë se sa vetë specializimi. Risitë e tjera në këtë projektligj, i shpalosi sot ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. [embedded content] Një risi tjetër të rëndësishme që sjellim me kërkesën e mjekëve dhe specialistëve në institucionet tona shëndetësore, është miratimi i punës shtesë. Me këto ndryshime, çdo pacient që paguan rregullisht sigurimin në Fondin për Sigurim Shëndetësor,…
Alsat 2019-07-25T16:07:28+02:00 Alsat mëson se drejtori i Inspektoratit të Arsimit Tome Spirovski mori vendim që ta ulë në detyrë inspektorin Gjorgji Ilievski. Vendimi u mor pas kërkesës së komisionit disiplinor i cili konstatoi një javë më parë se Ilievski ka keqpërdorur funksionin e tij në kryerjen e detyrës zyrtare dhe se ka shpërdorur informata të besueshme. Sipas informatave që siguroi ALSAT, arsyet për këtë vendim të drejtorit të Inspektoratit mbështeten së pari në rrëzimin e vendimeve të marra nga inspektori në Komisionin e Shkallës së Dytë, si dhe në faktin që inspektori nuk ka dhënë asnjë kundër-argument përballë komisionit disiplinor…
Alsat 2019-07-25T15:57:48+02:00 Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski kërkon që të gjitha institucionet të fillojnë zbatimin e vettingut ashtu siç po zbaton MPB-ja dhe Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim. Sipas Spasovskit, krimi dhe korrupsioni nuk mund të luftohet vetëm në polici por duhet shtrirë edhe në gjykata dhe prokurori. Spasovski shtoi se pas zbatimit të vettingut të plotë dhe seleksionimit në DSK, i njëjti do të shtrihet edhe në organet tjera brenda Ministrisë së Brendshme. Ky Kuvend, kjo Qeveri dhe qytetarët kanë një mision dhe ai është lufta kundër kriminelëve, banditëve, vjedhësve. A do të jep rezultate vettingu vetëm në një…

