Alsat 2019-07-26T15:52:51+02:00 Pas DSK-së, veting edhe ndaj punonjësve të MPB-së. Njeriu i parë i policisë, Oliver Spasovski dëshiron që përmes këtij procesi të kalojë edhe prokuroria. Dje ministri nga foltorja e Kuvendit ndau një seri shembujsh të të punësuarve në sistemin e sigurisë, të cilët ai tha se nuk duhet të gjenden atje. Edhe pse jo për herë të parë, Spasovski e përmendi edhe vetingun e mundshëm te gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nga partitë politike, BDI është e vetmja që bën thirrje për veting të funksionarëve, duke e propozuar atë në formën e një ligji. LSDM-ja në pushtet mbetet e rezervuar,…
Author: almakos
Alsat 2019-07-26T15:36:24+02:00 Propozim ligji për arsim fillor përplasi MASH-in dhe sektorin civil. Dragana Drndarovska nga Koalicioni “Margini”, akuzoi ministrin Arbër Ademi se e ka dorëzuar propozim ligjin në Kuvend një muaj para fillimit të vitit të ri shkollor kur duhet të fillojë zbatimin dhe ka mbyllur derën për sugjerimet e OJQ-ve. Kërkesat e shumta për takime, dërgimet e komenteve dhe vërejtjeve në MASH dhe Qeveri u pritën me heshtje. Patjetër të tregoj se derisa zonja Deskoska ishte ministre realizuam disa takime, një sërë e kërkesave tona u pranuan, lidhëm memorandume për bashkëpunim, ndërsa pas kthimit të ministrit Ademi, përsëri na…
Alsat 2019-07-26T15:26:33+02:00 Kryetarja e komunës së Manastirit, Natasha Petrovska dhe kryetari i komunës së Karposhit, Stefan Bogoev u thirrën të japin dëshmi në prokurorinë për krim të organizuar për rastin “Reket”. Prokuroria nuk dha detaje të tjera. Vijon ekspertiza e materialeve të grumbulluara nga kontrollet e kryera. Me urdhër të prokurorisë, po kryhet ekspertiza e përmbajtjes së telefonit të dytë të gjetur dhe të konfiskuar të prokurores publike”-thon; nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Pas komisionarit të BE-së Johanes Hahn, një mesazh që hetimet për korrupsion të lartë duhet të tregojnë se askush nuk është mbi ligjin, ka…
Alsat 2019-07-26T15:23:33+02:00 Me të nisur aksioni për pastrimin gjeneral të qytetit të Shkupit dhe 10 komunat e saj, është shqiptuar edhe padia e parë penale për ndotësit e ambientit. Inspektorati i qytetit në bashkëpunim me MPB-në ka ngritur padi penale ndaj një personi fizik në komunën e Butelit i cili në mënyrë të paautorizuar ka uzurpuar një hapësirë të caktuar ndërsa për hedhjen e mbeturinave i ka obliguar qytetarët të paguajnë. Këtë aksion do ta përcjellë një mbikëqyrje e fortë inspektoriale, nga qyteti i Shkupit dhe komunat. Bëhet fjalë për një person të kapur në vend ngjarje, në komunën Butel.…
Alsat 2019-07-26T15:12:40+02:00 Komisioni Anti-korrupsion nga Qeveria dhe M-Nav mori tre kuti me dokumentacion për rastin “Rashkovski” – për blerjen e pajisjeve të radarëve. Dokumentacioni është shumë voluminoz. Punohet në konceptin dhe analizën e dokumentacionit dhe ne do të vlerësojmë nëse duhet të përfshihen ekspertë nga kjo fushë, sepse kjo është një fushë që mund të tejkalojë përvojat tona. Asgjë e re nuk është, ajo se do të veprohet si në të gjitha lëndët tjera”-tha Nuri Bajrami, Komisioni Anti-korrupsion. Anti-korrupsioni ka afat ligjor prej dy muajsh për të punuar në këtë rast dhe vendimi do të shpallet në seancë publike. Nëse…
Alsat 2019-07-26T15:06:54+02:00 OJQ-të që ndjekin procesin e reformave në gjyqësor reagojnë se nuk janë konsultuar aspak gjatë hartimit të projektligjit të ri për Prokurorinë, i cili gjithashtu përcakton statusin e PSP-së. Sipas tyre, një ligj i tillë i rëndësishëm nuk duhet të ishte sjellë pa një debat publik dhe me procedurë të shkurtuar në Parlament. Me zgjidhjen e fundit ligjore, ne nuk ishim të njoftuar, erdhi disi brenda natës, në periudhën e verës. Ja, parashihet të kalojë ligji me procedurë të shkurtuar. Janë këto gjëra për të cilat viteve të fundit kemi reaguar fuqishëm dhe një ligj i tillë nuk…
Alsat 2019-07-26T15:04:03+02:00 Komisioni Anti-Korrupsion pritet të dalë gjatë javës së ardhshme me konstatimet finale nga çështja e ngritur lidhur me përparimin në tituj të profesorëve Arbër Ademi, Agim Nuhiu dhe Safet Emruli, njëkohësisht zyrtarë shtetërorë. Të pyetur nga Alsat, një ditë pasi drejtori i Inspektorati uli në detyrë inspektorin Gjorgji Ilievksi për publikim të informatave të besueshme nga ky rast, sot nga Komisioni Anti-Korrupsion theksuan se përveç titujve dhe pagesave të tyre do të shqyrtohet edhe përgjegjësia e institucioneve, në këtë rast, Universitetit të Tetovës. Brenda në Inspektoratin e Arsimit ka papajtueshmëri të aspektit formal dhe veç më kemi bërë…
Alsat 2019-07-26T14:51:53+02:00 Penalja konfirmoi se i dënuari Sasho Mijallkov i kërkoi gjykatës ti kthehet pasaporta. Pas kërkesës së fundit, ende nuk ka vendim, ndërsa nga Gjykata Themelore Shkupi 1 nuk zbulojnë, se në çfarë baze ish-drejtori i DSK-së kërkon t’i kthehet dokumenti i udhëtimit. Më herët disa herë Mijalkovi është refuzuar, dhe nuk i është kthyer pasaporta, dhe jozyrtarisht në kërkesën e fundit si arsye ka deklaruar, mjekimin jashtë vendit. Përndryshe, Sasho Mijalkov u dënua me tre vjet e dy muaj në rastin “Titanik 2” për parregullsi zgjedhore dhe dyshohet edhe në rastin “Perandoria” bashkë me biznesmenin Orçe Kamçev. Loading…
Protestuesit në protestën e organizuar nga mbështetësit e El Chekës janë janë zhvendosur nga Sheshi Skënderbeu para selisë së Qeverisë. Me brohoritjet “Ali tradhetari”, “Duam drejtësi”, ” Poshtë Musa Xhafërri”, “Dil jashtë Zaev” protestuesit, numri i te cilëve është rritur, po protestojnë para Qeverisë. [embedded content]
Alsat 2019-07-26T14:16:33+02:00 Ashtu siç ishte edhe parashikuar në orën 14:o0 ka filluar protesta e organizuar nga familjaret El Chekës, i njohur në opinion për publikimet e “bombave”, biseda të përgjuara mes zyrtarëve të lartë të BDI-së. Disa nga protestuesit nisen edhe valle me këngë patriotike shqiptare. pavarësisht incidentit që ndodhi para se te fillonte protesta mes familjarëve të tije dhe Ismet Gurit. Rreth sheshit Skenderbeu ka shumë uniforma policore ndërkohë që numri i protestuesve është mbi 100 persona. “Problemi im, nesër mund te jete problemi yt”, “BDI jashtë parlamentit”, “Hetim ndërkombëtar për rastin e Almirit”, shkruhet në disa nga pankartat…
Alsat 2019-07-26T13:57:11+02:00 Nga qyteti i Durrësit presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i përcolli mesazh kryeministrit Edi Rama të heqë dorë nga shantazhet ndaj institucioneve. Jo vetëm kaq Meta tha se duhet bërë gati për zgjedhjet e 13 tetorit. Meta kishte dhe një mesazh për tre liderët politike te cilët i quajti artiste. “Ajo që na shqetëson është ky teatri i madh, politik absurd i cili kërcënon që Shqipëria të dërrmojë çdo mundësi për të çeluar negociatat më 17-18 tetor. Prandaj i bëj thirrje të gjithëve në mënyrë të veçantë të tre artistëve t’i japin fund këtij absurdi. Të marrin masa…
Një incident i ka paraprirë protestës së organizuar nga familja e El Chekës. Sipas nënës së El Chekes sulmin e ka bërë Ismet Gurri, i cili ka sulmuar vëllaun e El Chekës. Ndërsa nuk dihet më çfarë mjeti, por në krah është gjakosur edhe nëna e tij, e cila ka ndërhyrë të largojë djalin e saj. Sipas dëshmitarëve, Ismet Gurri ka grisur fotografinë e vogëlushit Almir Aliu. Menjëherë ka ndërhyrë policia, por protestuesit thonë se kanë dashur të arrestojnë vëllaun e El Chekës, Blerimi Ametin, ndërkohë që kanë mbrojtur Ismet Gurrin.

